Connect with Us

Homoseksualiteti është sëmundje e lindur, apo një mëkat i neveritshëm?

Aktualitet

Homoseksualiteti është sëmundje e lindur, apo një mëkat i neveritshëm?

Publikuar

-

 17 maj është caktuar si dita ndërkombëtare e grupeve LGBT ku grupime gei, lesbikesh, baiseksualësh dhe transeksualësh, mblidhen dhe performojnë publikisht devijacionin e tyre seksual. Sa herë shohim të tilla parada paradoksale, pasi orientim seksual është personal, intim dhe jo publik, lind pyetja që do patjetër një përgjigje: Homoseksualiteti është sëmundje e lindur, apo është një mëkat i neveritshëm?

Homoseksualiteti është trajtuar në klinikat psikiatrike si sëmundje e shëndetit mendor, ose si diçka e lindur që transmetohej gjenetikisht, por zhvillimi i shkencës së mjekësisë solli rezultate krejt të ndryshme, se homoseksualiteti nuk është as sëmundje apo diçka e trashëguar, kështu që terapia konvertuese me injektimin e hormoneve edhe me çdo mënyre klinike, ishte krejtësisht e padobishme.

Në vitet 1990-1992 klasifikimi ndërkombëtar i homoseksualitetit si sëmundje mendore hiqet nga shoqata e psikiatërve. Dr. Dean Hamer, një prej gjeneticienëve më të mëdhenj në botë, aktivist gei dhe vetë gei thotë: “Nuk mund të thuhet se ka një gen gei”.

Pavarsisht rezultateve dhe debateve të ekspertëve, ende nuk ka një teori shkencore të përbashkët, që të tregojë origjinën dhe shkaqet e homoseksualitetit si deviacion seksual.

Shkenca e mjeksisë vërtet nuk mund të japë një përgjigje mbi origjinën dhe shkakun e homoseksualitetit, sepse homoseksualiteti nuk është vetëm një problem i instiktit seksual të trupit, por më shumë është problem shpirtëror. Prandaj për t’iu përgjigjur pyetjes se cili është shkaku i këtij deviacioni seksual, duhet t’i drejtohemi shkencës së teologjisë, që pa e tepruar, është shkenca e shkencave, sepse me shqisën e gjashtë të besimit egzaminon dhe jep terapinë e sëmundjeve shpirtërore, që janë dhe shkaku i sëmundjeve trupore.

Sipas teologjisë së krishterë, e cila mbështetet në Shkrimin e Shenjtë (Bibla), homoseksualiteti është mëkat si çdo mëkat tjetër, vrasja, vjedhja, kurvëria, gënjeshtra, etj. Por ndryshe nga mëkatet e tjera, homoseksealiteti është cilësuar nga drejtësia Hyjnore i neveritshëm dhe i dënueshëm pa tolerance, këtë e shohim te libri i Levetikut, ku thuhet se: “Në qoftëse dikush ka marrëdhënie seksuale me një burrë, ashtu si ato që bëhen me një grua, që të dy kanë kryer një degjenerim të neveritshëm, do të dënohen pa tjetër me vdekje; gjaku i tyre do të bjerë mbi ta” (Levetiku 20:13)

Zoti e quan mëkatin e homoseksualitetin të neveritshëm, sepse është kundër instiktit natyror të riprodhimit (mashkull dhe femër), instikt edhe rregull ky i gjendur në të gjithë krijesën që riprodhohet seksualisht, si tek njeriu, kafshët madje dhe tek bimët.

Për të kuptuar më mirë se cfarë është ky mëkat i neveritshëm i cili është një keq përdorim dhe deviacion i instiktit seksual, duhet të sqarojmë deri diku se çfarë është mëkati në vetëvete. Në hebraisht në gjuhën që u shkruajt në fillim Bibla, fjala që korespondon me mëkatin është: “HATATH” dhe në greqisht që u përkthye Bibla, quhet “AMARTIA”. Të dyja këto fjalë kanë të njëjtin kuptim, që do të thotë dështimin në përpjekjen për të arritur qëllimin e caktuar, ose humbja e rrugës për ku është drejtuar krijesa njerëzore, në ngjashmërinë me Perëndinë. Mëkat quhet çdo mendim, fjalë, apo veprim i njeriut që vjen nga egoizmi, krenaria, lakmia dhe çon në rebelimin ndaj Krijuesit dhe në rënie nga rregulli i rendit të krijimit.

Virusin e mëkatit e solli midis njerëzve djalli, një ëngjëll i rrëzuar nga parajsa qiellore. Njerëzit u krijuan që në fillim nga Perëndia mashkull dhe femër në marrëdhënie heteroseksuale, por pa pasion: “Kështu Perëndia krijoi njeriun. Ai krijoi mashkullin e femren. Dhe Perëndia i bekoi dhe u tha atyre: “Të jeni të frytshëm dhe shumëzohuni” […] Dhe buri e gruaja ishin që të dy lakuriq dhe nuk kishin turp prej kësaj” (Zbulesa 1: 27 – 28:2 -25).

Mbasi çifti i njerëzve dëgjuan propozimin e djallit për rebelim që të hanin frutin e ndaluar nga Zoti: “mos ha nga pema e njohjes së të mirës edhe të së kreqes, sepse ditën që do të hash prej saj, ke për të vdekur me siguri” (Zanafilla 2:16–17). Atëhere gjarpri i tha gruas: “Ju skeni për të vdekur aspak; por Perëndia e di që ditën që do të hani, sytë tuaj do të hapen dhe do të jeni në gjendje si Perëndia të njihni të mirën nga e keqja” (Zbulesa 3:4-5), tek njerëzit u shfaq epshi. Kjo një ndjesi e turpshme dhe e sikletshme të paprovuar më parë: “Atëherë u hapën sytë e tyre dhe panë që ishin lakuriq; kështu ata qepën gjethe fiku dhe bënë breza për t’u mbuluar” (Zanafilla 3:7).

Mëkati i rebelimit që solli ndarjen e njerëzve nga Zoti i Dashurisë, futi tek njerëzit edhe ndarjen midis tyre dhe që prej atij momenti e tutje, marrëdhëniet seksuale që ishin një mundësi për shoqëri intime deri në bashkimin unik në një mish, siç tha vetë Zoti: “Burri do braktisë babanë edhe nënën e tij edhe do bashkohet me gruan e tij, dhe do jenë një mish i vetëm” (Zbulesa 2:24), do të ishin të turbullta, sepse mëkati futi dëshirën e zotërimit egoist që është epshi. Shtytja seksuale e karakterizuar nga ekstraversioni është turbulluar nga lëvizje e introversionit, ku në vend që personi të kthehet tek tjetri, ndrydhet në vetvete.

Mos menaxhimi i mirë i epshit i drejtoi njerzit gradualisht nga një marrdhënie heteroseksuale monogamike, në marrëdhënje poligamike: “dhe Lameku mori dy gra” (Zanafilla 4:19) dhe pastaj përtej natyrës deri në perversion, sa njeriu humbi të qënit një qenie shpirtërore edhe u bë vetëm mish: “Dhe Zoti tha: Fryma ime nuk do të hahet gjithnjë me njeriun, sepse në shthurjen e tij nuk është gjë tjetër, përveçse mish” (Zanafilla 6:3).

Djalli dhe demonët që janë shkaktarë të mëkatit fillestar (stërgjyshor) edhe të çdo mëkati tjetër, në fillim veprojnë tek njerëzit me anën e mendimeve ndërhyrëse, që cilësohen si farat e mëkatit në psiqikën njerëzore. Këto mendime tunduese mbillen në psiqikën njerëzore të ndihmuar edhe nga shqisat. Kur mendimi tundues, që vjen nga shikimi, dëgjimi, prekja, apo fantazia, lejohet të mbillet në mendje e cila është syri i shpirti, atëherë ai zbret në zemrën, tek selia e shpirtit. Organi ku mëkati trasmetohet nga shpirti tek trupi është zemra, dmth zemra nga njëra anë është organ jetik i trupit dhe nga ana tjetër qëndra e egzistencës sonë, brenda të cilës bëhet bashkimi ynë me Perëndinë ose me djallin. Prandaj Zoti Jisu Krishti mësonte: “Sepse nga zemra dalin mendimet e liga, vrasjet, kurorëshjeljet, kurvëria, vjedhjet, dëshmitë e rreme, blasfemitë, këto janë gjëra që e ndotin njeriun” (Mateu 15:19). Mëkati pastaj robëron dëshirën edhe vullnetin dhe me anën e sistemit nervor fillon të shfaqet në gjymtyrët e trupit. Kur trupi e kryen mëkatin, atëhere mëkati materializohet si një vepër mëkatare.Ky është parimi se si fillon edhe kryet çdo mëkat, gjë që vlen edhe për mëkatin e homoseksualitetit.

Të gjithë njerëzit janë pre e mendimeve hyrëse tunduese nga demonët edhe këto tundime fillojnë që në fëmijëri. Në fillim të jetës fëmijnore dhe adoleshente, meqënëse njeriu nuk e ka kryer mëkatin si veprim, reziston përballë tundimit, ndjen turp, nuk e pranon menjëherë, përpiqet ta luftojë, sepse ka vrasje të ndërgjegjes, e cila është zëri i Zotit brënda psiqikës sonë dhe na thotë “mos mëkato”, ashtu siç i foli dhe Kainit që tundohej të vriste vëllain e tij, Abelin: “Mëkati po të ruan tek porta dhe dëshirat e tij drejtohen drejt teje, por ti duhet ta sundosh.” (Zanafilla 4:7).

Kur mëkati i ekspozuar që në fëmijëri, jo vetëm në mëndje por edhe me pamje, biseda apo rethana tunduese, lë gjurmë në subkoshiencën tonë edhe bëhet material për tundimin, i cili forcohet edhe bëhet i papërballueshëm me kalimin e kohës, ashtu si virusi fiton terren mbi sistemin imunitar të trupit. Ndaj dhe fëmijët që rriten në mjedise jo të moralshme, me prindër të papërgjegjshëm, apo me shoqëri të pa moralshme dhe abuzuese, janë më të riskuar që të mëkatojnë shumë më shpejt.  Duke qenë të paaftë psikologjikisht për të dalluar të mirën nga e keqja, kësaj moshe delikate mëkati iu duket si diçka e natyrshme dhe i nështrohen e atij. Çdo njeri para se të mëkatojë, edhe në mëkatin e homoseksualitetit edhe çdo perversioni, ka kaluar nga gjendje të tilla tunduese në këtë moshë para se të rrëzohet.Prandaj grupet LGBT janë të interesuara për këtë moshë.

Kur mëkati kryhet disa herë dhe nuk parandalohet, atëhere ai kthehet në pasion që të skllavëron, prandaj Shën Makario i Egjiptit (300-391) thotë: “Mëkati nuk është gjë tjetër vëçse takimi i shpirtit me diçka të huaj, që vjen në shpirt me gjithë mekanizmat dhe vepron me me pasionet” dhe shton se: “Thurja e shpirtit me mëkatin arrin në një bashkim të tillë, saqë njeriu është i paaftë t’i ndajë. Shpirti i njeriut avash avash formohet sipas ikonës së mëkatit edhe vepron vetëm sipas tundimit dhe kthehet në mish, si një kafshë istiktive. Ai bëhet lodër e demonëve edhe vepron si duan ata, pavarsisht se njeriu mendon se është vetvetja”.

Karakteristika e mëkatit është se ai nuk mbetet vetëm tek mëkatari, por përhapet edhe tek të tjerët, duke u bërë në këtë mënyrë “kolektiv” dhe kjo ndodh për dy arsye,së pari mëkati është si një virus që përhapet nga prindrit tek fëmijët edhe tek të afërmit që imitojnë njëri-tjetrin dhe së dyti, mëkatarin që e vret ndërgjegjja, por që nuk do të pendohet e të ndryshojë, sepse është i robëruar nga pasioni, kërkon që mëkati i tij të bëhet kolektiv, sepse sipas tij kur mëkati bëhet kolektiv, ai nuk mund të quhet më i tillë edhe kështu justifikon rënien e tij. Në këtë rast njeriu bëhet si demonët, të cilët ranë nga Pararjsa Qiellore dhe nuk deshën të ngrihen më me pendim dhe përulësi.

LEXO EDHE:  Specialistët japin alarmin/ Ja rreziku që vjen nga buka

Pavarsisht se njerëzit duan ta justifikojnë mëkatin dhe zakonet e tyre të liga duan t’i ligjërojnë dhe përgjithësojnë, Zoti i Shejntë nuk pajtohet kurrë me mëkatin, sepse mëkati është kundër shejntërisë së tij dhe gjë e huaj në veprën e madhe të krijimit, që në thelb është i mirë. Perëndia e lufton mëkatin që gjendet tek mëkatari, ashtu si mjeku sëmundjen tek pacienti dhe që mëkati të mos bëhët kolektiv dhe të trasmetohet në brezat e tjerë të degëzimit njerëzor, ndërhyn ashtu si bujku që krasit degët e thara dhe të infektuara pemës. Tek Dekalogu, porosia II na thuhet: “Unë jam një Perëndi që dënon padrejtësinë e etërve mbi fëmijët e tyre deri në brezin e tretë edhe të katërt për ata që më urrejnë” (Eksodi 20:5), ose siç u thoshte profeti Joan Pagëzori turmave: “Dhe tashmë sopata u vu në rrënjë të pemëve; çdo pemë që nuk jep fryt të mirë do të pritet edhe do të hidhet në zjarr” (Luka 8:9).

Homoseksualiteti është një gjëndje mallkimi, vula e turpit për mëkatarët e papenduar, të cilët i rebelohen pa kthim Krijuesit dhe Zotit të tyre: “Sepse zemërimi i Perëndisë zbulohet nga qielli për çdo pabesi e padrejtësi të njerëzve, që mbysin të vërtetën në padrejtësi… Sepse, megjithëse e njohën Perëndinë, nuk e përlëvduan, as e falënderuan si Perëndi, përkundrazi u bënë të pamend në arsyetimet e tyre dhe zemra e tyre pa gjykim u errësua. Prandaj Perëndia i dorëzoi ata në pasione të ulëta, sepse edhe gratë e tyre i shndërruan marrëdhëniet natyrore në atë që është kundër natyrës. Në të njëjtën mënyrë burrat, duke lënë marrëdhëniet e natyrshme me gruan, u ndezën në epshin e tyre për njëri-tjetrin, duke kryer akte të pandershme burra me burra, duke marrë në vetvete shpagimin e duhur për gabimin e tyre.” (Romakëve1:18, 21, 24, 27).

Mëkati i homoseksualitetit dhe të gjitha perversionet, janë shenja se brezi ka kaluar çdo limit të durimit të Perëndisë edhe e nxit të ndërhyjë me qortim shëmbullor, ashtu si ndërhyri ndaj banorëve të Sodomës edhe Gomorës, 2000 vjet pr.K:“Atëherë Zoti bëri që nga qielli të binte squfur dhe zjarr mbi Sodomën dhe Gomorën, nga ana e Zotit. Kështu ai shkatërroi ato qytete, tërë fushën, tërë banorët e qytetit e gjithçka mbinte mbi tokën” (Zanafilla 19:24-25).

Në vëndin ku kanë qënë këto dy qytete perverse, sot shtrihet Deti i Vdekur, që ka një përmbajtje të madhe squfuri, prandaj asnjë gjallesë nuk mund të jetojë në atë. Ky vend i frikshëm, ikona e vdekjes kolektive, është lënë për gjithë brezat si shëmbull se si përfundojnë ata njerëz dhe qytete që përligjin mëkatin e neveritshëm të homoseksualitetit. Ky do të jetë edhe fundi tragjik i brezit të fundit, që si sodomitët do ta përligjin homoseksualitetin, sepse Zoti Jisu Krishti ka parathënë: “Dhe njerëzit në kohën e fundit do të jenë si në kohën e Sodomës dhe Gomorrës” (Luka 17:28) Kjo profetësi siç po e shikojmë po ndodl me të vërtetë në këtë brez të pabesë, sepse Krishti ka paralajmëruar: “Qielli dhe Toka do të shkojnë, por fjalët e mia nuk do të shkojnë” (Mattheu 24:35).

Por pavarsisht bashkimit të shpirti me mëkatin, përsëri shpirti dhe mëkati ruajnë karakterin edhe natyrat e tyre. Ndryshimet midis shpirtit dhe mëkatit nuk humbasin, por mëkati banon në të si një trup tjetër, si diçka e huaj, si një parazit. Një tjetër karekteristikë e mëkatit është se ai nuk ka esencë. Mëkati nuk mund të bashkohet kurrë absolutisht me shpirtin, thjesht bashkëjeton me shpirtin si, psh: vaji me ujin, prandaj çdo kush që mëkaton nuk ndihet mirë. Mëkatari ka vrasje ndërgjegje, një barrë që i peshon çdo ditë në zemrën e tij edhe s’është i lumtur ose i përmbushur. Shpirit i tij është i uritur sepse mëkati nuk ngop, pasi ai nuk ka esencë. Por edhe pse mëkati nuk të ngop shpirtërisht dhe njeriu e di në vetvete se po gabon, përsëri ai mëkaton. Kjo ndodh sepse shpirti, vullneti, mendja, ndjenjat, shqisat dhe trupi, janë në prangat e mëkatit dhe drejtohen nga demonët, kjo është skllavëria e mëkatit, ashtu si e trajton edhe apostull Pavli gjëndjen e tij të dyzuar para se të besonte tek Krishti: “Unë pra gjej këtë ligj, se kur dua të bëj të mirën, gjendet tek unë e liga, sepse unë, sipas njeriut të brendshëm, ngazëllehem në ligjin e Perëndisë. Por shoh një tjetër ligj në gjymtyrët e trupit tim që lufton kundër ligjit të mendjes sime, edhe më skllavëron në ligjin e mëkatit që është në gjymtyrët e trupit tim” (Romakeve 7:21-23).

Madje mëkati ndikon në të gjithë mënyrën e jetesës së mëkatarit si individ, por edhe si shoqëri, në mënyrën sesi mendon, si jeton, në art, kulturë, filozofi, shkencë dhe fe, gjithshka është e përlyer me mëkatin. Njeriu mëkatar mendon se është i lirë, por ai ndodhet në një rreth vicioz, ku siç thamë ai dëshiron të bëjë diçka të mire pë vete edhe bën të kundërtën, të keqen që e dëmton, prandaj mëkatarët kanë një lodhje mendore, vrasje ndërgjegjeje, hidhërim në shpirt, sëmundje në trup dhe vdekje të shpejtë.  Mëkati e bën njeriun jo vetëm fajtor, por edhe armik të Perëndisë, sepse bashkohet me demonët që e urrejnë pa shkak Zotin, kështu ku do që të jetë ai nuk është në paqe, por plot frikë edhe ankth, si gjendja e demonëve.

Perëndia është drejtësi dhe kërkon ndëshkimin e mëkatit, por edhe dashuri edhe nuk do vdjekjen e mëkatarit, por do të mbetet edhe të jetë gjallë. E gjithë kjo kontraditë në dukje e pazgjidhur, është zgjidhur nga vetë Perëndia: “Sepse Pertëndia aq shumë e deshi botën sa dha Birin e Tij të Vetëlimdur që kush do që beson në të të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetëshme. Sepse Perëndia nuk e dërgoi të Birin e vet në botë që ta gjykojë botën, por bota të shpëtojë me anën e atij” (Joani 3:16-17). Prandaj Vetëm në Krishtin bëhet e mundur falja e mëkateve, sepse vetëm ai u flijua vullnetarisht për mëkatarin, duke derdhur gjakun e tij si shpagim të mëkateve si: “Qingji i Perrëndisë që ngre mëkatin e botës” (Joani 1:29), sepse mëkati lahet me gjak, se tek gjaku është jeta e njeriut.( Heb. 9-23; Lev. 17-11) Vetëm kështu çdo njeri ka mundësi që t’i falet mëkati dhe të lirohet nga pasioni dhe të rikthehet në gjendjen e tij natyrale para se të mëkatonte. Çdo terapi tjetër është e pavlefshme; është njësoj të pretendosh se mund ta shërosh plagën e kancerit duke e lyer nga jasht më jodio.

Krishti është miku i mëkatarëve dhe mjeku për të sëmurët, i Cili vazhdon dhe u thërret mëkatarëve: “Pendohuni dhe besoni në Ungjillin” (Marku 1:15). Zoti Jisu Krisht nëpërmjet Kishës së Tij, që është një klinikë shpirtërore dhe me anën e mistereve të shejnta, si Pagëzimi që fal çdo mëkat të trashëguar dhe personal dhe e bashkon njeriun me Krishtin: “Sepse të gjithë ju që jeni pagëzuar në Krishtin, Krishtin keni veshur.”(Galatasve 3:27), ose Pendim-Rrëfimi, me anë të të cilit falen mëkatet e bëra me dashje ose pa dashje mbas pagëzimit: “Rrëfeni fajet njeri tjetrit dhe lutuni për njeri tjetrin” (Jakobi 5:16), shpëton çdo mëkatar edhe ata që u rrëzuan në mëkatin e neveritshëm të homoseksualitetit: “Sepse ajo që është e pamundur për njerëzit është e mundur për Perëndinë” (Luka 18:27). Apostull Pavli u thotë korinthasve të shquar për degjenerimin e tyre pagan deri në perversion: “Dhe të tillë ishit disa nga ju; por u latë, por u shenjtëruat, por u shfajësuat në emër të Zotit Jisu me anë të Frymës së Perëndisë sonë” (1 Korinthasve 6:9-11).

Si përfundim Kisha Orthodhokse duke dashur mëkatarin dhe duke urryer mëkatin, e shikon dhe ekzaminon homoseksualitetin dhe çdo devijim seksual jo si sëmundje mendore ose gjenetike që ka nevojë për terapi mjekësore, por si sëmundje që vjen nga mëkati, ashtu siç janë edhe mëkatet e tjera: vjedhja, gënjeshtra, vrasja, kurvëria, tradhëtia bashkëshortore, lakmia etj, duke qenë simptomat e natyrës së rënë të njeriut, i cili kontrollohet nga instiktiktet shtazore të frymëzuara nga djalli dhe demonët. Kisha me dashurinë dhe të vërtetën, i mban dyert hapur për të gjithë mëkatarët, për t’ju dhënë falas në emër të Krishtit faljen e mëkateve dhe shërimin e shpirtit dhe trupit, që vuajnë nga pasojat e mëkatit.

Por ai që mbetet në mëkat dhe nuk do të shpëtojë nga barra e tij e rëndë, mban mbi vete përjetësisht zëmërimin e Perëndisë edhe në këtë jetë por edhe në tjetrën.  Ata që nuk pendohen do jenë të dënuar përjetësisht: “Mos u gënjeni: as kurvarët, as idhujtarët, as shkelësit e kurorës, as të zhburrëruarit, as homoseksualët … nuk do të trashëgojnë Mbretërinë e Perëndisë” (1 Korinthasve 6:9). “Do të kenë pjesën e tyre në liqenin që digjet me zjarr dhe squfur, që është vdekja e dytë” (Zbulesa 21:8).

 

 Miron Çako.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  5 sëmundjet që do jenë shkaktarët e vdekjeve në dekadat e ardhshme

LEXO EDHE:  Të sëmurë nga xhelozia/ Këto shenja të horoskopit do t'ua bëjnë jetën ferr

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Mamaja kalon orë duke pikturuar në kokën e vajzës/ Rezultati është kaq i bukur

LEXO EDHE:  Kujdes! Ja çfarë sëmundjesh ju shkakton gjumi i tepërt

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: