LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E padëgjuar nga SHBA/ 170 politikanëve shqiptarë i është hequr viza

16 Maj 2019, 19:12, Aktualitet CNA
E padëgjuar nga SHBA/ 170 politikanëve shqiptarë i

Mbrëmjen e sotme kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi gjatë një interviste për ?Zërin e Amerikës? u pyet nëse ka informacione që Petrit Vasilit i është hequr viza nga ambasada amerikane në Tiranë.

Gazetarja e Zërit të Amerikës, Menada Zaimi deklaroi gjatë intervistës se ambasada Amerikane në Tiranë i ka hequr vizën 170 politikanëve shqiptarë.

?Ambasada amerikane në Tiranë ka njoftuar se ka rreth 170 politikanë shqiptarë që i janë refuzuar vizat.?,-tha Zaimi.

Natyrshëm lindin një sërë pyetjesh, se kush janë këta politikanë që iu është refuzuar viza. Nëse njëri është Petrit Vasili, kush janë 169 të tjerët? Çfarë funksioni kanë politikanët që i është refuzuar viza? Petrit Vasili është numri 2 i LSI-së, a ka nga LSI-ja mbi Vasilin që i është refuzuar viza? Të gjitha këto pyetje janë të paqarta dhe duan përgjigje pas deklaratës së moderatores së ?Zërit të Amerikës?./CNA.al

Lajmet e fundit nga