Zgjedhjet lokale/ Rama zbulon arsyen pse refuzon opozita – CNA
Connect with us

Aktualitet

Zgjedhjet lokale/ Rama zbulon arsyen pse refuzon opozita

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama e ka quajtur moshyrjen në zgjedhje nga opozitës si një strategji për një ankand të humbur.

I pyetur nga studio e emisionit “Opinion” se cfarë do të bëj me opozitën ai u përgjigj se nuk ka asnjë normë kushtetuese me të cilën qeveria mund të ndërhyjë të shtyhet “ankandi” .

“Në 30 Qershor nuk do të bëj zgjedhjet e mia, dhe nuk di të ketë ndonjë iniciativë ligjore që pengon opozitën të hyjë në zgjedhje.  Zgjedhjet janë një ankand  dhe ne kemi detyrë që me 30 qershor kur është caktuar ankandi të jemi atje

LEXO EDHE:  “Ka vjedhur në shtëpinë e tij”/ Demokratët “masakrojnë” Bashën: Ik Luli, që të ikë Rama    

Opozita nuk shkon në ankand sepse humbet dhe këtë e dinë të gjithë, dhe duke qenë se e din që humbet, ka zgjedhur të mos shkojë fare.

Tani më thoni ju mua, mbi cilën normë kushtetuese unë mund të ndërhyjë që ankandi të shtyhet ose të mos bëhet fare”,-përfundoi kryeministri Edi Rama. / CNA.al

Aktualitet

Dyfishohen importet e vajit të palmës/ Ja për çfarë përdoret

Publikuar

-

By

Pas një rënie të importeve të vajit të palmës në tregun shqiptar për vitin 2017,  kur u regjistruan vetëm 712 mijë kilogramë, në vitin 2018 trendi ka ndryshuar sërish. Të dhënat zyrtare të doganave tregojnë se grupi i vajit të palmës dhe fraksioneve të tij është dyfishuar duke prekur nivelin 1.5 milionë kilogramë. Po kështu sipas këtyre shifrave në pesë vitet e fundit nivelin më të lartë të importeve për vajin e palmës e mban viti 2016 me 2.7 milionë kilogramë kurse viti 2015 kishte një import në nivelet 2.4 milionë kilogramë.

Vaji i palmës është kthyer në shqetësim të vazhdueshëm për tregun shqiptar po të kemi parasysh që jo në pak raste janë denoncuar precedentë të përfshirjes së tij në produkte të ndryshme të bulmetit por jo vetëm.

Qëndrimet për vajin e palmës janë të ndara akoma. Përdorimi i gjerë i saj është lidhur me probleme të tilla shëndetësore si tensioni i lartë apo zemra ndërkohë që sot në botë ka nutricionistë që rekomandojnë përdorimin e vajit të palmës më shumë sesa atë të gjalpit. Një studim i fundit i Harvard nënvizon se krahasuar me gjalpin vaji i palmës përmban yndyra më pak të dëmshme. Sigurisht ai mund të përdoret nëse nuk keni një opsion tjetër më të shëndetshëm siç është vaji i ullirit.

LEXO EDHE:  Si e “vrau” Lulzim Basha, Arben Ristanin dhe reagimi i vonuar i ish-sekretarit të PD

Në anën tjetër ka të tjerë nutricionistë që shkojnë edhe më tej në këmbënguljen e tyre duke vënë në pah pasurimin me vitaminën E që ka ky vaj.

Përdorimi i vajit të palmës gjendet gjerësisht në grupe ushqimesh të tilla si buka, akulloret, por edhe në kozmetikë si në sapune apo make up. Vaji nxirret nga fruti ose nga fara brenda frutit dhe përmban karakteristika me pak ndryshim nga njëri tjetri. Vaji i palmës prodhohej masivisht në vende të tilla si Afrika por që tashmë plantacionet gjenden në Azi, Amerikën e Veriut dhe atë të Jugut diçka që përkon me rritjen e kërkesës në tregje. Jetëgjatësia e një palme është nga 28 në 30 vjet, pas kësaj lartësia është dukshëm e madhe dhe vendi që zë nuk justifikon prodhimin duke bërë që pema të pritet dhe të zëvendësohet me të reja./ Monitor 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Kapriçot e motit/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

Publikuar

-

By

Moti për ditën e sotme do të jetë me kthjellime në ultësirën Perëndimore dhe vranësira mesatare në Juglindje ku do të dhe rreshje shiu të izoluara.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 20 / 28 °C
në vendet e ulëta: 17 / 31 °C
në vendet malore: 12 / 20 °C

LEXO EDHE:  Si e “vrau” Lulzim Basha, Arben Ristanin dhe reagimi i vonuar i ish-sekretarit të PD

Era do të  jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi  8- 10 m/sek në bregdet. Valëzimi  i forcës 34 me lartësi vale 0,5–1,0  metër në det të hapur.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Shqiptarët po ikin edhe si të punësuar/ Kryeson Gjermania, trend dhe Malta  

Publikuar

-

By

Tashmë jo vetëm si azilantë, shqiptarët po ikin edhe si të punësuar. Gjatë 2018-s janë dhënë 9,288 leje qëndrimi nga vendet e Bashkimit Europian për arsye punësimi, me një rritje prej 65% në krahasim me një vit më parë, sipas Eurostat. Lejet e qëndrimi për arsye punësimi përbëjnë rreth 15% të totalit të lejeve të dhëna për qytetarët shqiptarët. Numri i lejeve të qëndrimit mund të jetë edhe më i lartë pasi jo të gjithë shtete anëtare të Bashkimit Europian i kanë raportuar ato për vitin 2018.

Në 2017-n sipas të dhënave të Eurostat u lëshuan për shqiptarët rreth 5622 leje qëndrimi për të njëjtën arsye.  Prej vitit 2015 numri i shqiptarëve që janë pajisur me leje qëndrimi për punë ka qenë në rritje. Kompanitë që operojnë në Bashkimin Europian po punësojnë gjithnjë e më shumë të rinj nga grup-profesione të ndryshme që vijnë nga vendet e juglindjes, ndër të cilat edhe Shqipëria.

Në fillim pati një tërheqje burimeve njerëzore që operonin në sektorin e përkujdesjes shëndetësore, si mjekët dhe infermierët. Por vitet e fundit po kërkohen edhe profesionistë të rinj që kanë mbaruar studimet për teknologji informacioni.

Pjesa më e madhe e lejeve të qëndrimit për arsye punësimi janë dhënë nga Gjermania. Vetëm gjatë 2018-s shteti gjerman pajisi me leje qëndrimi për punë mbi 3500 shtetas shqiptarë, gati dy herë më shumë se një vit më parë. Në 2017-n u lëshuan 1790 leje qëndrimi për të njëjtën arsye. Lejet e qëndrimit për punë kanë qenë në rritje prej 2014-s, ku u dhanë vetëm 126 leje qëndrimi, në 2015-n u lëshuan 57 leje qëndrimi, ndërsa në 2016 numri i tyre kërceu në 772 leje.

LEXO EDHE:  Përfundon takimi me drejtuesit e qarqeve/ Zbardhen porositë e Ramës

Pas Gjermanisë, vendet që kanë numrin më të lartë të lejeve të qëndrimi për arsye punësimi janë Italia me 1675 leje të dhëna, Greqia me 1635 leje dhe Kroacia me 1072.

Për 2018-n vihet re se Malta është trendi i ri si destinacion për punësimin e shqiptarëve. Në vitin 2018 shteti ishullor dha 468 leje të reja qëndrimi për arsye punësimi për shqiptarët, nga 161 që kishte dhënë një vit më parë.

Në Francë janë shënuar 181 leje qëndrimi të dhëna për punë, 178 leje në Hungari dhe 83 leje në Çeki. Ndërkohë që vende si Suedia ende nuk kanë raportuar lejet që kanë lëshuar në 2018-n për arsye punësimi. Një vit më parë shteti nordik kishte dhënë 384 leje për këtë qëllim, kurse në 2016-n u regjistruan 228 leje, duke qenë kështu një tjetër destinacion popullor për krahun e punës në lëvizje nga Shqipëria./ Monitor

 

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending