Connect with Us

U kualifikua për në finale/ Ja kush do ta përfaqësojë Shqipërinë në Mister Europe 2019

Aktualitet

U kualifikua për në finale/ Ja kush do ta përfaqësojë Shqipërinë në Mister Europe 2019

Publikuar

-

Modeli shqiptar Devis Huqi është kualifikuar për finalen e Mister Europe 2019, që do të mbahet me 26 Qershor në Paris të Francës.

Përfaqësuesi i Shqipërisë, Devis Huqi është përzgjedhur si njëri ndër 6 finalistët nga gjithsej 22 konkurrentë nga shtete të ndryshme. Ne finalen e madhe, përveç Shqipërisë do të garojnë përfaqësuesit e Francës, Austrisë, Belgjikës, Italisë dhe Suedisë.

Në fazën e parë kanë qenë përfaqësues të 22 shteteve të ndryshme që kane konkurruar por pas votimeve të publikut, jane përzgjedhur 12 më të votuarit, gjysma e të cilëve janë eliminuar në gjysmëfinale. Fituesi në finale do të përzgjidhet me votat e jurisë profesioniste.

LEXO EDHE:  Shqipëria në finalen e Eurovizion/ Zbulohet kur do të këndojë Jonida Maliqi

Devis Huqi, pas shumë projekteve brenda Shqipërisë, ku ndër kryesoret janë seti me fotografin dhe regjisorin Donald Braho, projektet “Spring blossom” dhe “Boys ëill be boys”, si dhe portretet e realizuara me Pirro Beatin, ai tashmë ështe bërë pjesë e agjencisë se njohur italiane te modelingut, Giò Monte Models, ku pritet së shpejti të realizojë projekte për marka të njohura italiane.

Pjesëmarrja në eventin Mister Europe 2019 është suksesi i rradhës i Devis ndërsa në muajt në vazhdim pritet të dalë para publikut edhe me projekte të tjera.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Kaosi në Kakavijë/ Pala greke mbyll sërish kufirin

Publikuar

-

Nga

Kaosi në Kakavijë/ Pala greke mbyll sërish kufirin

Kaosi i krijuar në pikat kufitare me Greqinë, ku mijëra qytetarë shqiptarë kanë mbetur të bllokuar prej ditësh, nuk ka gjetur edhe sot zgjidhje.

Më herët Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, u nisën drejt Kakavijës  por ajo cka është arritur deri më tani, është shtyrja me vetëm një orë e mbylljes së kufirit.



LEXO EDHE:  Eugent Bushpepa kualifikohet në finalen e "Eurovision 2018"

Sipas komunikimit të përgjegjësit të turnit të policisë, mësohet se ky i fundit u ka komunikoi qytetarëve se pala greke në orën 23.00 sipas orës greke do të mbyllë kufirin për ta rihapur në orën 6.00 të mëngjesit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Hiqen kufizimet e numrit të fluturimeve në Aeroportin e Prishtinës

Publikuar

-

Nga

Hiqen kufizimet e numrit të fluturimeve në Aeroportin e Prishtinës

Qeveria e Kosovës në një mbledhje të mbajtur të premten ka marrë vendim që t’i heqë kufizimet në intervalet e fluturimeve nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”.

Më 5 korrik qeveria pati vendosur që fluturimet të realizohen në intervale kohore prej 45 minutave.

Kjo, për shkak të mbrojtjes nga mundësia e përhapjes së koronavirusit të ri.

Mirëpo, me vendimin e ri nuk do të ketë më kufizime të numrit të fluturimeve.

“Ministria e Infrastrukturës ka vlerësuar se mund të hiqen kufizimet prej 45 minutash ndërmjet aterrimeve dhe të vazhdohen operimet pa kufizime në numrin e fluturimeve, por me masa të shtuara që do të implementohen nga Aeroporti dhe do të monitorohen nga Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës dhe autoritetet e tjera relevante”, thuhet në vendimin e qeverisë.

LEXO EDHE:  Finalja e madhe e Piter Pan/E ftuara speciale moderatorja e famshme italiane



Qeveria e Kosovës ka miratuar edhe vendimin për hapjen e të gjitha pikave kufitare me vendet e rajonit, Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut.

LEXO EDHE:  Del videoklipi/ Ja përfaqësimi ynë në Eurovision

Pikat kufitare që do të hapen janë: Shishtavicë, Orshuq, Borje me Shqipërinë, Glloboqicë, Stanqiq me Maqedoninë e Veriu si dhe pika e kalimit kufitar në Bërnjak me Serbinë.

Qeveria e Kosovës në qershor vendosi për rihapjen e kufijve tokësorë që ishin mbyllur qysh më 13 mars, për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Megjithatë, përmes atij vendimi nuk ishin hapur të gjitha pikat kufitare me vendet e rajonit.

Qeveria ka sqaruar se mbeten në fuqi të gjitha masat që ishin miratuar më parë sa u përket hyrje-daljeve në territorin e Kosovës./REL

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Votohet ligji në Kosovë/ Gjoba deri në 500 euro për shkelësit e masave për Covidin

Publikuar

-

Nga

Votohet ligji në Kosovë/ Gjoba deri në 500 euro për shkelësit e masave për Covidin

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar sot Ligjin për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 që parashikon masa të rrepta.

Nëse nuk respektohen masat e vendosura nga qeveria, ligji thotë se mund të dënoheni me gjobë nga 35 deri në 500 euro.



Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, tregon se sipas ligjit të ri çdo person që nuk mban maskën dënohet me 35 euro, kush nuk mban distancë me 35 euro, kush nuk respekton ndalim-qarkullimin me 200 euro dhe kush nuk respekton izolimin me 500 euro.

LEXO EDHE:  Del videoklipi/ Ja përfaqësimi ynë në Eurovision

LEXO EDHE:  Eugent Bushpepa kualifikohet në finalen e "Eurovision 2018"

Kujtojmë se pas pesë muajsh nga propozimi, ligji mori sot shumicën e votave nga deputetët e Kosovës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE