Connect with Us

Kriza “prek’ dhe kursin/ Euro arrin nivelin më të ulët të vitit

Aktualitet

Kriza “prek’ dhe kursin/ Euro arrin nivelin më të ulët të vitit

Publikuar

-

Euro ka prekur nivelin më të ulët të këmbimit me lekut që prej fillimit të vitit. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro është këmbyer me 123.26 lekë, rreth 0.08 pikë më pak se një ditë më parë. Ky është niveli më i ulët i këmbimit i monedhës së përbashkët në raport me lekun që nga fundi i vitit të kaluar.

Ekspertët e këmbimit valutor japin disa arsye për nënçmimin e valutës në vend.

Oferta në euro në tregun vendas është e lartë, ndërsa kërkesa vijon të jetë e dobët. Sipas agjencive kryesore në vend, biznesi ka reflektuar një kërkesë të dobët për valutë dhe kjo ka ardhur nga rënia e qarkullimit. Ata argumentojnë se kriza politike po ndikon te konsumi i individëve, njerëzit nuk po blejnë dhe nuk po shpenzojnë.

Me afrimin e stinës së verës, aktorët e tregut parashikojnë që euro të mbetet e dobët si rrjedhojë e efekteve sezonale, të prurjeve të shtuara në valutë nga turistët, që tashmë kanë filluar të mbërrijnë dhe më vonë të emigrantëve, që kulmojnë në gusht.

Arsye tjetër që ata listojnë është edhe kërkesa nga bankat tregtare, të cilat edhe pse e rregulluan mënyrën e transferimit të valutës jashtë, përsëri po tërheqin pak valutë nga tregu. Transferimi i parave jashtë vendit është një procedurë normale e bankave, të cilat një pjesë të parave të lira nga depozituesit (euro, dollarë, paund etj.), i vendosin në institucionet financiare jashtë vendit, si formë alternative e investimit dhe për këmbime cash valutore. Ky transferim kryhet fizikisht dhe kjo është një marrëdhënie që bankat e zgjidhin me shoqëritë private të sigurisë fizike.

LEXO EDHE:  Drejt Turqisë me 20 mijë euro me vete/ Kapet gruaja në Rinas

Së fundmi ka qenë ndikimi prej bursave ndërkombëtare ku një euro ka zbritur poshtë nivelit të këmbimit prej 1.12 dollarë.

Ndryshe nga euro, dollari amerikan është forcuar sot në tregun. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një dollar është këmbyer me 109.95 lekë./ Monitor 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Videoja korruptuese te Infektivi/ Berisha: Nuk është as një kafe krahasuar me vjedhjen e qeverisë

Publikuar

-

Nga

Videoja korruptuese te Infektivi/ Berisha: Nuk është as një kafe krahasuar me vjedhjen e qeverisë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas videos që ka qarkulluar në rrjet, ku shihet një qytetare që i jep rryshfet infermieres në mënyrë që kjo e fundit t’i çojë ushqimin familjarit të shtruar me Covid.

Berisha deklaron se kjo video dëshmon aktin e korrupsionit dhe degradimin e plotë të sistemit shëndetësor.

Sipas tij, rryshfeti që qytetarja i ka dhënë infermieres nuk është as një kafe krahasuar me vjedhjen e qeverisë në këtë kohë pandemie.



“Një video që dëshmon aktin e korrupsionit, degradimin e plotë të sistemit shëndetësor nga kreu i tij Edvin Hajduti dhe ndrikull Hajnia që shfrytëzuan pandeminë për të vjedhur miliona euro me tendera me fitues të paracaktuar, blerje materialesh me shumicë dy herë më shtrenjtë për njësi se sa çmimi i tyre me pakicë në farmaci apo tendera për ndërtim rrugësh nga 1,8 milion euro për km që është standarti për zona fushore në 20 milionë euro, pra mbi 10 fishin e çmimit normal. Krahasuar me këto, ajo që është filmuar nuk është as një kafe”, shkruan ish-kreu i qeverisë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident në Tiranë/ Makina përplas të miturin

Publikuar

-

Nga

Makina përplas të riun në Tiranë/ Plagoset 15-vjeçari

Një automjet ka përplasur një këmbësor rreth një orë më parë në Tufinë të Tiranës.

Nga informacionet paraprake, raportohet se i plagosur ka mbetur një 15-vjeçar me iniciale G.N.

I mituri është dërguar me urgjencë në spital, ku po merr shërbimin mjekësor, ndonëse nuk dihet për gjendjen e tij shëndetësore.



“Më datë 13.08.2020, rreth orës 20:40, në Tufinë, mjeti me drejtues shtetasin A.A., ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale G.N., 15 vjeç, i cili u dërgua menjeherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit ndodhet në vëndngjarje”, njofton policia.

LEXO EDHE:  Euro shënon sërish rekord të ulët në tregun vendas/ Zbret afër 130 lekëve

LEXO EDHE:  U kap me mijëra euro të pa deklaruara/ Arrestohet shtetasi francez në Sarandë

Ndërkohë, grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Shifra alarmante në shtetin fqinj/ Konfirmohen 204 raste të reja me Covid, shkon në 221 numri i viktimave

Publikuar

-

Nga

Shifra alarmante në shtetin fqinj/ Konfirmohen 204 raste të reja me Covid, shkon në 221 numri i viktimave

Vijon të mbetet shqetësuese situata e koronavirusit në Greqi.

Autoritetet vendase kanë raportuar për 204 raste të reja të infektuarish me Covid-19 si dhe 5 humbje jetësh në 24 orët e fundit.

Ndërkohë që numri i përgjithshëm i rasteve  ka shkuar në 6381 dhe ai i viktimave në 221.

Aktualisht 22  pacientë trajtohen të intubuar./CNA.al



LEXO EDHE:  Kokainë dhe 60 mijë euro poshtë dyshekut/ Arrestohet 33-vjeçari

 

LEXO EDHE:  Valutat “fundosin” lekun/ Euro rikuperon terren

 

 

LEXO TE PLOTE