Trajneri i ‘shqiptarëve’ lëshon akuzën e fortë/ Na vodhën, për çfarë shërben VAR? – CNA
Connect with us

Aktualitet

Trajneri i ‘shqiptarëve’ lëshon akuzën e fortë/ Na vodhën, për çfarë shërben VAR?

Publikuar

-

Atalanta është mundur 0-2 nga Lazio në finalen e Kupës së Italisë, por kur rezultati ishte 0-0 një prekje me dorë nga Bastos në zonën laciale mund të kishte ndryshuar historinë e ndeshjes.

Një penallti që Atalanta e kërkoi më kot, por pas ndeshjes trajneri Gian Piero Gasperini ishte tym, pasi e njoftuan se penalltia ishte e dukshme.

“E pranojmë humbjen, sepse fusha e thotë këtë dhe humbëm kundër një skuadre të shkëlqyer, por gabimi te faulli i Bastos është i papranueshëm. Nga stoli nuk e kuptova këtë gabim, lojtarët më thanë diçka, por nuk mora vesh asgjë në atë moment. Kjo ndërhyrje është mëse e qartë. Është shumë e rëndë, nuk e kuptoj pse nuk e ripanë gjithçka në VAR”.

“Kemi parë një sezon plot penallti e penalltiçkash absurde, por nuk kemi thënë asgjë. Po të mos ekzistonte VAR, nuk do thoshim asgjë, do e justifikoja, por me VAR episodi duhej riparë. Është turp i madh, nuk e shoh dot. Ka një domethënie të shëmtuar për futbollin italian, është një precedent i rëndë, që zhvlerëson VAR. Ishin 21 mijë tifozë nga Bergamo, është e pafalshme”, u shpreh trajneri i Gjimshitit dhe Berishës.

Aktualitet

E transferoi vetëm pak ditë më parë/ Blerja e bujshme e Realit nuk mund të luajë asnjë minutë

Publikuar

-

Real Madrid ka qenë mjaft aktiv në merkaton e vers duke afruar në skuadër disa futbollistë me emër, nga të cilët pret që të rikthehet në elitën e futbollit dhe të kërkojë trofetë që i munguan këtë sezon. Megjithatë, merkatoja e bërë ka sjellë edhe probleme në kampin madrilen dhe bëhet fjalë për nënshtetësitë e lojtarëve.

Në Spanjë, çdo ekip ka të drejtë të ketë në listën zyrtare vetëm 3 të huaj, të cilët nuk kanë një pasaportë europiane. Kështu, Zidane ka futur në listën me 25 futbollistë Militaon, Vinicius Junior dhe Fede Valverden. Kjo, ka lënë jashtë dy afrimet e bujshme të verës, ku Kubo dhe Rodrygo nuk mund të luajnë në këto moment as edhe një minutë të vetme me Realin në ndeshje zyrtare.

Sakaq, në Madrid kanë aplikuar për një pasaportë spanjolle për futbollistin Valverde i cili po bën 5 vjet në Spanjë dhe i ka plotësuar të gjitha kushtet. Letrat tashmë janë në proces dhe pritet që vetëm në shtator të ketë një përgjigje, ndërkohë që deri atë kohë, Rodrygo nuk mund të luajë. Ai do të stërvitet normalisht me ekipin e Realit, por do të mbetet pjesë e skuadrës së të rinjve, Real Madrid Castilla.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Kriza politike/ Basha takim “kokë me kokë” me Metën

Publikuar

-

By

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një takim me presidentin Ilir Meta.

Mësohet se takimi, i cili ka zgjatur rreth 15 minuta, është zhvilluar në Presidencë.

Po ashtu burimet bëjnë të ditur se pas takimit me Metën, Basha do të zhvillojë një takim me aleatët.

Ende nuk dihen detajet e takimit, por mendohet se në qendër të bisedës është kriza politike./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Griezmann e nis keq te Barcelona/ Shokët e “turpërojnë” që në ditën e parë të stërvitjes (video)

Publikuar

-

Nuk janë mbushur as dy ditë nga prezantimi i Antoine Griezmann tek Barcelona dhe shokët e ekipit kanë vendosur ta “turpërojnë” që në stërvitjen e parë francezin për t’i treguar se ka shkuar në një ndër ekipet më të mirë në botë. Gjatë një seance stërvitore, Griezmann ka qenë në katror dhe yjet katalanas ia kanë futur dy herë topin mes këmbëve duke shkaktuar shumë të qeshura.

Transferimi i Griezmann te Barcelona shkaktoi shumë polemika nga ana e Atleticos së Madridit e cila akuzonte katalanasit se kishin vendosur kontakte me francezin pa mbaruar ende kampionati, në një kohë kur “Los Colchoneros” ishin ende në garë për titull.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending