LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Balla i përgjigjet Gjonit dhe Hajdarit/ Asnjë marrëveshje në kurriz të Kushtetutës

16 Maj 2019, 11:49, Aktualitet CNA
Balla i përgjigjet Gjonit dhe Hajdarit/ Asnjë marrëveshje në

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i është përgjigjur pyetjes së deputetëve Gjoni dhe Hajdari, nëse ka një tjetër marrëveshje mes Bashës dhe Ramës.

Nga foltorja e Kuvendit, Balla u shpreh qartë dhe prerë se kurrë nuk do të ketë marrëveshje me Bashën në kurriz të Kushtetutës.

“Zgjedhjet do të bëhen në 30 qershor. Aq i sigurt është detyrimi për të zgjidhur zgjedhje në 30 qershor, njëlloj si dielli lind në lindje dhe perëndon në perëndim. Nuk do i japim mundësi Bashës dhe bandës së tij që të marrin peng vendin dhe të përdhosin Kushtetutën. Në 29 maj shqiptarët do të marrin lajmin e mirë nga KE për të rekomanduar fillimin e bisedimeve për anëtarësim.

Përpjekja e fundit do të bëhet në paradën e fundit të huliganëve në 25 maj. Sa për LSI-nuk quhet pengmarrje, pasi është trashëgimi brenda familjes. Sot shumica do të rrëzojë dekretin e zotit Meta dhe ftesa ime për opozitarët e rinj ësht që të bashkoheni për ta mbështetur. Dhuna e së shtunës së kaluar urdhërohet politikisht dhe kriminalisht nga Berisha dhe Basha. Përdorimi i molotovit është akt terrorist. Zoti Gjoni, Murrizi dhe Hajdari nuk bëjmë kurrë marrëveshje në kurriz të Kushtetutës, zgjedhjet do të bëhen në 30 qershor” tha Balla./ CNA.al

Ralf Gjoni plas ?bombën?/ Një tjetër marrëveshje mes Ramës e Bashës   

“Marrëveshje me zuzarët”/ Deklarata e fortë e Rudina Hajdarit

Lajmet e fundit nga