LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Prokuroria në Kosovë fillon hetimet për përdhunimet nga forcat serbe

16 Maj 2019, 17:42, Aktualitet CNA
Prokuroria në Kosovë fillon hetimet për përdhunimet nga

Prokuroria e Posaçme e Kosovës, tha të Enjten se ka filluar hetimet rreth një fotografie të publikuar nga deputetja Flora Brovina, me pamjet e një përdhunimi gjatë luftës nga tre ushtarakë serbë.

Fotografia të cilën për shkak të pamjeve të rënda dhe grafike, “Zëri i Amerikës” nuk e publikon, u shfaq nga deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Flora Brovina.

Prokuroria e Posaçme tha se ?me të marrë lajmin që deputetja e PDK-së, Flora Brovina, ka paraqitur një fotografi që sipas saj dëshmon dhunimin e një gruaje 35 vjeçare nga ushtarët serbë gjatë luftës në Kosovë, do ta hap hetimin, ndërsa do të ftohet deputetja Brovina për dhënien e informacionit lidhur me viktimën për të cilën ajo pohon se është e gjallë, si dhe, dorëzimin e fotos dhe dëshmive që ajo pohon se i ka lidhur me këtë rast dhe raste të tjera?.

Publikimi i fotografisë që u botua në shumë medie për t?u tërhequr më pas, nxiti reagime në parlament dhe jashtë tij.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, e cila është e mbijetuar e njërës prej masakrave të luftës në Kosovë kërkoi që fotografia të mos publikohet sepse ?familjarët janë të shqetësuar, tepër të shqetësuar me pamjet?.

Qendra e Kosovës për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës, tha se ?publikimi i këtyre pamjeve në mënyrë të plotë – pa censurë, i ka rikthyer kujtimet e tmerrshme të luftës për shumë gra, burra e fëmijë që kanë përjetuar këtë tmerr, duke ritraumatizuar dhe duke i thelluar edhe me tej plagët dhe dhimbjet shpirtërore të tyre të përjetuara gjatë luftës. Paraqitja e këtyre imazheve në mënyrë publike më së paku iu ndihmon të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës si dhe familjarëve të tyre, andaj për shkak të emocioneve të provokuara dhe për shkak të pamjeve të ndieshme, kërkojmë nga mediat dhe të gjithë ata që e kanë publikuar këtë fotografi, ta largojnë nga shfaqja në publik?./VOA/

Lajmet e fundit nga