“Jemi bashkë në këtë sfidë”/ Jonida Maliqi jep mesazhin për shqiptarët – CNA
Connect with us

Kryesore Show Biz

“Jemi bashkë në këtë sfidë”/ Jonida Maliqi jep mesazhin për shqiptarët

Publikuar

-

Sonte në gjysmëfinalen e dytë të Eurovizion do të performojë këngëtarja Jonida Maliqi e cila përfaqëson Shqipërinë në këtë festival.

Vetëm pak orë para performancës Jonida iu ka përcjellë të gjithë shqiptarëve një mesazh dhe iu ka bërë një kërkesë.

Nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Instagram këngëtarja ka falenderuar të gjithë fansat e saj për mbështetjen dhe iu ka kërkuar të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen të votojnë për Shqipërinë.

“Sot është mbrëmja për të cilën kam, kemi punuar me shumë dashuri. Që nga emocionet e para të dhjetorit e deri në këto çaste, jam rrethuar si kurrë më parë me energjinë e një publiku të jashtëzakonshëm që përkrahu, mbështeti dhe këndoi me muaj të tërë shqip ‘Ktheju Tokës’.

Për pak orë ngjitem në skenën e ‘Eurovision’, aty ku miliona zemra ngrihen peshë. Nëse mundeni dhe do ndiqni festivalin, ju ftoj të votoni Shqipërinë në numrin 14. Jemi bashkë në këtë sfidë, unë me fuqinë e shpirtit tim, ju me televotimin. Ju dua. Paçim fat”.

Aktualitet

Tronditëse/ 21 vjeçari vret të dashurën dhe publikon trupin e saj në rrjetet sociale

Publikuar

-

Një ngjarje e rëndë në New York ka tronditur opinionin publik ku një 21-vjeçar i quajtur, Andrew Clarck ka vrarë të dashurën e tij 17-vjeçare dhe trupin e saj të vdekur e ka publikuar në rrjetet sociale.

17-vjeçarja e quajtur Bianca Devins ishte mjaft e njohur në New York për shkak të stilit të saj të veçantë.Pas ngjarjes tragjike Andrew ka tentuar të vrasë edhe veten, por u shpëtua nga autoritetet vendase.

Trupi i pajetë i Bianca u gjend nga kalimtarët, jashtë makinës së saj, pasi fotot e 17-vjeçares u bënë virale në internet.

Mediat e huaja raportojnë se Bianca dhe Andrew ishin parë duke debatuar në rrugë para se ngjarja e rëndë të ndodhte.

Burimi:https://edition.cnn.com/2019/07/15/us/bianca-devins-discord-death-trnd/index.html

 

 

 

LEXO TE PLOTE

Kryesore Show Biz

Kërkohet nga shtëpitë më të mëdha diskografike/ Këngëtari shqiptar promovon Shqipërinë në klipin e tij

Publikuar

-

Këngëtari shqiptaro-amerikan Big Cruz është një nga emrat më të rinj të tregut muzikor. Edhe pse që në moshë të vogël ka emigruar jashtë Shqipërisë, nuk e ka harruar kurrë vendlindjen e tij.

Big Cruz është rikthyer në Shqipëri për të xhiruar klipin e këngës më të re të tij në bregdetin e jugut. Ka zgjedhur pikërisht vendin e tij për ta promovuar kudo nëpër botë.

Pas përfundimit të xhirimeve ai është larguar sërish për në Amerikë ku po shqyrton edhe ofertat që po i jepen nga kompanitë e mëdha muzikore në botë.

Aktualisht janë 3 kompani muzikore botërore që presin ta marrin në menaxhim artistin shqiptar. Një prej tyre është “Roc Nation” kompania e cila drejtohet nga Jay Z. Tjetra është “Universal Music Group, Republic Records” kompania që ka në menaxhim Justin Bieber, Rihann-en, Lady Gaga e sbumë artustë të tjerë. Ndërsa “Warner Brothers Music Group” është në pritje të një përgjigjeje pozitive nga ana e Big.

LEXO TE PLOTE

Kryesore Show Biz

Morena Taraku publikon këngën më të re/ Reagon këngëtari me famë botërore

Publikuar

-

Këngëtarja nga Kosova, Morena Taraku, ditën  e djeshme ka publikuar kënëgn e saj më të re të titulluar “Swag”.

Në tekstin e këngës flitej për jetën luksoze që bën këngëtarja si dhe thumbonte koleget e saj.

Të shumtë janë ata që e kanë pëlqyer dhe e kanë klikuar këngën. Një ndër ta ishte dhe këngëtari me famë botërore Jason Derulo, i cili duket se e ka pëlqyer shumë këngën e Morenës pasi ka lënë në koment dy “emoji flakë”.

Le të kujtojmë se prej vitesh këngëtarja është zhvendosur dhe jeton në Turqi, ku është vlerësuar edhe me çmime në disa evente të rëndësishme muzikore.

 

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending