Dhuna në protestë/ Johannes Hahn “shuplakë” Bashës dhe Kryemadhit – CNA
Connect with us

Aktualitet

Dhuna në protestë/ Johannes Hahn “shuplakë” Bashës dhe Kryemadhit

Publikuar

-

DW: Zoti Hahn, në një intervistë të dhënë para ca kohësh e përshkruanit veten si zjarrfikës dhe arkitekt të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në Shqipëri të shtunën shpërtheu zjarri. në protestë Me cilat mjete do të ofroheshit ju për të qetësuar gjendjen?

Johannes Hahn: Unë e thashë këtë atëherë në përgjigje të një pyetjeje për përshkrimin e detyrës sime dhe kjo ka të bëjë edhe me vendet fqinje. Me këtë doja të thoja se nga njëra anë përpiqem t’i zhvilloj gjërat nga ana konceptuale e nga ana tjetër më duhet të jem edhe në rajon me shpresën për të zgjidhur ndonjë problem akut. Në rastin e Shqipërisë, dhe kjo vlen edhe për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, mendoj se është perspektiva evropiane motivi kryesor dhe në këtë drejtim unë mund t’i inkurajoj të gjithë përgjegjësit politikë që t’i kthehen punës parlamentare. Është detyrë e qeverisë që t’i afrohet opozitës dhe detyrë e opozitës që të vetëpërfshihet në mënyrë konstruktive, kritike por edhe të angazhuar. Kemi të bëjmë edhe me imazhin që jep Shqipëria në planin ndërkombëtar.

A do të ndikojë ky imazh mbi vendimin për negociatat e anëtarësimit?

Natyrisht. Imazhi që lë një vend ka ndikim shumë të madh te vendimmarrësit në Bashkimin Evropian. Këta janë përfaqësuesit e popullit dhe qytetari i thjeshtë që shikon pamjet e transmetuara në televizion e ka të vështirë ta kuptojë kur dëgjon se ky vend na qenka gati për të filluar bisedimet e anëtarësimit në BE. Pra, edhe një herë apeli im për përgjegjësit është që të jenë të vetëdijshëm për këtë situatë dhe se dihet që një pamje flet më shumë se njëmijë fjalë.

Megjithatë ministri i shtetit, Michael Roth, në një intervistë  për Deutsche Welle-n u shpreh pro hapjes së negociatave që në qershor.

Edhe unë jam për këtë, sepse negociatat e anëtarësimit ofrojnë pikërisht mundësinë që të ndikohet mbi zhvillimin e vendit në aspektin evropian me katalogun e vlerave evropiane dhe prandaj është më mirë që të fillohet sa më shpejt.

Në Maqedoninë e Veriut gjendja duket më premtuese se në Shqipëri. A ekziston mundësia që Maqedonia e Veriut të trajtohet më vete?

Synimi im është që të dy këto vende të trajtohen njëherazi, sepse edhe raportet do të vendosen njëherazi. Por unë nuk mund ta parashikoj se si do të vendosin vendet anëtare. Fakt është se Maqedonia e Veriut ka kontribuar shumë dhe konkretisht, jo vetëm në kuadër të kërkesave tona, por edhe duke kapërcyer grindjen për çështjen e emrit, por edhe me kapërcimin e konfliktit dypalësh me Bullgarinë, Maqedonia e Veriut ka krijuar kushtet që të jetë papritmas i vetmi vend në rajon, që nuk ka asnjë konflikt me fqinjët.

Pra, kjo do të thotë se, nëse Shqipëria nuk arrin të gjejë një kompromis, mund të çelen negociatat  vetëm me Maqedoninë e Veriut?

Negociatat e zgjerimit janë një proces që bazohen në meritat dhe arritjet e secilit vend. Do të ishte e padrejtë, nëse një vend do të priste, sepse një vend tjetër nuk arrin rezultate.

Kjo vlen në parim. Natyrisht, do të ishte ideale nëse të gjashta vendet do të hynin së bashku. Por kjo nuk është realiste. Por është e padrejtë ndaj atyre që janë angazhuar më shumë, që kanë arritur të gjejnë zgjidhje, që janë të aftë për kompromise, që janë në gjendje të sjellin rezultate. Këta nuk duhet të dënohen tani meqë janë më mirë se të tjerët.

Po grupi parlamentar i CDU/CSU-së ka thënë, se nuk do të arrijë të marrë një vendim që në qershor dhe se në fakt dëshiron ta shtyjë vendimin deri në shtator. E biseduat dhe ju me ta, apo nuk jeni dorëzuar ende dhe po vazhdoni të luftoni që ta sillni çeljen e negociatave në rend të ditës të Këshillit të BE-së qysh në qershor të këtij viti?

Ne në Vjenë kemi një shprehje: Vetëm një letër dorëzohet. Asgjë tjetër. Prandaj edhe unë do të përpiqem deri në momentin e fundit, që të arrijmë një vendim. Ia vlen dhe ua kemi borxh partnerëve tanë që ta mbajmë fjalën, kur ata i përmbushin kushtet që ua kemi vendosur ne mbi bazën e vendimeve të marra njëzëri nga të gjitha vendet anëtare.

LEXO EDHE:  "Mashtruese, jeni një grup hajdutësh"/ Kryemadhi në panik, fshin komentet e qytetarëve

Për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut u fol tashmë gjerë e gjatë. Më 29 maj do të dalin progres-raportet e të gjitha vendeve. Çfarë do të lexojmë aty për vendet e tjera?

Shumë gjëra të mira, por edhe shumë gjëra kritike. Siç ndodh rëndom me progres-raporte. Ka përparime aty këtu, por ka edhe stanjacion. Për shembull, te bisedat mes Serbisë dhe Kosovës, të cilat kanë ngrirë prej disa muajsh. Shpresoj se tani do të shkrijnë, jo vetëm për shkak të stinës. Pra, për ta thënë më shkoqur: se së shpejti do të fillojnë bisedimet. Edhe këtu kemi të bëjmë me perspektivën evropiane për të dy vendet dhe një marrëveshje obliguese ndërmjet vendeve është në fund të fundit bazamenti për perspektivën europiane.

Zonja Merkel dhe Zoti Macron kanë nisur një iniciativë për t’i mbështetur këto biseda. Cilat janë mjetet më efektive që ka në dorë Bashkimi Evropian për t’i lëvizur të dyja palët drejt kompromisit?

Besueshmëria. Nëse çelim negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut – kjo nuk do të thotë se ato hyjnë nesër në BE, ky është një proces disavjeçar që kërkon edhe shumë përpjekje,- atëherë kjo është joshja më e mirë për serbët dhe kosovarët që të ulen në tryezën e negociatave. Sepse ajo që do të duhet të arrijnë ata nuk do të pritet me duartrokitje të mëdha në asnjë vend. Kërkon guxim dhe kurajë nga aktorët veprues që të ulen në një tryezë dhe të hartojnë një kompromis, i cili do të kërkojë lëshime nga të dyja palët për të arritur në një rezultat përfundimtar.

Hyn këtu edhe liberalizimi i vizave?

Nuk lidhet drejtpërdrejt me këtë çështje. Por sa i përket besueshmërisë, po.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është i mendimit se pa SHBA-të nuk do të ketë negociata të suksesshme. E shihni dhe ju kështu?

Ekziston një dakordim i qartë ndërkombëtar se si duhen bërë këto negociata. Natyrisht është mirë nëse kemi mbështetje edhe nga aktorë të rëndësishëm ndërkombëtarë dhe kur bashkësia ndërkombëtare është e bashkuar. SHBA-ja është e rëndësishme si mbështetëse, por struktura aktuale e negociatave, nën drejtimin e Përfaqësueses së Lartë, aktualisht Federica Mogherinit, është e mjaftueshme.

Pyetja e fundit, për ju si “arkitekt” i Ballkanit Perëndimor, nëse më lejohet t’i kthehem edhe njëherë vetëpërshkrimit të përmendur në krye të intervistës. Vitin e kaluar ju e mbështetët idenë e ndryshimit të kufijve në Ballkan. E shihni ende si zgjidhje të mundshme për normalizimin e marrëdhënieve Serbi-Kosovë?

Unë vetëm kam thënë se kjo nuk duhet tabuizuar menjëherë. E sqarova menjëherë se zgjidhja që do të vijë në fund të ditës nuk duhet të jetë në kosto të të tretëve. Tani është ende herët të flitet për zgjidhjet që vijnë në pyetje. Sepse marrëveshja që do të arrihet mes dy vendeve do të jetë shumëpërfshirëse. Një vend qendror në marrëveshje do ta zërë çështja e pakicave, sepse ka shumë serbë në të gjithë territorin e Kosovës dhe jo në një zonë të caktuar të Kosovës. Kështu do të jetë edhe në të ardhmen. Pra, marrëveshja do të përfshijë shumë pjesë të një rebusi, të cilat shpresojmë që së bashku të japin një panoramë shumë të bukur./DW

 

Aktualitet

Skandali që prishi koalicionin qeveritar në Austri

Publikuar

-

By

Pas publikimit të skandalit të zëvendës kancelarit të Austrisë Strache, ky vend do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme. “Mjaft më”, tha kancelari i Austrisë Kurz. Pritet vendimi përfundimtar i presidentit.

Kancelari i Austrisë Sebastian Kurz ka vendosur të prishë koalicionin me partinë populise të djathtë FPÖ. Ai këtë vendim ia ka komunikuar edhe presidentit të vendit Alexander Van der Bellen, nga i cili ka kërkuar zgjedhje të reja, “në një kohë sa më të shpejtë të mundur”. Sebastian Kurz është takuar sot në Vjenë edhe me presidentin dhe kanë shqyrëtuar së bashku mundësitë më të mira për dalje nga kriza qeveritare, pas publikimit të skandalit të liderit djathtist, Heinz-Christian Strache, i cili i ka premtuar oligarkëve rusë favore nga paratë e taksapaguesve austriakë, nëse ata e ndihmojnë në zgjedhje. Kurz tha se pas një video të këtillë, koalicioni nuk mund të vazhdojë.

Österreich Wien Kanzler Sebastian Kurz (AFP/A. Halada)

“Pas publikimit të videos më duhet të them: Mjaft më!”, tha Kurz para gazetarëve. Strache kishte premtuar gjatë fushatës së kaluar parazgjedhore se do t’u bënte favore sipërmarrjeve ruse, nëse ata e ndihmojnë në fushatë, që Kurz e ka komentuar si një pëprjekje për shpërdorimin e parave të taksapaguesve austriakë.

LEXO EDHE:  "Mashtruese, jeni një grup hajdutësh"/ Kryemadhi në panik, fshin komentet e qytetarëve

Presidenti Van der Bellen foli pas publikimit të videos për një veprim të turpshëm dhe veprim të papërgjegjshëm të autoriteteve austriake. Ai tha se kjo nuk do të pranohen dhe se mirëbesimi duhet të kthehet tek qytetarët, e kjo mund të bëhet vetëm me zgjedhje të reja. Pritet që ai së shpejti të caktojë datë e zgjedhjeve të

Österreich Wien Präsident Alexander Van der Bellen (Imago Images/Xinhua/Guo Chen)

reja. Njëkohësisht krerët e partisë FPÖ duhet të japin shpjegime të hollësisht për akuzat.

Strache jep dorëheqje

Më parë shefi i partisë djathtiste FPÖ, zëvendës kancelari Heinz-Christian Strache ka dhënë dorëheqje pas publikimit të skandalit. Krerët e opozitës kanë kërkuar menjëherë që të mbahen zgjedhje të reja. Dorëheqja e Straches nuk mjafton, tha kreu i listës së partisë SPÖ, për zgjedhjet evropiane, Andreas Schieder. Politika e Ausrisë ka nevojë për një ndryshëm rrënjësor, tha ai.

Österreich | Heinz-Christian Strache (Imago Images/photonews.at)

Para zyrës së kancelarit menjëherë pas publikimit të videos janë mbledhur rreth 7000 qytetarë të cilët kanë kërkuar përfunidmin e mandatit të qeverisë së Kurzit, e cila është zgjedhur para një viti e gjysmë, në dhjetor të vitit 2017. Vendimit do ta marrë së shpejti presidenti i Austrisë.

bc/uh/se (ORF, dpa, rtr, afp)

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Eurovizion/ Art,kult apo politikë?

Publikuar

-

U mbyll skena e Eurovizionit 2019. Si gjithmonë kritikat ndaj garës më të madhe të popit në botë Festivalit Europian të Këngës nuk mungojnë. Por shumica dëshiron thjesht dëfrim me një festival të ngritur tashmë në kult.

Figura farfuritëse që këndojnë, Eurovizioni – Eurovision Song Contest (ESC) u zhvillua për herë të tretë në Izrael. Garën e fitoi Holanda, ndërsa mijëra vetë në Tel Aviv e festuan këtë festë të këngës disa ditë me radhë. 180 milionë vetë e ndjekin atë në televizion. Në të njëjtën kohë, qeveria e Izraelit mban Rripin e Gazës të bllokuar dhe Jordanin Perëndimor të pushtuar, Lartësitë Golan të aneksuara. Po a ka të bëjë kjo me muzikën?

Organizatorët e eurovizionit thonë Jo, dhe i ikin debatit publik me këtë. Artistëve të muzikës iu ndalohet të shprehen për konfliktin në Lindjen e Afërt në skenë të hapur. As ikona e popit, Madona. Vetëm një grup muzikor nga Islanda nuk iu përmbajt kësaj duke poetizuar para shfaqjes së tyre për „shtetin e aparteidit Izrael” që diskriminon palestinezët. Ata edhe gjatë votimeve treguan flamurin palestinez, qV u shoqërua me fishkëllima të publikut.

Politikë mes tingujve
Edhe palestinezët e përdorin për qëllimet e tyre vëmendje botërore të festivalit të njohur. Breshëritë me raketa palestineze ndaj Izraelit nga Rripi i Gazës para dhjetë ditësh donin të transmentonin edhe mesazhin, se në një shtet „shtypës” – siç e quajnë kritikët Izraelin, – është në vendin e gabuar një garë muzikore dëfryese. Izraeli vetë e interpreton garën kulmore të muzikës europiane si provë se sa tolerante dhe e hapur ndaj botës është demokracia e vetme e Lindjes së afërt.

Eurovision Song Contest logjikisht – një ngjarje politike: kështu ka qenë gjithmonë. Në fillim si një simbol i bashkimit të Europës Perëndimore pas Luftës së Dytë Botërore, pas rrëzimit të Murit të Berlinit një instrument për lidhjen mes Lindjes dhe Perëndimit të Europës. Një festival gjithmonë para kohës, sepse eurovizioni ka pasur gjithmonë më shumë anëtare se Bashkësia Europiane, ai përfshiu edhe Jugosllavinë komuniste shumë kohë para fundit të Luftës së Ftohtë. Edhe Izraeli ka 40 vjet që paraqitet në këtë festival.

Anëtarë të “European Broadcasting Union” që e organizojnë festivalin janë edhe vendet afrikanoveriore dhe ato arabe, por veç Marokut nuk kanë marrë pjesë për shkak të refuzimit të një anëtari tjetër, Izraelit. Që në vitet 60-të në eurovizion ka pasur protesta, atëherë kundër diktaturës ushtarake në Spanjë. Konfliktet e Rusisë me Gjeorgjinë dhe Ukrainën, tensionet mes Armenisë dhe Azerbajdxhanit – të gjitha këto konflikte e kanë politizuar rregullisht eurovizionin naiv me fasadën e shumëngjyrshme e plot drita.

Pa efekt

Këtë vit thirrjet për bojkotim të eurovizionit 2019 për shkak të Izraelit nuk gjetën jehonë. Të 41 artistet dhe artistët u shfaqën në Tel Aviv për të prezantuar vendin e tyre. Në fakt erdhën më pak turistë dhe fansa se sa ishte parashikuar, por kjo nuk lidhet aq me politikën apo gjendjen e sigurisë, se sa me çmimet e majme, deri diku absurde për biletat, qëndrimin në hotele apo kostot e transportit.

LEXO EDHE:  "Mashtruese, jeni një grup hajdutësh"/ Kryemadhi në panik, fshin komentet e qytetarëve

Në Izrael nuk ka asgjë që nuk është edhe politike. Gjithçka dhe çdo gjë lidhet me konfliktin me Palestinën apo akuzat për antisemitizmin. Në një pikë groteskte kulmoi një debat i fushatës bojkotuese propalestineze, „BDS” (Bojkot, Mosinvestim, Sanksione). Organizatorët pretendojnë, se qeveria izraelite e mbështjell politikën e saj „antiligjore” me ngjyrat e ylberit për homoseksualët dhe transseksualët apo interseksualët, që kanë dobësi për eurovizionin. Komuniteti LGBTQI, që po ashtu e përdor festivalin për vete, lejon të përdoret nga qeveria e Netanjahut me „pink washing”, lyerjen me ngjyrë rozë të politikës së ngulimeve.

Vërtet homoseksualët mund të jetojnë në Izrael pa ndonjë problem. Në të vërtetë në Tel Aviv festojnë edhe homoseksualë palestinezë. Në shoqëronë tolerante izraelite mund të martohen çiftet e së njëjtës gjini dhe të adoptojnë fëmijë. Në Rripin e Gazës dhe Jordanin Perëndimor homoseksualiteti në shoqëritë represive është një mëkat i rëndë. Aktivistët e bojkotimit vetë argumentojnë në mënyrë homofobe, kur ata e hedhin në një kazan politikën e Izraelit ndaj palestinezëve me të drejtat për barazinë e komunitetit e LGBTQI.

Të mos këndosh nuk është zgjidhje

Transformimet antisemitiste të aktivistëve propalestinezë, BDS duhen refuzuar me përbuzje. Në një logo të protestës së tyre ato tregojnë në formatin e shkrimit të eurovizionit një zemër të thyer që bie në dy runa të SS-ve nazistë. Me këtë ata duan të vendosin paralele mes terrorit nazist dhe garës muzikore në shtetin hebre. Në këtë kontekst Bundestagu gjerman ka bërë gjënë e duhur që ishte parlamenti i parë në Europë që i pa me sy kritik aktivistët e fushatës bojkotuese dhe do t’ua heqë mbështetjen.

Natyrisht mund ta kritikosh politikën e qeverisë izraelite. Por ajo nuk duhet të rrëshqasë në propagandë kundër hebrenjve. Nëse do të përdorësh matësin e kritikëve të eurovizionit 2019, atëherë as në vitin 2012 nuk duhej të zhvillohej eurovizioni në Azerbajdxhan, as në vitin 2009 në Rusi. Nëse nuk mund të këndosh në Tel Aviv, atëherë nuk duhet luajtur futboll as në Katar në Kampionatin Botëror dhe as në Kinë Lojërat Olimpike në vitin 2022. Edhe për këto vende ka të paktën po aq kritika sa ndaj Izraelit.

Bojkotim dhe përjashtim? Jo. Diskutim dhe kritikë? Po. Kjo mund të jetë fryma politike e një eurovizioni. Por nuk duhet pritur shumë. Sepse në radhë të parë eurovizioni është një party me përmasa të mëdha./Burimi:DW

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Nuk tronditi aq sa për ta votuar”/BBC “analizon” këngën e Jonida Maliqit

Publikuar

-

Mbrëmjen e djeshme në Tel Aviv, Izrael u mbajt nata finale e festivalit europian “Eurovision” ku mes 27 këngëve pjesmarrëse ishte edhe këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi. Por fatkeqsisht ajo u rradhit e 18 sipas votave të publikut dhe të shteteve të tjerë.

Por shumë e kanë komentuar këngën e saj dhe mes tyre ishte edhe gjigandi mediatik BBC i cili ka bërë një analizë të shkurtër pas performancës së këngëtares shqiptare dhe ka specifikuar se asnjë vend që ka kënduar i dyti në natën finale të Eurovisionit nuk ia ka dalë të fitojë festivalin.

“Ky është një lajm i keq për Jonida Maliqin e Shqipërisë. Kënga vajtuese e së cilës, “Ktheju tokës”, vështirë të tronditë dikë sa për ta votuar në mënyrë të konsiderueshme”.-thotë në komentin e tij Neil Smith, reporter i BBC-së në Tel Aviv.

LEXO EDHE:  "Mashtruese, jeni një grup hajdutësh"/ Kryemadhi në panik, fshin komentet e qytetarëve

“Çdo këngë, çdo lot është veç një suvenir i hidhur, thoshte mes notave të saj këngëtarja shqiptare. Ke humbur identitetin, ndaj kthehu në shtëpi tani”, – citon ai në shkrimin e tij disa nga vargjet e muzikës.

Jonida i dha fuqi këngës dhe mesazhit që mbart ajo. Shqiponja gjigante ishte diçka e gjetur, sipas Neil Smith.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet09:51 - 19 Maj, 2019

Zgjedhjet, Kosova pengon Gjuriçin/ Serbët mbushin qendrat e votimit

Sot po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar komune në Veri të Kosovës. Zgjedhje kanë nisur të qeta që në...

Aktualitet08:25 - 19 Maj, 2019

Zgjedhjet në Veri të Kosovës/ Nis votimi

Procesi zgjedhor në katër komunat në veri të Kosovës, ka filluar në orën 07:00 ashtu siç ishte paralajmëruar. Aty votoi...

austria ne zgjedhje te parakoheshme austria ne zgjedhje te parakoheshme
Aktualitet21:59 - 18 Maj, 2019

Video-skandali i zv.Kancelarit/ Kryeministri austriak thërret zgjedhjet e parakohëshme

Kancelari austriak Sebastian Kurz bëri thirrje për zgjedhje të parakohëshme pas dorëheqjes së zëvendës kancelarit, që i dha fund koalicionit...

Aktualitet19:44 - 18 Maj, 2019

Iu zbulua lidhja me rusët/ Dorëhiqet zëvendës kancelari austriak

Zëvendës kancelari i Austrisë Heinz-Christian Strache dha dorëheqjen të shtunën. Vendimi vjen pasi dy gazeta gjermane, “Der Spiegel” dhe “Sueddeutsche...

Aktualitet16:44 - 18 Maj, 2019

Sherefedin Shehu thirrje demokratëve/ “Mos u bëni viktima të udhëheqësve pa princip”

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Sherefedin Shehu në një postim në rrjetet sociale ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të përfaqsuesve...

Aktualitet14:34 - 18 Maj, 2019

Zyrtarit serb i ndalohet hyrja në Kosovë

Zyrtari serb, Marko Gjuriçi, edhe pse ka paralajmëraur më herët se do të vizitonte Kosovën në kuadër të zgjedhjes së kryetarëve...

Aktualitet12:57 - 18 Maj, 2019

Videoja që skandalizoi Austrinë/ Zëvendëskancelari jep dorëheqjen

Pas skandalit me publikimin e videos, zëvendëskancelari austriak, Heinz-Christian Strache dha dorëheqjen të shtunën. Kancelari Sebastian Kurz e pranoi dorëheqjen...

Aktualitet10:24 - 18 Maj, 2019

Shkëmbimi i territoreve/ Ish-deputeti tregon se çfarë ka premtuar Vuçiç

Ish-deputeti i PS-së, Tritan Shehu ka shkruar sot lidhur me aspiratën serbe për shkëmbim territoresh. Sipas Shehut, bashkëautorët e shkëmbimit...

trump thirrje kosoves dhe serbise trump thirrje kosoves dhe serbise
Aktualitet08:58 - 18 Maj, 2019

Dëbimi i emigrantëve të rinj/ Gjykata Federale e Apelit “rrëzon” Trumpin

Sipas një vendimi të Gjykatës Federale të Apelit, administrata Trump ka vepruar në mënyrë “arbitrare dhe kapriçioze”, kur kërkoi që...

Aktualitet10:48 - 17 Maj, 2019

Ndryshimi i ligjeve të imigracionit/ Trump, i thotë jo Lotarisë Amerikane

Presidenti amerikan Donald Trump paraqiti të enjten planin e tij për reformimin e sistemit të imigracionit, duke thënë se do...

Aktualitet08:31 - 17 Maj, 2019

Fushata e shtrenjtë elektorale e zgjedhjeve europiane në Itali

Zhurma elektorale mund të kushtojë shumë. Pak para zgjedhjeve europiane është duke e provuar Italia: Zëvendëskryeministri Salvini gjëmon kundër rregullave...

Aktualitet08:18 - 17 Maj, 2019

Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen

Nga AZGAN HAKLAJ – president i Unionit Artistik te Kombit Shqiptar Festivali që përflaki shpirtin e Kombit Tonë. Ky festival...

Aktualitet20:18 - 16 Maj, 2019

Sulmoi policinë në protestën e 11 majit/ Arrestohet një tjetër protestues

Policia ka arrestuar sot një tjetër protestues, pas shqyrtimit të pamjeve filmike nga protesta e 11 majit. Sipas njoftimi të...

Aktualitet19:42 - 16 Maj, 2019

Prokuroria në Kosovë fillon hetimet për përdhunimet nga forcat serbe

Prokuroria e Posaçme e Kosovës, tha të Enjten se ka filluar hetimet rreth një fotografie të publikuar nga deputetja Flora...

Aktualitet19:38 - 16 Maj, 2019

Eliminon lotarinë amerikane/ Plani Trump kufizon imigracionin masiv

Presidenti amerikan Donald Trump pritet të shpallë të enjten propozimin e shumëpritur për imigracionin, një plan që ka si synim...

Aktualitet17:56 - 16 Maj, 2019

Reshjet e shiut/ Përmbytje në Fier, rrezikohen dhe banesat

Mungesa e pastrimit të kanaleve kulluese ka bërë që të përmbyten 15 hektarë tokë bujqësorë në Fier. Ngjarja raportohet në...

Aktualitet17:11 - 16 Maj, 2019

OSHEE njofton ndërprerjen e energjisë elektrike në këto zona të kryeqytetit

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka njoftuar ndërprerjen e energjisë elektrike në disa zona të kryeqytetit. Sipas njoftimit,...

Aktualitet18:40 - 15 Maj, 2019

Thaçi: Berlini as nuk hapi e as nuk mbylli ndonjë ide për marrëveshjen me Serbinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha të mërkurën se takimi i Berlinit që u mbajt më 29 prill me nismën...

nderprerja e energjise nderprerja e energjise
Aktualitet18:15 - 15 Maj, 2019

Punimet në rrjet/ Tirana 8 orë pa energji elektrike

OSHEE ka njoftuar se me 17 maj disa zona në Tiranë do të mbesin pa energji elektrike. Ndërprerja e  energjisë...

Aktualitet17:27 - 15 Maj, 2019

Korça Folkfest Ballkan/ Dy netë në qytetin e kulturës

Në qytetin e Korçës, i cili ndryshe quhet edhe “Parisi i vogël”, do të mbahet edicioni i parë i “Korça...

Aktualitet13:40 - 15 Maj, 2019

Kur do të hiqen vizat për kosovarët? 

Ndërkohë që kryeministri i Kosovës, Haradinaj shprehet optimist për mundësinë e liberalizimit të vizave me Kosovën në Bruksel askush nuk...

Aktualitet20:34 - 14 Maj, 2019

Telekomi i Kosovës në prag të falimentimit

Në Kosovë parlamenti të martën debatoi me tone të ashpra në një seancë të jashtëzakonshme të thirrur nga opozita, për...

Aktualitet20:28 - 14 Maj, 2019

SHBA: Qeveria të mos emërojë individë të pakualifikuar në poste të larta në Kosovë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shprehur thellësisht të shqetësuara nga, siç thuhet, “veprimi i qeverisë së Kosovës për emërimin...

Aktualitet18:44 - 13 Maj, 2019

Aktpadi ndaj 20 kompanive farmaceutike/ Akuzohen për rritje artificiale të çmimit të ilaçeve

“Kemi prova të forta që tregojnë se industria farmaceutike është përfshirë në mashtrime me vlerë prej disa miliarda dollarësh në...

Aktualitet17:08 - 13 Maj, 2019

Bomba molotov në protestë/ Ministria e Brendshme paralajmëron Opozitën

Sot pritet të mbahet protesta e opozitës, ndërkohë që Ministria e Brendshme ka paralajmëruar organiziatorët për distancim nga aktet kriminale....

Aktualitet10:53 - 13 Maj, 2019

Ishte dënuar me 13 vite burg për vrasje/ Ndërron jetë shqiptari

Një shqiptar, nga Shkupi, i cili ishte dënuar me 13 vite heqje lirie ka ndërruar jetë në burgun e Idrizovës...

Aktualitet00:19 - 12 Maj, 2019

Protesta e opozitës/ Policia shoqëron 50 persona

Policia ka shoqëruar një numër të madh protestuesish pas përplasjeve të dhunshme mbrëmjen e sotme. Deri tani mësohet se janë...

Aktualitet23:34 - 11 Maj, 2019

Dhuna ndaj Sahit Dollapit/ Zëri Amerikës: E rëndë

Pas arrestimit të sekretarit Organizativ të PD-së Sahit Dollapi, ka reaguar dhe Zëri i Amerikës. “Një skuadër e shtuar policore,...

Trending

Read previous post:
Thaçi: Berlini as nuk hapi e as nuk mbylli ndonjë ide për marrëveshjen me Serbinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha të mërkurën se takimi i Berlinit që u mbajt më 29 prill me nismën...

Close