LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Iniciativa/ Test deputetëve për përdorim të lëndëve narkotike

17 Maj 2019, 15:13, Aktualitet CNA
Iniciativa/ Test deputetëve për përdorim të

Grupi i pavarur i deputetëve të VMRO-DPMNE-së, në Maqedoni ka njoftuar se do të dorëzojnë një iniciativë në Kuvend, që gjithë deputetët të bëjnë vullnetarisht testin për përdorim ose jo të lëndëve narkotike.

Deputetët e pavarur kërkojnë nga Kuvendi, që të mundësojë kushte dhe të sigurojë ekip mjekësh që do të mundësojnë që nisma të realizohet.

?Propozojmë që edhe politikanët tjerë, aktual dhe ish-funksionarë, zyrtar administrativë, gjykatës, prokuror, kryetar komunash dhe këshilltarë, të na bashkëngjiten në qëllimin tonë dhe qytetarëve tonë t?u japim shembull të mirë në luftën kundër (keq)përdorimit të lëndëve narkotike. Ftojmë gjithë ushtruesit e funksioneve publike testin ta bëjnë në mënyrë vullnetare?, thonë deputetët e pavarur.

Debati për përdorimin e lëndëve narkotike nga funksionarët u hap, pasi u publikua disa përgjime, në të cilat deputeti i LSDM-së Pavle Bogoevski, dëgjohej duke blerë drogë./CAN.al

 

Lajmet e fundit nga