LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video/ Zbulohet mashtrimi radhës i Veliajt

16 Maj 2019, 14:41, Aktualitet CNA
Video/ Zbulohet mashtrimi radhës i Veliajt

Alenaca për Mbrojtjen e Teatrit ka denoncuar gjatë ditës së sotme dhënien e të paktën 10 lejeve ndërtimi në zonën e liqenit nga Bashkia e Tiranës. Ndonëse në vitin 2015 kryebashkiaku Erion Veliaj, pati premtuar pezullimin e lejeve të ndërtimit në këtë zonë, me qëllim për ta kthyer në një park të dedikuar sportit dhe argëtimit të banorëve.

Lidhur mbi këtë, ka reaguar dhe sociologu Ergys Mërtiri.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ai shkruan se suksesi i mashtruesit është kur rrenën e thotë me një vendosmëri të plotë, pa iu dridhur qerpiku.

Postimi i plotë

Suksesi i mashtruesit eshte kur rrenen e thote me nje vendosmeri te plote, pa iu dridhur qerpiku.

Dhe me interesantja ne kete video eshte kur thote: “Njerezit jane te qarte, kush e ka seriozisht kete histori dhe kush e ka fjale fushate”!

E vertete, tashme eshte plotesisht e qarte, edhe per ata qe kane pasur dyshime kater vjet me pare./CNA.al

Lajmet e fundit nga