LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kërkoni të punësoheni në SHBA?/ Kujdes! Ambasada Amerikane bën njoftimin e rëndësishëm

16 Maj 2019, 07:15, Aktualitet CNA
Kërkoni të punësoheni në SHBA?/ Kujdes! Ambasada Amerikane

Ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë sot një njoftim të rëndësishëm për të gjithë ata shtetas shqiptarë që janë në kërkim të punësimit në SHBA, nëpërmjet vizës EB-3 të imigrimit.

Në një mesazh në faqen zyrtare, Ambasada e SHBA bën apel që të mos bini pre e këshillave të gabuara.

Ambasada thekson se cdo informacion zyrtar e gjeni duke klikuar në këtë link ? www.uscis.gov.

?Jeni në kërkim të punësimit nëpërmjet vizës EB-3 të imigrimit me bazë punësimi në Shtetet e Bashkuara? Ne ju këshillojmë që të përzgjidhni me shumë kujdes këshilluesin tuaj. Mos bini pre e këshillave të gabuara apo çmimeve të larta nga çdo burim. Gjithnjë kërkoni informacion zyrtar në ? www.uscis.gov
Ju duhet të keni aftësitë e kërkuara për vendin e punës, punëdhënësi duhet të dërgojë formularët e kërkuar në Departamentin e Punës dhe USCIS, dhe vetëm më pas NVC do të caktojë takimin tuaj në Sektorin Konsullor. #pyetanen?-thuhet në mesazhin e Ambasadës së SHBA./ CNA.al

Lajmet e fundit nga