LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hapja e negociatave/ Rudina Hajdari bën lëvizjen e radhës

16 Maj 2019, 09:33, Aktualitet CNA
Hapja e negociatave/ Rudina Hajdari bën lëvizjen e radhës

Muaji Qershor është i rëndësishëm për Shqipërinë pasi pritet një një përgjigje nga Komisioni Evropian për hapjen e negociatave.

Deputetja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari e cila njëherësh edhe kryetare e Komisionit për Integrimin Europian, së bashku me deputeten socialiste Mirela Kumbaro po zhvillojnë një vizitë zyrtare në Francë.

Raportohet në fokus të kësaj vizite është integrimi i Shqipërisë Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Hajdari ka konfirmuar se në të gjitha takimet e zhvilluara deri më tani në Evropë është marrë mbështetja e plotë për hapjen e negociatave.

“Gjatë takimeve u diskutua mbi procesin e integrimit Evropian te Shqipërise dhe mundesisë se hapjes se negociatave me Bashkimin Evropian. Ne te gjitha takimet u mor mbeshtetja e plotë për hapjen e negociatave si dhe u konsiderua i rendesishëm bashkepunimi në fushën sigurisë si dhe ne fusha të tjera të përbashkëta”, ka shkruar Hajdari./CNA.al

 

 

Lajmet e fundit nga