LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha në Londër/ Emigrimi e vetmja mundësi mbijetese për shqiptarët

17 Maj 2019, 19:01, Aktualitet CNA
Basha në Londër/ Emigrimi e vetmja mundësi mbijetese për

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ndodhur në Britaninë e Bashkuar, ka zhvilluar një takim me Komunitetin Shqiptar në Londër.

Gjatë fjalës së tij, kreu demokrat u shpreh se e vetmja mënyrë për të siguruar jetesën në një vend të kapur nga qeveria e krimit, është ose t?i lëpihesh pushtetit ose të largohesh në emigracion.

?Si ka mundësi, 30 vjet pas rrëzimit të diktaturës, po na parakalojnë të gjithë shetet e tjera. Si ka mundësi që pas 30 vitesh demokracia vihet ende në pikpyetje. Jo më nga regjimi diktatorial, por nga një grusht kriminelësh të ardhur në pushtet me vota të vjedhura.

Kjo qeveri ka marrë peng parlamentin dhe qeverisjen. Ka shkatërruar drejtësinë.  E vetmja mënyrë për të siguruar mbijetesën është ose t?i lëpihesh pushtetit ose të largohesh në emigracion, sepse vendi ynë nuk siguron mundësi për të punuar me djers.

Të gjitha këto janë pasojë e një grup politikanësh që e kanë lidhur fatin e tyre me krimin?, shtoi më tej Basha./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga