LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

A kanë shans të futen në zgjedhje PD dhe LSI tani?/ Ja si përgjigjet Astrit Patozi

17 Maj 2019, 11:39, Aktualitet CNA
A kanë shans të futen në zgjedhje PD dhe LSI tani?/ Ja si

Astrit Patozi ka deklaruar sot se Bindja Demokratike është pro që nëse do gjendeshin hapësira ligjore, edhe PD dhe LSI të futen në zgjedhje, por kjo sipas tij nuk është i tyre.

I ftuar në A2 CNN, Patozi u shpreh se mazhoranca ka si qëllim të arrijë një tjetër marrëveshje me opozitën jashtë parlamentit, sërish në dëm të interesave të vendit.

I pyetur nga gazetarja se a kanë shans të futen në zgjedhje PD dhe LSI tani?, Patozi tha se ?Unë jam i prirur të ketë. Ne duam që nëse do të gjendeshin hapësirat e duhura ligjore, ata të marrin  pjesë në zgjedhje, por PS, Balla apo Gjiknuri nuk kanë parasysh këtë, ata shpresojnë të bëjnë marrëveshje, kjo do jetë e rëndë për interesat e vendit.

Ata janë në të drejtën e tyre për të bërë luftën e tyre politike, por kjo është tërësisht absurde?.

Gjithashtu ai tha se Basha dhe Rama mund të arrijnë një tjetër marrëveshje si ajo e 17 majit 2017, për të cilen tha se kishte një ?dashuri? të madhe mes tyre.

?Ata mund ta bëjnë prap, si sot dy vjet kishte një ?dashuri? të madhe. Por ajo marrëveshje i bëri keq PD-së dhe nëse e bën prap do ti bëjë dyfish më keq. Vota e shqiptarëve do të mbrohet, vetëm ajo do të vendosë se kush do jetë në qeveri apo opozitë?-tha Patozi./ CNA.al

Lajmet e fundit nga