Gjyqi me Bechettin/ Andi Bejtja zbulon gënjeshtrën e Ramës – CNA
Connect with us

Aktualitet

Gjyqi me Bechettin/ Andi Bejtja zbulon gënjeshtrën e Ramës

Publikuar

-

Gazetari Andi Bejtja i cili ditë e djeshme ishte i ftuar në panelin e gazetarëve përball kryeministrit Edi Rama në studion e emisionit “Opinion” në një postim në rrjetet sociale ka zbuluar gënjeshtrën e thënë nga Rama gjatë emisionit.

Bejtja e pyeti Ramën për gjyqin me pronarin e Agon Chanel, për të cilin në media u përfol se qeveria shqiptare kishte humbur 110 milion euro.

Kësaj pyetja Rama iu përgjigj se nuk mund të fliste për një çështje të tillë pasi e pengonte një klauzolë konfidencialiteti.

Ndërkohë Bejtja ka publikuar një dokument me nenet e Konventës ku thuhet ndër të tjera se secila nga palët është e lirë të flasë rreth vendimeve të gjykatës.

Sipas Bejtes, Rama gënjeu në “Opinion” dhe kjo ndoshta mund të jetë gënjeshtra e tij e fundit.

Postim i plotë:

Një gënjeshtër tjetër e Kryeministrit në Opinion, ndoshta e fundit

Mbrëmë, në një debat me Kryeministrin Edi Rama në emisionin Opinion të Blendi Fevziut, e pyeta Kryeministrin nëse kishte dijeni në lidhje me një gjyq të humbur nga qeveria shqiptare me Agon Channel në një shumë mbi 100 milion euro. Kryeministri u përgjigj se nuk mund të fliste për këtë pasi e pengonte një klauzolë konfidencialiteti. Jo vetëm unë por dhe shqiptarët nuk morrën një përgjigje. Madje sot po të flasim në gjuhë juridike, mund të themi se ishte një devijim i plotë nga e vërteta.

LEXO EDHE:  “Shëtit me 1300 trupa”/ Zbulohet vlera e eskortës së Ramës

I pasqaruar mirë nga kjo përgjigje e Kryeministrit, jo vetëm unë por gjithë publiku Shqiptar, m’u desh për pak minuta të bëhem edhe jurist. U futa në faqen e ICSID dhe pashë nenet e Konventëës, e cila është e thjeshtë dhe e kuptueshme për këdo.

Si konkluzion, më rezulton që secila nga palët në arbitrazh është e lirë sipas vullnetit të saj të bëjë publike në çdo moment vendimin e gjykatës. Pra Kryeministri i vendit, nqs donte të ishte transparent me shqiptarët që fatkeqësisht do të paguajnë këtë dëm të vendosur nga Gjykata ndërkombëtare ICSID, i gjithi si pasojë e veprimeve dhe hakmarrjes së tij personale ndaj Agon Channel dhe biznesmenit Francesco Becchetti, kishte mundësi ta bënte këtë që mbrëmë.

Madje sipas Konventës, vendimi i arbitrazhit ICSID është një vendim përfundimtar, menjëherë i ekzekutueshëm dhe i pa apelueshëm në rrugë të zakonshme, përveç rasteve të jashtëzakonshme të lidhura me difekte të rënda procedurale dhe me formimin e rregullt të gjykatës, por që nuk aplikohen për rastin në fjalë.

Me sa duket kjo ishte një gënjeshtër tjetër nga shumë gënjeshtra të tjera që u thanë mbrëmë nga Kryeministri në Opinion.

Meqë nuk është problem konfidencialiteti ndoshta mund të kthehemi prap në Opinion, Kryeministri të sjellë vendimin me shifrën e detajuar përkatëse dhe të bëjmë transarencë në sy të opinionit public shqiptar./CNA.al

Aktualitet

Forumi Qytatar i Shoqatës Tirana sfidon politikën/ Dialog ose debat, por jo luftë

Publikuar

-

By

Forumi Qytetar i themeluar nga shoqata Tirana filloi sot procesin e ndermjetesimit te konfliktit politik mes dy partive kryesore ne vend, duke i ftuar ato te ulen sa me pare ne nje tryeze te dialogut, ose te ballafaqohen mes tyre ne nje debat te hapur publik me pjesmarrjen e te gjithe shoqerise civile dhe grupeve te interesit.

Forumi Qytetar njoftoi se ju ka nisur Kerkesa per Takim dy liderave kryesore politike ne vend, me synimin per t’u ulur me ta perpara te premtes date 21 qershor.

“Nje dialog pa kushte, i strukturuar sipas shqetesimeve kryesore te publikut shqiptar ose nje debat i orientuar mbi pikat kyce qe kane prodhuar krizen duke perfshire reformen zgjedhore dhe menyren e menaxhimit politik te vendit jane oferta qe ne i bejme sot politikes shqiptare” – deklaroi Prof.dr. Nevila Nika, perfaqesuese e Forumit. “Debat politik pranojme, por jo lufte” – theksoi znj.Nika.

LEXO EDHE:  Qëlloi Ramën me çizme.../ Neritan Ceka i puth dorën Kryemadhit

Forumi Qytetar I shoqates Tirana u angazhua te krijoje edhe Asamblene Qytetare te Interesit Publik, ku do te aderojne te gjitha organizatat qytetare te vendit dhe grupet e interesit. Forumi u shpreh se vendi ka nevoje urgjente per nje politike perfaqesuese dhe per nje numer reformash themelore ne rrafshin zgjedhor dhe politik.

Forumi Qytetar nisi si nisme e Shoqates Tirana pas takimit te mese 50 intelektualeve te spikatur me date 29 maj 2019, ne pergjigje te krizes se gjithanshme me origjine politike qe po kalon vendi. Forumi ka pasur deri tani disa takime dhe ka dale me dy deklarata publike.

Forumi beson se vendi ka kapacitete te mjaftueshme intelektuale dhe morale per te parandaluar thellimin e krizes dhe per te ndertuar nje cikel te ri zhvillimi te marredhenieve politike, ekonomike dhe shoqerore ne Shqiperi./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Skënderbeu gati të nisë përgatitjet, pritet Ilir Daja

Publikuar

-

By

Skënderbeu do të nisë përgatitjet për sezonin e ri të premten, por një minus jo shumë i vogël është mungesa e trajnerit. Kujtojmë se Orges Shehi trajneri i Skendërbeut në sezonin e fundit deklaroi largimin nga korçarët pas 9 sezonesh, 8 si lojtar dhe 1 si trajner.

Skëndërbeu deklaroi se nuk do të lejojnë largimin e një legjende si Shehu nga klubi i tyre me një intërvistë, por gjithsesi për të mos u gjetur i papërgatitur klubi korçar duket se ka gati dhe planin “B” për trajneri.

LEXO EDHE:  "Ky shoku na iku për duarsh"/ Rama rikthen Nanon dhe thumbon Metën

Ai është Ilir Daja një njohje e vjetër në kampin korçar. Po për të caktuar trajnerin e ri Skendërbeut do t’i duhet të presë vendimin e Cas-it që do të vendosë per pjesëmarrjen e tyre ose jo në kupat e europës. Kujtojmë se ky vendim do të merret në datën 21 qershor, datë  në të cilën duket se do të vendoset dhe per trajnerin e ri të Skëndërbeut.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Video-Berat/ Sulmi ndaj KZAZ, policia përplaset me mbështetësit e opozitës

Publikuar

-

Përplasje të shumta kanë ndodhur sot në disa bashki të vendit, ndër to ka qenë edhe Bashkia e Beratit ku protestuestit kanë dashur të hyjnë me dhunë në ambientet e KZAZ-së por nuk janë lejuar nga forcat e policisë.

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Juvina Qevani, ka publikuar një video në të cillën shihet konflikti mes mbështetësve të opozitës joparlamentare dhe policisë.

LEXO EDHE:  "Ky shoku na iku për duarsh"/ Rama rikthen Nanon dhe thumbon Metën

Mbështetësit e opozitës duan të futen në KZAZ nr. 17 ndërsa policia ka formuar një kordon për të ndaluar hyrjen e tyre në këto ambiente.

Nisur nga konfliktet e ngjashme nëpër KZAZ të ndryshme, mbështetësit e opozitës duan të dlmtojnë materialet zgjedhore për të zbatuar urdhrin e Presidentit Ilir Meta i cili ka analuar datën e zgjedhjeve./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet19:08 - 18 Qershor, 2019

A i ka mbajtur Presidenti Trump premtimet e bëra?

Ndërsa demokratët vazhdojnë përplasjen njëvjeçare për të parë se kush do të sfidojë Presidentin Donald Trump në zgjedhjet 2020, presidenti...

Aktualitet18:47 - 18 Qershor, 2019

Erdogan e quan “martir”/ Funerali i ish presidentit egjiptian, Mohamed Morsi

Ish presidenti egjiptian Mohamed Morsi, udhëheqësi i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në vend, i cili u detyrua më...

Aktualitet18:39 - 18 Qershor, 2019

Shtetet e Bashkuara ratifikojnë marrëveshjen e ekstradimit me Kosovën

Ministri i Drejtësisë në Kosovë, Abelard Tahiri, tha të martën se ka marrë një letër të nënshkruar presidenti i Shteteve...

Aktualitet18:26 - 18 Qershor, 2019

Gjoka bën deklaratën që nuk pritej: Më mirë që na ra Debreceni

Kukësi do të përballet me Debrecenin në turin e parë të Europa League dhe në kampin verilindor e kanë pritur...

Aktualitet19:48 - 17 Qershor, 2019

Ndërron jetë në sallën e gjyqit ish Presidenti i “Pranverës Arabe”

Mohamed Morsi, ish presidenti i  Egjiptit, i dalë pas lëvizjes së njohur si “Pranvera Arabe”, që rrëzoi nga froni presidencial...

Aktualitet19:04 - 17 Qershor, 2019

Vizitë në Sarajevë/ Palmer: Rusia po bllokon Ballkanin Perëndimor

Zëvendësi i ndihmësit të Sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën, Matthew Palmer ka deklaruar se SHBA angazhohet për një raport...

Aktualitet18:37 - 17 Qershor, 2019

Vendimi pritet të shtyhet/ Mogherini: Çelja e negociatave të bëhet sa më shpejt

Federica Mogherini, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme edhe njëherë ka kërkuar nga vendet anëtare të BE...

Aktualitet18:31 - 17 Qershor, 2019

Maqedoni e Veriut, hidhet poshtë varianti i zgjedhjeve të parakohëshme

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev bëri të ditur të dielën në mbrëmje se nuk do të ketë zgjedhje të parakohëshme parlamentare...

Aktualitet18:18 - 17 Qershor, 2019

“I ke dhënë ndonjë gjë a si ke dhënë”/ Qytetari i ankohet drejtorit të Ramës se nuk ka marrë lekët e votave

Në audiopërgjimin nr.5, publikuar nga gazetari i “Bild”, zbulohet biseda mes drejtorit në ministrinë e Brendshme Arben Keshi me dy persona...

Aktualitet14:13 - 17 Qershor, 2019

Lëvizja pa viza/ Avramopoulos: Kujdes, BE do të marrë masa

Numri i hyrjeve legale të azilkërkuesve në BE po rritet. Veçanërisht persona nga Amerika Latine dhe Ballkani Perëndimor e kanë...

Aktualitet12:00 - 17 Qershor, 2019

Presionet dhe sinjalet/ Grindje serioze mes Iranit dhe Britanisë së Madhe

Edhe Britania e Madhe beson se Irani qëndron pas sulmeve ndaj dy anijeve. Kjo ka shkaktuar pakënaqësi në Teheran, i...

Aktualitet09:04 - 17 Qershor, 2019

Humb jetën një pushuese në Vlorë

Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në plazhin e vjetër të Vlorës. Viktima është identifikuar si Shoha...

Aktualitet19:36 - 16 Qershor, 2019

BE damkos Rusinë për dezinformim

Gënjeshtra, teori komplotiste, #hashtag-e me urrejtje. Në zgjedhjet europiane të majit janë përdorur instrumenta dezinformimi me origjinë në Rusi, shprehet...

Aktualitet18:11 - 16 Qershor, 2019

Operacioni “Krasta”/ Jepet vendimi për Suela Mustën

Gjykata e Elbasanit ka vendosur sot masën “Arrest shtëpie” për gazetaren Suela Musta e arrestuar nga policia gjatë operacionit të...

Aktualitet10:33 - 16 Qershor, 2019

Thaçi për L’Express/ Në Hagë shkoj vetëm si dëshmitar

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur  për 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës në të përjavshmen francese “L’Express”. Ndër të...

Aktualitet10:27 - 16 Qershor, 2019

Negociatat me BE/ Zaev: Ne kërkojmë datën, jo anëtarësimin e menjëhershëm

Maqedonia e Veriut është njëri nga vendet e Ballkanit Perëndimor që mori dritën jeshile nga Komisionit Europian për të filluar...

Aktualitet12:33 - 15 Qershor, 2019

Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Senatori amerikan: Vuçiç e di që do jetë e dhimbshme

Ron Johnson, senatori amerikan, ka thënë se e beson vullnetin e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe Presidentit serb Aleksandër...

Aktualitet09:06 - 15 Qershor, 2019

Ballkani dhe krimet e luftës

Radioja kombëtare e Gjermanisë „Deutschlandfunk“ (DLF) me rastin e 20 vjetorit të fundit të luftës në Kosovë transmetoi disa reportazhe...

Aktualitet22:05 - 14 Qershor, 2019

Bllokohet puna në doganën e Kapshticës/ Serverat jashtë funksioni

Prej 6 orësh pika doganore e Kapshticës është jashtë çdo funksioni. Sipas informacioneve paraprake, serverat janë jashtë funksioni, ndërsa më...

Aktualitet18:50 - 14 Qershor, 2019

Emërohet shefi i hetimeve në Prokurorinë Speciale të Kosovës

Emërohet shefi i hetimeve në Prokurorinë Speciale pranë Gjykatës Speciale për Krimet e Luftës në Kosovë. Prokurori me francezo-amerikan Alex...

Aktualitet19:32 - 11 Qershor, 2019

Miratohet dorëheqja e Nikolla Gruevskit nga posti i deputetit

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut ia miratoi dorëheqjen nga posti i deputetit Nikolla Gruevskit, ish-kryeministrit të arratisur në Hungari. Ky...

Aktualitet09:20 - 11 Qershor, 2019

Foto-AKU bën “namin” në pikat kufitare/ Sekuestrohen lëngje frutash, pije energjike dhe kripë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon me rigorozitet kontrollet e mallrave ushqimore në Pikat e Inspektimit Kufitar me qëllim parandalimin e...

Aktualitet19:06 - 10 Qershor, 2019

Greqia në zgjedhje të parakohëshme/ Pavlopulos pranon kërkesën e Tsipras për shpërndarjen e Parlamentit

Kryeministri grek, Aleksis Tsipras i ka kërkar Presidentit të Greqisë shpërbërjen e parlamentit grek për ta çuar vendin në zgjedhje...

Aktualitet23:06 - 9 Qershor, 2019

Vëllimi “Deti nuk ka portë”/ Ku mund ta gjesh heroin poetik të Aleksandër Çipës

Nga Josif Papagjoni -Për Aleksandër Çipën kam pasur një simpati, që rridhte brenda meje si ai mushti, së paku i...

Aktualitet22:49 - 9 Qershor, 2019

Nga përdorues kokaine tek gara për kryeministër/ Njihuni me Michael Gove

Pretendenti për kryeministër në Britaninë e Madhe, Michael Gove, ka dhënë një prononcim të çuditshëm për gazëtën prestigjoze “Daily Mail”....

Aktualitet21:05 - 8 Qershor, 2019

Ujë dhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve/ Tensionohet situata tek Kuvendi

Është tensionuar situata tek Kuvendi. Protestuesit kanë hedhur shashka e kapsolla ndaj policisë. Ndërkohë që për të shpëndarë turmën, polica...

Aktualitet20:47 - 8 Qershor, 2019

Zhvendoset protesta/ Fillon marshimi drejt parlamentit

Dy orë nga protesta e opozitës që zhvillohet në sheshin përballë Kryeministrisë, tashmë marshimi ka nisur drejt Parlamentit. Teksa mbylli...

Aktualitet09:51 - 8 Qershor, 2019

Foto-Eksporti i produkteve shtazore/ Shqipëria nënshkruan memorandumin me Kinën

Shqipëria dhe Kina kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi mes tyre për bashkëpunimin mbi importin dhe eksportin e produkteve ushqimore dhe...

Trending

Read previous post:
Ndryshimi i ligjeve të imigracionit/ Trump, i thotë jo Lotarisë Amerikane

Presidenti amerikan Donald Trump paraqiti të enjten planin e tij për reformimin e sistemit të imigracionit, duke thënë se do...

Close