“Nuk merrja dot frymë”/ Soni Malaj tregon momentin më të sikletshëm gjatë recitalit – CNA
Connect with us

Kryesore Show Biz

“Nuk merrja dot frymë”/ Soni Malaj tregon momentin më të sikletshëm gjatë recitalit

Publikuar

-

Disa ditë më parë këngëtarja Soni Malaj ka mbajtur recitalin e saj të parë i cili ka rezultuar i suksesshëm.

Soni ka treguar një nga momentet më të sikletshme me të cilin është përballur gjatë recitalit.

E ftuar në emisionin “Trokit” Soni është shprehur se në një moment gjatë performancës një top shkume sapuni i është futur në grykë.

“Në një moment filloi jo borë, por stuhi bore. Ishte futur një top në gojë, në hundë dhe kisha edhe sipër mikrofonit. Unë nuk merrja dot as frymë dhe po më digjte fyti ndërkohë që unë kisha për të kapur një notë akute dhe thoja, oh Zot.

Thoja me vete duhet të bëj çdo gjë, por jo ta ndaloj. Mua më ka ndihmuar pafund publiku sepse publiku po e këndonte në të njëjtën kohë me mua.

Ishte e pamundur që të mos kollitesha. Brenda 2 sekondave kam pastruar fytin dhe madje unë kam edhe një video në Instagram ku luftoj me borën. Ishte shkumë sapuni imagjino”, tregoi Soni.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by SONI MALAJ (@soni_malaj) on

Kryesore Show Biz

Kërkohet nga shtëpitë më të mëdha diskografike/ Këngëtari shqiptar promovon Shqipërinë në klipin e tij

Publikuar

-

Këngëtari shqiptaro-amerikan Big Cruz është një nga emrat më të rinj të tregut muzikor. Edhe pse që në moshë të vogël ka emigruar jashtë Shqipërisë, nuk e ka harruar kurrë vendlindjen e tij.

Big Cruz është rikthyer në Shqipëri për të xhiruar klipin e këngës më të re të tij në bregdetin e jugut. Ka zgjedhur pikërisht vendin e tij për ta promovuar kudo nëpër botë.

Pas përfundimit të xhirimeve ai është larguar sërish për në Amerikë ku po shqyrton edhe ofertat që po i jepen nga kompanitë e mëdha muzikore në botë.

Aktualisht janë 3 kompani muzikore botërore që presin ta marrin në menaxhim artistin shqiptar. Një prej tyre është “Roc Nation” kompania e cila drejtohet nga Jay Z. Tjetra është “Universal Music Group, Republic Records” kompania që ka në menaxhim Justin Bieber, Rihann-en, Lady Gaga e sbumë artustë të tjerë. Ndërsa “Warner Brothers Music Group” është në pritje të një përgjigjeje pozitive nga ana e Big.

LEXO TE PLOTE

Kryesore Show Biz

Morena Taraku publikon këngën më të re/ Reagon këngëtari me famë botërore

Publikuar

-

Këngëtarja nga Kosova, Morena Taraku, ditën  e djeshme ka publikuar kënëgn e saj më të re të titulluar “Swag”.

Në tekstin e këngës flitej për jetën luksoze që bën këngëtarja si dhe thumbonte koleget e saj.

Të shumtë janë ata që e kanë pëlqyer dhe e kanë klikuar këngën. Një ndër ta ishte dhe këngëtari me famë botërore Jason Derulo, i cili duket se e ka pëlqyer shumë këngën e Morenës pasi ka lënë në koment dy “emoji flakë”.

Le të kujtojmë se prej vitesh këngëtarja është zhvendosur dhe jeton në Turqi, ku është vlerësuar edhe me çmime në disa evente të rëndësishme muzikore.

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Manjola Nallbani krenare për vajzën/ Tregon arritjet e suksesshme të saj

Publikuar

-

Këngëtarja e njohur e muzikës shqiptare Manjola Nallbani shpesh herë i tregon me krenari sukseset e vajzave të saj.

Së fundi Manjola ka zbuluar një nga arritjet e vajzës së saj të vogël Sindit, e cila ka përfunduar me sukses studimet në shollën 9 vjeçare dhe madje me fletë lavdërimi.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Manjola Nallbani me anë të një fotoje në Instagram ku shihet vlerësimi që ka marrë Sindi.

Kjo gjë e ka lumturuar pafund Manjolën, ndaj ajo nuk ka ngurruar ta shprehë gjithë krenarinë publikisht. “Se ti të shton jetën”, ka shkruar këngëtarja bashkëngjitur fotos shoqëruar me figurën e një diamanti.

Vajza e vogël e këngëtares ka treguar se është shumë e talentuar dhe një vajzë tepër e zgjuar. Në nëntor të vitit të kaluar në panairin e librit, Sindi prezantoi librin e  saj të dytë.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending