Connect with Us

SHBA: Nuk ka viza për ata që janë të përfshirë në korrupsion

Aktualitet

SHBA: Nuk ka viza për ata që janë të përfshirë në korrupsion

Publikuar

-

Ambasada amerikane në Prishtinë tha të enjten se nuk do të ketë viza udhëtimi për në Shtetet e Bashkuara për personat e përfshirë në korrupsion.

Në një komunikatë të kësaj ambasade thuhet se “qytetarët e Kosovës meritojnë një sistem drejtësie që i mban përgjegjës individët për veprimet e tyre korruptuese. Lidhur me këtë, Ambasada e SHBA-ve është duke ndërmarrë hapa për të siguruar që individëve të cilët janë të përfshirë në rastet e mëdha të korrupsionit të mos ju lëshohen vizat për udhëtim në Shtetet e Bashkuara për biznes apo turizëm”.

Në komunikatë theksohet se është praktikë e zyrtarëve konsullorë që të shqyrtojnë faktet për çdo aplikim për vizë, duke përfshirë edhe çdo informatë negative lidhur me aplikuesin, dhe që të përcaktojnë përshtatshmërinë për marrje të vizës në bazë të ligjeve të Shteteve të Bashkuara. “Sipas nevojës, ne vazhdimisht i peshojmë akuzat dhe dëshmitë për korrupsionin dhe krimin e organizuar gjatë vendimmarrjes për viza, në mënyrë që t’i kufizojmë ata që kontribuojnë në këto probleme të marrin vizë udhëtimi për në Shtetet e Bashkuara”.

Ne do të vazhdojmë të shprehim publikisht shqetësimin tonë se askush nuk është duke u mbajtur përgjegjës, përfshirë zyrtarë të Kosovës, për korrupsionin dhe krimin e organizuar që janë qartësisht të pranishme në rastet Pronto, viza italiane, ikja nga burgu i Dubravës, Toka, dhe Apex, si dhe në raste të tjera të ngjashme,”- citohet në komunikatën e Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë, të sjellë nga “Zeri i Amerikës”.

Kujtojmë se të njejtin përjashtim pajisjeje me vizë amerikane ka aplikuar SHBA edhe ndaj të përfshirëve në korrupsion në Shqipëri, ku në listën e derisotme numërohen 170 persona, që ushtrojnë funksionin e  zyrtarëve të shtetit. Kjo është një masë ndëshkuese të cilën SHBA e aplikon për gjithë të koruptuarit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Kaosi në Kakavijë/ Pala greke mbyll sërish kufirin

Publikuar

-

Nga

Kaosi në Kakavijë/ Pala greke mbyll sërish kufirin

Kaosi i krijuar në pikat kufitare me Greqinë, ku mijëra qytetarë shqiptarë kanë mbetur të bllokuar prej ditësh, nuk ka gjetur edhe sot zgjidhje.

Më herët Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, u nisën drejt Kakavijës  por ajo cka është arritur deri më tani, është shtyrja me vetëm një orë e mbylljes së kufirit.



Sipas komunikimit të përgjegjësit të turnit të policisë, mësohet se ky i fundit u ka komunikoi qytetarëve se pala greke në orën 23.00 sipas orës greke do të mbyllë kufirin për ta rihapur në orën 6.00 të mëngjesit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Hiqen kufizimet e numrit të fluturimeve në Aeroportin e Prishtinës

Publikuar

-

Nga

Hiqen kufizimet e numrit të fluturimeve në Aeroportin e Prishtinës

Qeveria e Kosovës në një mbledhje të mbajtur të premten ka marrë vendim që t’i heqë kufizimet në intervalet e fluturimeve nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”.

Më 5 korrik qeveria pati vendosur që fluturimet të realizohen në intervale kohore prej 45 minutave.

Kjo, për shkak të mbrojtjes nga mundësia e përhapjes së koronavirusit të ri.

Mirëpo, me vendimin e ri nuk do të ketë më kufizime të numrit të fluturimeve.

“Ministria e Infrastrukturës ka vlerësuar se mund të hiqen kufizimet prej 45 minutash ndërmjet aterrimeve dhe të vazhdohen operimet pa kufizime në numrin e fluturimeve, por me masa të shtuara që do të implementohen nga Aeroporti dhe do të monitorohen nga Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës dhe autoritetet e tjera relevante”, thuhet në vendimin e qeverisë.



Qeveria e Kosovës ka miratuar edhe vendimin për hapjen e të gjitha pikave kufitare me vendet e rajonit, Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Pikat kufitare që do të hapen janë: Shishtavicë, Orshuq, Borje me Shqipërinë, Glloboqicë, Stanqiq me Maqedoninë e Veriu si dhe pika e kalimit kufitar në Bërnjak me Serbinë.

Qeveria e Kosovës në qershor vendosi për rihapjen e kufijve tokësorë që ishin mbyllur qysh më 13 mars, për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Megjithatë, përmes atij vendimi nuk ishin hapur të gjitha pikat kufitare me vendet e rajonit.

Qeveria ka sqaruar se mbeten në fuqi të gjitha masat që ishin miratuar më parë sa u përket hyrje-daljeve në territorin e Kosovës./REL

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Votohet ligji në Kosovë/ Gjoba deri në 500 euro për shkelësit e masave për Covidin

Publikuar

-

Nga

Votohet ligji në Kosovë/ Gjoba deri në 500 euro për shkelësit e masave për Covidin

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar sot Ligjin për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 që parashikon masa të rrepta.

Nëse nuk respektohen masat e vendosura nga qeveria, ligji thotë se mund të dënoheni me gjobë nga 35 deri në 500 euro.



Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, tregon se sipas ligjit të ri çdo person që nuk mban maskën dënohet me 35 euro, kush nuk mban distancë me 35 euro, kush nuk respekton ndalim-qarkullimin me 200 euro dhe kush nuk respekton izolimin me 500 euro.

Kujtojmë se pas pesë muajsh nga propozimi, ligji mori sot shumicën e votave nga deputetët e Kosovës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE