LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Homazhe për Major Tanushin/ Meta ngushëllon familjen

16 Maj 2019, 09:27, Aktualitet CNA
Homazhe për Major Tanushin/ Meta ngushëllon familjen

Presidenti Ilir Meta, i ka shprehur ngushëllime të thella familjes së Dëshmorit të Atdheut, Major Tanushit,  për humbjen e njeriut të tyre të dashur. Meta ka thënë se humbja e Major Tanushit la pas një dhimbje të madhe duke treguar përulje dhe respekt për figurën e tij.

Postimi i plotë i Metës

Rënia në krye të detyrës e Dëshmorit të Atdheut, Major Klodian Tanushi la pas një dhimbje të madhe.
Me mirënjohje e respekt u përula sot me nderim të thellë para Tij, për sakrificën sublime dhe kontributin e çmuar që la pas, për patriotizmin, trimërinë dhe ndjenjën e lartë të përgjegjësisë, që dëshmoi mbi 20 vite në Forcat e Armatosura, si dhe gjatë drejtimit të Kontingjentit ushtarak shqiptar në misionin e NATO-s në Letoni.
Në këtë ditë të vështirë, ndaj dhimbjen e ngushëllimet më të sinqerta me nënën, babain, bashkëshorten, tre fëmijët e shtrenjtë dhe ushtarakët shqiptarë, për këtë humbje të pazëvendësueshme.
Lamtumirë Major Klodian Tanushi! Kujtimi yt do të mbetet i paharruar!/ CNA.al

Lajmet e fundit nga