Fushta elektorale/ Rama mbledh kandidatët për kryebashkiak – CNA
Connect with us

Aktualitet

Fushta elektorale/ Rama mbledh kandidatët për kryebashkiak

Publikuar

-

Pak ditë para nisjes së fushatës elektorale, kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim me kandidatët e Aleancës për Shqipërinë Europiane.

Mësohet se takimi do të mbahet në orën 11 në selinë e Partisë Socialiste.

61 kandidatët u zyrtarizuan në mbledhjen e Kryesisë së 11 majit./CNA.al

 

 

Aktualitet

Kapriçot e motit/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

Publikuar

-

By

Moti për ditën e sotme do të jetë me kthjellime në ultësirën Perëndimore dhe vranësira mesatare në Juglindje ku do të dhe rreshje shiu të izoluara.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 20 / 28 °C
në vendet e ulëta: 17 / 31 °C
në vendet malore: 12 / 20 °C

LEXO EDHE:  Nga Mitro Çela/ Dora e Zotit në sup të Ramës

Era do të  jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi  8- 10 m/sek në bregdet. Valëzimi  i forcës 34 me lartësi vale 0,5–1,0  metër në det të hapur.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Shqiptarët po ikin edhe si të punësuar/ Kryeson Gjermania, trend dhe Malta  

Publikuar

-

By

Tashmë jo vetëm si azilantë, shqiptarët po ikin edhe si të punësuar. Gjatë 2018-s janë dhënë 9,288 leje qëndrimi nga vendet e Bashkimit Europian për arsye punësimi, me një rritje prej 65% në krahasim me një vit më parë, sipas Eurostat. Lejet e qëndrimi për arsye punësimi përbëjnë rreth 15% të totalit të lejeve të dhëna për qytetarët shqiptarët. Numri i lejeve të qëndrimit mund të jetë edhe më i lartë pasi jo të gjithë shtete anëtare të Bashkimit Europian i kanë raportuar ato për vitin 2018.

Në 2017-n sipas të dhënave të Eurostat u lëshuan për shqiptarët rreth 5622 leje qëndrimi për të njëjtën arsye.  Prej vitit 2015 numri i shqiptarëve që janë pajisur me leje qëndrimi për punë ka qenë në rritje. Kompanitë që operojnë në Bashkimin Europian po punësojnë gjithnjë e më shumë të rinj nga grup-profesione të ndryshme që vijnë nga vendet e juglindjes, ndër të cilat edhe Shqipëria.

Në fillim pati një tërheqje burimeve njerëzore që operonin në sektorin e përkujdesjes shëndetësore, si mjekët dhe infermierët. Por vitet e fundit po kërkohen edhe profesionistë të rinj që kanë mbaruar studimet për teknologji informacioni.

Pjesa më e madhe e lejeve të qëndrimit për arsye punësimi janë dhënë nga Gjermania. Vetëm gjatë 2018-s shteti gjerman pajisi me leje qëndrimi për punë mbi 3500 shtetas shqiptarë, gati dy herë më shumë se një vit më parë. Në 2017-n u lëshuan 1790 leje qëndrimi për të njëjtën arsye. Lejet e qëndrimit për punë kanë qenë në rritje prej 2014-s, ku u dhanë vetëm 126 leje qëndrimi, në 2015-n u lëshuan 57 leje qëndrimi, ndërsa në 2016 numri i tyre kërceu në 772 leje.

LEXO EDHE:  Basha vijon me 30 qershorin/ “S’ka ndodhur kurrë në 3 dekada”

Pas Gjermanisë, vendet që kanë numrin më të lartë të lejeve të qëndrimi për arsye punësimi janë Italia me 1675 leje të dhëna, Greqia me 1635 leje dhe Kroacia me 1072.

Për 2018-n vihet re se Malta është trendi i ri si destinacion për punësimin e shqiptarëve. Në vitin 2018 shteti ishullor dha 468 leje të reja qëndrimi për arsye punësimi për shqiptarët, nga 161 që kishte dhënë një vit më parë.

Në Francë janë shënuar 181 leje qëndrimi të dhëna për punë, 178 leje në Hungari dhe 83 leje në Çeki. Ndërkohë që vende si Suedia ende nuk kanë raportuar lejet që kanë lëshuar në 2018-n për arsye punësimi. Një vit më parë shteti nordik kishte dhënë 384 leje për këtë qëllim, kurse në 2016-n u regjistruan 228 leje, duke qenë kështu një tjetër destinacion popullor për krahun e punës në lëvizje nga Shqipëria./ Monitor

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Horoskopi i ditës, 17  korrik 2019

Publikuar

-

By

DASHI 21. mars – 20. prill

Sektori i dashurisë për ju qe jeni ne një lidhje do jete goxha i trazuar sot. Shpesh do futeni ne debate te ashpra me atë qe keni ne krah. Për beqaret do jete një dite goxha stimuluese. Gjërat për ta do fillojnë te ndryshojnë ashti si i kishin menduar. Financat do kërkojnë pak me shume përkujdes. Pranojeni pa nguruar ndihmën e te afërmve sepse do keni vërtet nevoje.

DEMI 21. prill – 21. maj

Dita e sotme do jete me e bukur dhe me më shume ngjyra për ju te dashuruarit. Mund te merren edhe vendime te rëndësishme lidhur me disa plane qe keni filluar te bëni. Beqaret do mendojnë me shume për dashurinë dhe do i shtojnë përpjekjet për te gjetur princin e kaltër. Ne planin financiar do i zgjidhni edhe disa probleme te vogla qe keni pasur me pare. Ne mbrëmje do jeni me te qete.

BINJAKET 22. maj – 21. qershor

Dite ideale do jete kjo e sotmja për te gjithë ju qe keni një lidhje. Saturni do jete planeti qe do ju mbështesë fort dhe do ua beje gjerat shume me te lehta. Beqaret duhet te mendohen dy here para se te bëjnë deklarata sepse jo gjithçka është ashtu si duket ne pamje te pare. Ne planin financiar ka ardhur koha te merreni me shume me menaxhimin ne mënyrë qe ta mbani situatën nen kontroll.

GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik

Më ne fund pas një periudhe disi delikate, sot do merreni vesh me mire me partnerin dhe do buzëqeshni here pas here. Zemra do rrahe edhe me fort ne dosa momente. Beqaret do kalojnë momente vërtet sublime pranë një personi qe nuk e kishin pare ndonjëherë me pare. Buxheti do jete disi me delikat dhe do ju duhet te merrni disa hua për t’ia dale mbanë.

LUANI 23. korrik – 22. gusht

Ju te dashuruarit nuk do kaloni një dite te mire sot. Do jeni te pakënaqur me sjelljen e partnerit dhe nuk do reshtni se e kritikuari. Çdo moment do jete i trazuar. Beqaret do jene me romantike se me pare, por sot vetëm do vrojtojnë pa hedhur hapa. Për financat do jeni shume te kujdesshëm dhe te logjikshëm. Nëse vazhdoni kështu do pasuroheni me shpejt nga sa mendonit.

VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator

Gjate kësaj dite do keni shume dëshirë t’i bëni gjerat si duhet dhe pa u nxituar për asgjë. Me vullnet dhe përpjekje keni për t’ia dale mbanë përherë. Beqaret me ne fund do e gjejnë princin e tyre te kaltër dhe do fillojnë me te një marrëdhënie te kënaqshme. Urani di ju mbështesë fort ne sektorin e financave dhe do ju ndriçojë mendimet përherë. Do e dini mire çfarë shpenzimesh te kryeni dhe çfarë te lini për nesër.

PESHORJA 24. shtator – 23. tetor

Do jeni shume te pavarur sot ju te dashuruarit dhe kjo do ju pëlqejë tej mase ne lidhjen qe keni krijuar. Do i shprehni pafund dëshirat dhe do mundoheni t’ia plotësoni qejfet njeri-tjetrit. Beqaret duhet te qartësohen njëherë vete se çfarë personi duan te kenë ne krah e me pas te hedhin hapa. Buxheti ne disa momente do jete delikat kështu qe mos rrezikoni, por merrni sa me pare masa.

AKREPI 24. tetor – 22. nëntor

Do jeni shume te matur sot ju te dashuruarit dhe nuk do lejoni qe mes jush dhe partnerit te linde ndonjë probleme. Toleranca gjithashtu do mbizotërojë. Beqaret do ndikohen nga Venusi dhe Jupiteri kështu qe marrëdhënia ne çift ka për te qene shume e ngrohte. Ne planin financiar duhet te bëni me shume kujdes. Mundohuni qe te seleksiononi edhe shpenzimet qe do kryeni.

SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor

Dite shume e ngrohte ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Do dini si t’i shprehni sa me shume ndjenjat dhe buzëqeshja do mbizotërojë ne çdo moment. Beqaret ka mundësi te kenë dashuri me shikim te pare dhe jeta do ju marre drejtimin qe aq shume kane ëndërruar. Financat mund te kenë tronditje te vogla, por asgjë për te vene alarmin. Ruani vetëbesimin!

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar

Do jeni shume te drejtpërdrejtë sot ju te dashuruarit dhe marrëdhënia ne çift do filloje te stabilizohet. Te paktën me ne fund do mësoni çfarë i pëlqen njërit e çfarë tjetrit. Beqaret me mire te preson edhe pak kohe para se te hedhin hapat e mëdha ne mënyrë qe te ndihen me te sigurte. Problemet me financat do arrini t’i zgjidhni me shpejt nga sa e kishit imagjinuar.

UJORI 21. janar – 19. shkurt

Marrëdhënia juaj me partnerin ka për te qene shume here me e mire gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet, do kërkoni falje dhe do mundoheni ta bëni çdo çast te mrekullueshëm. Beqaret do jene pozitive. Ata do pranojnë me buzëqeshje ftesat qe do iu bëhen dhe do gjejnë mënyrën e duhur për te mos pranuar vijimësinë me ata qe nuk do i tërheqin. Buxheti nuk do jene ne gjendjen me te mire.

PESHQIT 20. shkurt – 20. mars

Jeta juaj ne çift do favorizohet tej mase sot. Do jeni me te qete kur te flisni me partnerin dhe do arrini te zgjidhni edhe disa probleme delikate te se shkuarës. Beqaret duhet t’i marrin gjerat me seriozisht pasi nesër nuk do iu jepen me mundësi te tilla. Ne planin financiar planetët do i keni ne favor dhe gjendja do stabilizohet ndjeshëm. Mire është te hiqni edhe disa para mënjanë për te siguruar edhe te ardhmen.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending