“Ju lutem largohuni”/ Alarm për bombë në Tel Aviv, shikuesit e Eurosong të terrorizuar – CNA
Connect with us

Aktualitet

“Ju lutem largohuni”/ Alarm për bombë në Tel Aviv, shikuesit e Eurosong të terrorizuar

Publikuar

-

Një paralajmërim për një sulm terrorist ka frikësuar shikuesit e Eurovizionit në Tel Aviv, Izrael.

Paniku është përhapur nga disa hackera të cilët kanë mundur të ndërhyjnë në faqen e internetit të transmetuesit izraelit “Kan” gjatë natës së parë të gjysmëfinales.

‘Rrezik i sulmeve me bombë! Ju lutemi largohuni! Izraeli nuk është i sigurt’-u shfaqën të shkruara në ekran këto thirrje të shoqëruara me pamje të animuara satelitore të një shpërthimi në qytet.

Sipas Daily Star, përfaqësues të faqes janë shprehur se brenda pak minutash kanë marrë në dorë kontrollin mbi këtë ngjarje duke thënë se kjo është një përpjekje nga Hamasi për të zotëruar këtë transmetim dixhital.

Sonte do të mbahet nata e dytë e gjysmëfinales ku do të performojë dhe këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi./ Cna.al

 

Aktualitet

Ngjarje e rëndë/ Ish-futbollisti vritet pranë shtëpisë së tij

Publikuar

-

Një lajm i hidhur ka goditur sërish botën e futbollit, duke qenë se Marc Batchelor është vrarë pas një sulmi me armë që i është bërë. Ish-mesfushori afrikan, ka mbetur i vdekur në automjetin e tij, pasi është sulmuar nga dy persona të paidentifikuar, të cilët kanë gjuajtur me breshëri plumbash karshi ish-futbollistit duke i sjellë vdekjen e menjëhershme.

Ish-futbollisti po udhëtonte me automjetin e tij për në drejtim të shtëpisë, kur dy persona me një motor, i kanë dalë para duke e qëlluar. Sakaq, policia ka nisur hetimet për ngjarjen duke qenë se nuk bëhet fjalë për një grabitje, por një vrasje me paramendim.

Batçelor kishte debat dhe konflikt edhe te lokali para ngjarjes, ndërkohë që autorët, pasi e kanë qëlluar janë larguar nga vendi i ngjarjes duke mos prekur asgjë për të lënë gjurmë. “Ai u sulmua nga dy persona që po ecnin me motor. Ai ishte duke u larguar nga lokali i tij, kur personat e kanë sulmuar”, u shpreh zëdhënësi për shtyp i policisë.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Fondi Social/ Manastirliu: Më shumë shërbime direkte për grupet vulnerabël

Publikuar

-

By

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu gjatë vizitës në qendrën e zhvillimit në Lushnje deklaroi se bashkitë e vendit do të mbështeten nëpërmjet Fondit Social për ngritjen e shërbimeve të reja sociale dhe direkte për grupet vulnerabël.

“Bashkitë në kuadër të Fondit Social do të kenë mbështetjen e vet financiare apo nëpërmjet aseteve për ngritjen e shërbimeve të reja sociale. Vëmendja jonë është e dedikuar për të patur sa më shumë shërbime gjithëpërfshirëse, shërbime të integruara në mbështetje të këtyre grupeve vulnerabël, që kanë padyshim nevojë për të patur edhe më shumë shërbime cilësore, dhe mbi të gjitha shërbime direkte”, tha ministrja.

Manastirliu ka shpërndarë në Lushnjë karroca me rrota për personat me aftësi të kufizuara, një shërbim që ofrohet falas i financuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
“Shërbimi i ofrimit falas është një tjetër shërbim që financohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nëpërmjet organizatave jofitimprurëse të cilat mundet t’i sigurojnë karroca me rrota për ata persona që kanë më shumë nevojë. Deri më sot janë ofruar për gjatë gjithë shtrirjes së këtij projekti më shumë se 1600 karroca me rrota ta cilat u janë ofruar personave në mosha të ndryshme”, u shpreh Manastirliu.

Stafi i Zyrave Rajonale te Shërbimit Social Shtetëror, është trajnuar nga ekspertë për vlerësim të individualizuar të personave me aftësi të kufizuara që pajisen me karroca me rrota në të gjitha rajonet e vendit. Janë trajnuar dhe çertifikuar 90 administratorë shoqërorë.

Kjo do të mundësojë që në të ardhmen përfaqësuesit e Zyrave Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror dhe fizioterapistët e trajnuar të shërbejnë si burim i specializuar për të ofruar shërbimin e karrocave me rrota në çdo rajon të vendit.​

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Pas takimit me Metën/ Basha takim urgjent me aleatët

Publikuar

-

By

Lulzim Basha pas takimit me aleatet ku u vendos per djegien e mandateve

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një takim me presidentin Ilir Meta.

Mësohet se takimi në Presidencë mes kreut të shtetit dhe kreut të opozitës, zgjati rreth 40 minuta.

Ndërkohë, burimet bëjnë të ditur se pas këtij takimi, Basha ka mbledhur me urgjencë aleatët në selinë blu./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending