Aktualitet
PS i tregon “dhëmbët” Metës/ Balla ftesë deputetëve të rinj

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla nga foltorja e Kuvendit, është shprehur me tone të forta, në lidhje me kthimin e pr.ligjit për Vettingun në polici, nga presidenti Meta.
Balla ka deklaruar se kjy proces nuki ka kthim pas dhe se mazhoranca do ta rrëzojë dekretin e Metës dhe ftoi të bashkohen me këtë proces edhe opozitën e re.
“Me hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE, Reforma në Drejtësi nuk kthehet pas.
Pasi ju e bllokuat për dy vite Reformën në Drejtësi, Meta vendosi të kthejë Vettingun në Policinë e Shtetit, një hallkë e pandalshme për vettingun në drejtësi.
Çdo përpjekje për ta penguar këtë proçes do të dështojë, mazhoranca do ta rrëzojë dekretin e Metës dhe ftesa ime për deputetët e opozitës është të bashkohemi në nevojën për këtë proces të rëndësishëm”-tha Balla./ CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

53 emrat e listës fituese të Lulzim Bashës
Lulzim Basha po paraqet ditë pas dite listën e tij të kandidatëve fitues në zgjedhjet e 25 prillit. Fiton apo jo opozita, Luli çdo ditë...

Zbulohet kandidatja surprizë e Lulzim Bashës
Partia Demokratike, duket se ka vendosur të na surprizojë edhe këtë herë me kandidatët e saj për zgjedhjet e 25 prillit. Bëhet fjalë për një...