Connect with Us

Aksioni i policisë/ Arrestohen 5 shtetas, dy të tjerë procedohen penalisht

Aktualitet

Aksioni i policisë/ Arrestohen 5 shtetas, dy të tjerë procedohen penalisht

Publikuar

-

5 shtetas kanë rënë në prangat e policisë dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Ata akuzohen për vepra penale të ndryshme si vjedhje dhe shpërdorim detyre.

Materialet në ngarkim të tyre, i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i policisë

Qarku Korçë

Arrestohen në flagrancë 5 shtetas dhe procedohen penalisht në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

  • Korçë

Specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

F.S, 25 vjeç dhe M.Z, 29 vjeç, banues në Berat (me detyrë punonjës të një kompanie, e cila kryen punime pranë gazsjellësit TAP).

Si edhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit A.B, 49 vjeç, banues në Korçë.

Ditën e djeshme shtetasit F.S dhe M.Z, janë kapur në flagrancë në lagjen nr 17 në Korçë, duke i shitur shtetasit A.B, 200 litra naftë, sasi të cilën këta shtetas dyshohet ta kenë vjedhur duke shpërdoruar detyrën, nga një mjet i kompanisë në të cilën ishin të punësuar.

  • Pogradec

Specialistët për Hetimin e Krimeve, në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

G.M, 50 vjeç, banues në Berat, si edhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit maqedonas R.P, 63 vjeç, banues në Shkup.

Gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë Kufitare në Tushemisht, ushtruan ndaj dokumentacionit të këtyre shtetasve dhe të mjetit tip “Dodge” në pronësi të shtetasit R.P, me të cilin ata u paraqitën në dalje të Republikës së Shqipërisë, iu konstatuan respektivisht shtetasit G.M, një pasaportë maqedonase dhe shtetasit R.P, një leje qarkullimi, të dyshuara si të falsifikuara, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

LEXO EDHE:  Drejtonte mjetin në gjendje të dehur/ Pranga shoferit 58 vjeçar

Gjithashtu po nga kjo strukturë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

  • A.H, 22 vjeç, banues në fshatin Memëlisht, pasi ky shtetas u kap në lagjen nr 4, duke vjedhur një mjet pune në banesën e shtetases M.B, 30 vjeçe. Si edhe
  • G.M, 39 vjeç, banues në fshatin Gështenjas.

Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit të ushtruar në vendin e quajtur “Enkelana” këtij shtetasi, iu konstatua një modifikim shtesë në serbatorin e mjetit të tij tip “Benz”, nëpërmjet të cilit merrte një sasi më të madhe nafte nga Maqedonia, të dyshuar si kontrabandë.

Në mjet iu gjet një sasi prej 138 litra naftë, ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij iu gjet edhe një sasi tjetër prej 300 litra naftë e ndarë në bidona. Në cilësinë e provës materiale iu sekuestruan në total 438 litra naftë, si dhe mjeti tip “Benz”.

Materialet në ngarkim të tyre, i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

SHBA do të kërkojë nga Kina t’u përmbahet “rregullave të lojës”

Publikuar

-

Nga

SHBA do të kërkojë nga Kina t'u përmbahet "rregullave të lojës"

Zëvendës Sekretarja amerikane e Shtetit Wendy Sherman pritet t’i bëjë të qartë Kinës në bisedimet e ardhshme, se Uashingtoni e mirëpret konkurrencën me Pekinin, por me rregulla të barabarta loje, që synojnë parandalimin e konflikteve, thanë zyrtarë të lartë amerikanë.

Në njoftimin për shtyp, që i paraprin bisedimeve të zonjës Sherman me Këshilltarin e Shtetit kinez dhe Ministrin e Jashtëm Wang Yi, në Tianjin, thuhej se dy ekonomive më të mëdha në botë u duhet të gjejnë mënyra të përgjegjshme për të menaxhuar konkurrencën.

Ajo do të nënvizojë se ne nuk duam që një konkurrencë e ashpër dhe e vazhdueshme të shndërrohet në konflikt“, tha një zyrtar i lartë i administratës amerikane, përpara që atij që do të jetë takimi i parë i rangut të lartë ballë për ballë mes Uashingtonit dhe Pekinit, pas disa muajsh. Kjo është pjesë e përpjekjeve që të dyja palët po bëjnë për të qetësuar marrëdhëniet e acaruara.

LEXO EDHE:  Rama publikon pamje nga aksioni i policisë/ "Jemi më mirë me respektimin e rregullave"

Kjo është arsyeja pse SHBA-ja dëshiron të sigurojë parametra për të menaxhuar me përgjegjësi marrëdhëniet“, tha zyrtari amerikan. “Ajo (zonja Sherman) do të bëjë të qartë se ndërsa ne e mirëpresim konkurrencën e fortë e të qëndrueshme me Kinën, të gjithë duhet të luajnë me rregulla të barabarta loje“.

LEXO EDHE:  Kapet marijuanë në kufirin shqiptaro-grek/ Në pranga 63 vjeçari

Zonja Sherman pritet të mbërrijë të dielën në Tianjin, një qytet në juglindje të Pekinit dhe do të qëndrojë deri të hënën.

Ndërkohë javën tjetër Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin do të udhëtojë drejt Singaporit, Vietnamit e Filipineve ndërsa Sekretari i Shtetit Antony Blinken do të vizitojë Indinë, shenja të një përpjekjeve të SHBA-së për të intensifikuar angazhimin në këtë rajon ndërsa Kina po sfidon ndikimin e Uashingtonit në Azi./voa

LEXO TE PLOTE

Bota

Afganët kërkojnë më shumë mbështetje për forcat e sigurisë

Publikuar

-

Nga

Afganët kërkojnë më shumë mbështetje për forcat e sigurisë

Mes dhunës së vazhdueshme në Afganistan, duke përfshirë dhe raketat që ranë këtë javë pranë pallatit presidencial gjatë lutjeve me rastin e Bajramit, talibanët po bëjnë thirrje që Presidenti Ashraf Ghani të tërhiqet si kusht për të negociuar me pas një zgjidhje politike.

Të premten, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha se Presidenti Biden mbështet udhëheqësit e popullit afgan, duke përfshirë Ashraf Ghanin. Ajo tha se po zhvillohen negociata të vazhdueshme mes udhëheqësve afganë dhe talebanëve.

Ne besojmë se një zgjidhje politike është rezultati i vetëm për paqen e qëndrueshme në Afganistan, por ne do të vazhdojmë të sigurojmë mbështetje për qeverinë në disa forma: si ndihma humanitare, mbështetje dhe trajnime për forcat e sigurisë dhe gjithashtu do të vazhdojmë t’i inkurajojmë ata të marrin një rol udhëheqës në mbrojtjen e popullatës”, tha ajo.

LEXO EDHE:  Protesta për vrasjen e Klodian Rashës/ 5 efektivë policie e 2 protestues të plagosur

LEXO EDHE:  Protesta për vrasjen e Klodian Rashës/ 5 efektivë policie e 2 protestues të plagosur

Në fillim të kësaj jave në Pentagon, gjenerali i Ushtrisë Mark Milley bëri një vlerësim të situatës dhe të asaj që mund të ndodh në Afganistan.

“Ekziston një mundësi për të negociuar ende. Ekziston një mundësi që talibanët të marrin kontrollin e plotë, janë disa skenarë në lojë. Ne jemi duke monitoruar nga afër. Përfundimi ende nuk dihet”, tha Gjeneral Mark Milley, Kreu i Shtatëmadhorisë amerikane.

Në një takim virtual me gazetarët amerikanë të premten, disa anëtarë kryesorë të parlamentit afgan kërkuan që Shtetet e Bashkuara të vazhdojnë të ndihmojnë me fonde e të mbështesin forcat e sigurisë.

Ata gjithashtu kërkuan më shumë dronë amerikanë për të sulmuar artilerinë talibane. Ligjvënësit afganë thanë se situata do të përkeqësohet me tej me largimin e forcat amerikane në shtator./voa

LEXO TE PLOTE

Kronika

Si nisi sherri për makinat/ Të plagosurit shokë me njëri-tjetrin, u qëlluan me armë teksa pinin kafe në lokal

Publikuar

-

Nga

Sherri për makinat/ Të plagosurit shokë me njëri-tjetrin, u qëlluan me armë teksa pinin kafe në lokal

Aldo Gjini është autori i plagosjes së dyfishtë me armë zjarri që ndodhi mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Dy të plagosurit në Tiranë, Altin Gjoka dhe Jetmir Marashi rezultojnë se janë shokë me njëri-tjetrin u konfiktuan me Gjinin pas një incidenti me makinat.

Në momentin që dy të rinjtë Altin Gjoka dhe Jetmir Marashi u ulën në lokalin që ndodhet në kompleksin “Grand”, Gjini ka shkuar dhe pas debatit verbal i ka qëlluar me armë.

LEXO EDHE:  Rama publikon pamje nga aksioni i policisë/ “Jemi më mirë me respektimin e rregullave”

LEXO EDHE:  Tragjike në Berat/ I moshuari vret veten me çifte pasi dyshonte se kishte Covid

Autori është larguar me një makinë me targë “AA 001 RN”, ndërsa policia është vendosur në ndjekje të tij./CNA.al

LEXO TE PLOTE