Connect with Us

Alarmante/Çdo tre ditë humb një fëmijë në Shqipëri!

Aktualitet

Alarmante/Çdo tre ditë humb një fëmijë në Shqipëri!

Publikuar

-

Zinxhir njerëzor për të kujtuar fëmijët e humbur në Shqipëri që ende nuk janë kthyer pranë familjeve të tyre!

Rreth 120 fëmijë raportohen çdo vit në Shqipëri të humbur dhe të zhdukur prej familjeve të tyre. Çdo ditë një fëmijë mendon të largohet apo është larguar nga shtëpia. Këto shifra janë një këmbanë alarmi, jo vetëm për prindërit por mbi të gjitha për institucionet shtetërore, publike dhe shoqërinë tonë.

Qendra Kombëtare e Fëmijëve të Humbur në Shqipëri, një shërbim i përbashkët i CRCA/ECPAT Shqipëri dhe Linjës Kombëtare për Fëmijët e Humbur në Shqipëri (ALO 116-000), nën moton globale për fëmijët e humbur “MOS NA HARRONI”, së bashku me prindër, aktivistë dhe organizata partnere, krijuan sot një zinxhir njerëzor përpara zyrave të Qeverisë Shqiptare, për të ndërgjegjësuar Qeverinë për rrezikun në të cilin ndodhen fëmijët.

Sot në vendin tonë, janë 12 fëmijë të humbur dhe të pagjetur. Familjet e tyre janë në pritje të rikthimit të tyre në shtëpi. Humbja e fëmijëve nuk është vetëm një çështje komplekse por dhe një problem ndaj të cilit asnjë shtet nuk gëzon imunitet! Në 3 vitet e fundit sipas të dhënave të Policisë së Shtetit 365 fëmijë kanë humbur, prej të cilëve 258 vajza dhe 107 djem. Ndërkohë që 353 prej tyre janë rikthyer pranë familjeve, pjesa tjetër vijojnë ende të jenë të pagjetur.

Linja Kombëtare për Fëmijët e Humbur në Shqipëri (ALO 116-000) raporton se çdo ditë në vendin tonë,një fëmijë mendon të largohet apo është larguar nga shtëpia në Shqipëri. Disa prej fëmijëve rrëmbehen nga njerëzit e tyre më të besuar, një pjesëtar i familjes apo një prind, ndërsa të tjerë largohen nga familjet e tyre për shkak të neglizhencës, diskriminimit, dhunës dhe abuzimit. Të gjithë këta fëmijë, shpesh janë pre e grupeve kriminale apo grabitqarëve seksualë.

Në 3 vitet e fundit sipas raportimeve të Policisë së Shtetit, numri i fëmijëve të trafikuar është 50, prej tyre 34 janë vajza dhe 16 djem. CRCA/ECPAT Shqipëri dhe ALO 116, risjellin në kujtesë rastet ende të pazgjidhura të fëmijëve që janë larguar nga familjet e tyre dhe që konsiderohen të humbur: Bleona Mata,Marteo Bejaj, Juljan Çela, Isa dhe Mirjeta Matmuja. Ata janë ende të pagjetur!

Vetëm dy muaj më parë Qendra Kombëtare e Fëmijëve të Humbur në Shqipëri në bashkëpunim me Policinë Britanike, Qendrën e Personave të Humbur në Britani dhe BBC rinisën kërkimet për Bleona Mata, vajza e humbur 9 vite më parë në Fshatin Zapod të Kukësit. Për herë të parë në vendin tonë Qendra arriti të realizojë imazhin e progresuar të vajzës së zhdukur, një skicë e përafërt kjo sesi mund të duket Mata në moshën 16 vjeç.

“Ky Zinxhir Njerëzor vjen përpara Qeverisë dhe Kuvendit për t’ju kërkuar atyre publikisht që të mos harrojnë fëmijët e humbur! Fëmijët në Shqipëri vazhdojnë të jenë pre e pasigurisë, trafikimit, abuzimit dhe rrembimeve nga grabitqarët seksualë! Qeveria dhe Kuvendi duhet të miratojnë urgjentisht ndryshimet në Kodin Penal për mbrojtjen e fëmijëve.“ – tha Altin Hazizaj, Drejtor i CRCA/ECPAT Shqipëri.

Qendra Kombëtare e Fëmijëve të Humbur në Shqipëri, i kërkon të gjitha agjensive ligj-zbatuese në vend që të rihapin çështjet e pazgjidhura të fëmijëve të humbur në Shqipëri. Çdo vit, më tepër se 850.000 fëmijë në botë raportohen të humbur. 17 Maji shënon Ditën Ndërkombëtare të Linjave të këshillimit për Fëmijë, ndërsa 25 Maji shënon Ditën Ndërkombëtare për Fëmijët e Humbur.

 

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Ish-futbollisti austriak del bllof/ Zbulohet e vërteta e akuzave ndaj Takaj dhe Skënderbeut

Publikuar

-

Nga

Lajmi që u përhap me shpejtësi këtë javë nga të gjitha mediat ishin akuzat e Sanel Kuljiç, ish-futbollisti i kombëtares austriake, që pretendon se drejtuesit e Skënderbeut janë të përfshirë në trukime ndeshjesh në kampionatin austriak. Madje, ai shkon dhe më tutje ku thotë se i rrezikohet jeta.

Për këtë arsye, Gerhard Takaj, djali i presidentit Ardian Takaj, ka udhëtuar drejt Austrisë dhe ka dhënë për gazetën “Krone”, e cila publikoi intervistën e Kuljiç, provat se korçarët nuk kishin gisht në këtë mes.

Takaj, përmes ndërmjetësimi të Roland Luçit, ish-futbollist shqiptar që jeton në Austri prej 30 vitesh tregon se Kuljic e ka bërë gjithë këtë gjë për interesa dhe përftim personal.

“Babai im është i frikësuar dhe ndjehet i shqetësuar për sigurinë e tij. Mohoj të kemi ndonjë kontakt apo njohje me Kjuliç. Kush e di se çfarë gjëje tjetër janë në gjendje të bëjnë njerëz si Kuljiç, me aludime të tilla? Ai akuzohet për zhvatje dhe shpifje”.

Kuljic, në tetor të vitit 2014 u përfshi në skandalin më të madh të basteve në Austri. Ai akuzua për mashtrime, zhvatje dhe për kërcënime. Në fund te hetimeve dhe gjykimit u dënua me 5 vite burg.

“Ai e di se ne ende po luftojmë kundër vendimit të UEFA-s, e di se çdo gjë që ku përmendemi negativisht është e keqe për ne. Ai dhe personat që e mbështetin deshën të përdorin këtë metodë për të na zhvatur para. Ndaj ne po flasim me avokatë në Austri, duam ta padisim për zhvatje dhe shpifje dhe prishje imazhi”, vazhdon Takaj.

Gjithashtu ai foli edhe për videon ku dukej Kjuliç në “Tropikal Resort”.

“Si mund të jetë i frikësuar një person kur vjen në hotelin e Presidentit dhe stadiumin e tij? Kjo është apsolutisht qesharake”, shprehet Takaj.

CNA.al publikon ekskluzivisht dy videot në fjalë, ku duket qartë që askush nuk i ka bërë presion apo kërcënuar siç pretendon ai.

Kjo nuk është hera e parë që ekipin e Skënderbeut dhe drejtuesit e tij mundohen t’i përbaltin sa më shumë brenda dhe jashtë vendin, për suksesin që arritën në Kupat e Europës duke bërë krenar gjithë shqiptarët, por duke zemëruar edhe disa të të tjerë. Nuk duhet shumë për të kuptuar që qëllimi i këtyre gazetave, mediave dhe personazheve të tyrë komikë është të zhvatin ku dhe sa të mundin para, pa pyetur për dëmin moral, monetar dhe jo vetëm mbi palët e përmendura në to. /CNA.al

https://sport.cna.al/2019/09/12/akuzat-per-kercenim-nga-austria-reagon-ardjan-takaj/

https://sport.cna.al/2019/09/12/skandali-i-trukimeve-media-austriake-permend-presidentin-e-skenderbeut/

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Denoncimi: Drejtori makinën e shkollës ja ka dhënë gruas

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka denoncuar drejtorin e një shkolle në Durrës që sipas qytetarit dixhital makinën e shkollës ja ka dhënë gruas.

Postimi i plote i Berishes:

Drejtori i shkolles se mesme profesionale ben te lumtur nusen me nje makine te shkolles.
Akuzohet per vjedhje dhe shperdorime te tjera.

Lexoni mesazhin e mesuesit dixhital. sb

Zoti berisha pershendetje.jam nje mesues qe jap mesim ne shkollen profesionale beqir cela durres.doja te ndaja me ju dhe me publikun disa mangesi te qellimshme ne kete shkolle.kjo shkolle qe nxjerr nxenes profesionist qe i sherbejne tregut te punes ne shqiperi dhe jashte saj .ka 3 vite qe drejtohet nga nje drejtor z fatmir merkuri i cili eshte nje militant i partise socialiste qe nuk ka arsim perkates per kete fetyre ose me sakt nuk e ka mbaruar akoma shkollen e larte.eksperienca e tij ne arsim eshte 0.ai u vu ne detyre pasi sherbeu si ushtare i betuar i Vangjush Dakos .puna e tij e meparshme ka qene shiste kepuce ne tregun e durresit.keto vite ai e ka kthyer kete shkolle ne baze te partise socialiste.ku ka punesuar ne vende te mesuesve profesionist militante partie pa arsimin perkates dhe pa njohuri ne lenden qe ato japin mesim.kuptohet vet sa te pregatitur po dalin nxenesit keto vitet e fundit.nje tem tjeter eshte vjedhja e fondeve qe vijne per kete shkolle .posi asaj i duhet nje baze materiale e konsiderueshme per cdo vit shkollor.keto materiale qe blihe i ngarkohen mrsuesve te praktikes me 6 apo 8 fishin e vleres reale.domethene nje kif kamje makine nga 23.000 leke tereja vjen ne shkolle me nje vlere 90. 000 leke te reja .keto manipulime apo vjedhje sido qe te quhen.ai i kryen me magazijeten e shkolles dhe me ndrejtoren Z M Zh dhe keto te dyja militante ke partise socialiste.pervec ketyre te larte permendura drejtori i shkolles ka nxjerr n ga shkolla nje makine golf 5 dhe ja ka dhene ne perdorim nuses se tij.gje qe absolutishte nuk lejohet.nje sasi e konsiderueshme nafte dhe benzine duhet te vije ne shkolle.por tollonat shiten rruges .shume mesues te lidhur me drejtorine kryejne mit marrje nxenesve per te kaluar klasen.etj me respekte doktor dhe te lutem anonim .besoj ky mesazh nuk do bjeri ne vesh te shurdher.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Makina përplas këmbësoren/ Në gjëndje të rëndë 47-vjeçarja

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë  ka ndodhur ditën e sotme  në “Patos fshat”.

Një mjet tip “Audi” ka përplasur këmbësoren A.M 47-vjeçe.

Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja.

Mësohet se A.M ndodhet në gjëndje të rëndë në spital./CNA.al

LEXO TE PLOTE