Connect with Us

Tarifat roaming me rajonin/ Bregu jep lajmin e mirë për shqiptarët

Aktualitet

Tarifat roaming me rajonin/ Bregu jep lajmin e mirë për shqiptarët

Publikuar

-

Ish-ministrja e integrimit, Majlinda Bregu, e cila aktualisht mban detyrën e Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal ka reaguar duke shkruar një status në rrjetet sociale lidhur me arritjet e bëra kohët e fundit. Bregu ka shkruar se duke filuar nga data 1 korrik, do të ulen tarifat roming me vendet e rajonit.  Shqipëria dhe Kosova do të përfitojnë rreth 85 % ulje për telefonat dhe sms,ndërsa 50-60 % ulje për lundrimin në internet.

Ish-ministrja paralajmëron se shumë shpejt do të bëhet njohja e ndërsjellë e 4 profesioneve dhe diplomave të tërësi.

Postimi i plotë i Majlinda Bregut

LEXO EDHE:  Dhuna ndaj 3-vjeçarit nga pronarja e kopshtit/ Bregu: Të shkundet Ministria e Arsimit

Çka qytetaret identifikojne si çeshtje paresore ne rajon, jane puna jone e perditshme. Por jo pak arritur deri sot. Prej 1 korrikut nis ulja e tarifave te roaming me vendet e rajonit. Shqiperia dhe Kosova perfitojne me shume se 85% ulje per telefonatat dhe sms, dhe 50-60% per lundrimin ne internet😊. Nderkohe shume shpejt, njohja e ndersjelle e 4 profesioneve dhe diplomave ne teresi👏🏻.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Aktualitet

Akuzohen për korrupsion dhe pastrim parash/ Nis seanca gjyqësore për Enkelejda Hoxhën dhe Edvin Priftin

Publikuar

-

Nga

Akuzohen për korrupsion dhe pastrim parash/ Nis seanca gjyqësore për Enkelejda Hoxhën dhe Edvin Priftin

Ka nisur seanca gjyqësore në apelin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar  ndaj gjyqtares Enkelejda Hoxha, mjekut Edvin Prifti, sekretares Manuela Mallkuci, avokatit Aldo Tabaku dhe 6 personave te tjerë. Këta shtetas akuzohen për korrupsion dhe pastrim parash.

Këta shtetas apeluan vendimin e shakllës së pare, ku më 14 shkurt  Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar caktoi ndaj tyre masat e sigurimit arrest në burg.

Përpara gjykatës në apel kanë dalë Enkeleida Hoxha, gjyqtare, Aldo Tabaku, avokat, Manuela Mallakuçi, sekretare, Shkëlqim Korbi, ekspert psikiatriko-ligjor, Sajmir Petani, i dënuari për vrasje që do të lirohej, Bledar Petani, vëllai i të dënuarit, si dhe Altin Skëndaj, Gazmir Nezaj, Gentjan Nezaj dhe Isuf Tanuzi.

LEXO EDHE:  Pipero jep lajmin e mirë/ “Të hënën fillon analiza serologjike për personelin mjekësor”

LEXO EDHE:  Mjekët japin lajmin e mirë/ Shpiket pajisja historike që zbulon kancerin për 7 minuta

Prokuroria kërkon që të lihet në fuqi vendimi i shkalles së parë, për masën arrest me burg./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Foto-Shkrumbohet një makinë në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Një makinë është shrkumbuar nga flakët sot në Tiranë

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë qendrës “Kristal”, ndërsa nuk ka persona të lënduar. Mjeti tip “Benz A Class”, me targa AA 110 GT është përfshirë nga flakët dhe me gjithë ndërhyrjen e zjarrikësve është djegur plotësisht.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vaksinimi në Durrës drejt fundit/ Rama: Brenda marsit do të vaksinohen mësuesit

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastriliu dhe Shefja e ISHP-së Silva Bino gjatë ditës së sotme kanë vizituar nga afer procesin e vaksinimit për të moshuarit mbi 80 vjec në qytetin e Durrësit.

Rama tha se vaksinimi ndaj të moshuarve dhe bluzave të bardha është drejt fundit si dhe nuk munguan batutat me të moshuarit në sallë.

Silva Bino: Ka më shumë burra se gra
Rama:Ne jemi më të trembur se gratë
Qytetari: Unë jam trim
Rama: Para gruas nuk je trim
Qytetari: Ashtu ëë
Rama: Ju uroj shëndet
Ndër të tjera Rama tha se brenda 15 marsit me ardhjen e vaksinave, AstraZeneca do të nisë vaksinimi i mësuesve./CNA.al

LEXO TE PLOTE