Arrestimi i vajzave që protestuan kundër Brochard/ Sfida publike e Altin Goxhajt – CNA
Connect with us

Aktualitet

Arrestimi i vajzave që protestuan kundër Brochard/ Sfida publike e Altin Goxhajt

Publikuar

-

Avokati Altin Goxhaj, ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me arrestimin e vajzave, të cilat janë ndaluar nga policia lidhur me atë që u quajt, sulm kundër ambasadorit të OSBE Brochard. Në pallatin ku ky i fundit jeton u shkruan parulla kundër tij. Në murin e pallatit shkruhej “Shame on you” (turp të kesh).

Avokati Goxhaj thotë se pasi PD ka reaguar lidhur me arrestimin e vajzave dhe pse e ka dënuar këtë gjë si të gabuar, nuk ka denoncuar autorët të cilët bënë thirrje për këto arrestime.

Postimi i plotë i Altin Goxhajt

A ISHTE PD QË I KËRKOI POLICISË TË ARRESTONTE VAJZAT QË PROTESTUAN TE BROCHARD?
QUIZi me i dhj*re i mundshem:
Në lidhje me arrestimet e vajzave për parrullat te pallati i Brochard, gjejeni kush i ka deklaruar publikisht dhe zyrtarisht këto fjalë për këtë gjë:
“Është e dënueshme çdo përpjekje propagandistike e qeverisë për ta kundërvënë Partinë Demokratike me partnerët tanë, si në rastin e mbishkrimeve në banesën e ambasadorit të OSBE-së. Ne i kërkojmë prokurorisë të zbulojë kush janë autorët e këtij akti të shëmtuar dhe t’i vërë ata përpara përgjegjësisë.”
Pergjigjen e duam nga keta lulzimat qe ulerasin kunder arrestimeve te vajzave (me te drejte) por jo kunder atyre që bënë thirrje për arrestimet përkatëse siç kanë bërë gjithmon me ua fut të vetëve dhe sidomos atyre që plasen në burgje!!!

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Nuk ka më vend te Juventusi/ “Bisha” do të transferohet te Dortmundi

Publikuar

-

Juventusi do me çdo kusht fitimin e Champions Leagues dhe po mundohet të marrë më të mirët që janë në treg. Dëshira e madhe për sulmin mbetet Mauro Icardi. Argjentinasi është përfolur për një largim nga Interi dhe tashmë “Zonja e Vjetër” ka bërë dhe një tjetër lëvizje për t’i bërë vend.

Sulmuesi kroat, Mario Mandzukic, mund të largohet nga Torino për t’u kthyer në Bundesligë. 33-vjeçari ka qenë mjaft i dobishëm për bardhezinjtë duke shënuar 9 gola sivjet në kampionat, por mosha e tij nuk premton.

Borussia Dortmund e pëlqen shumë sulmuesin dhe ka 1 vit që interesohet për të. Verën e kaluar e kërkoi me ngulm, ndërsa sivjet po sheh me vëmendje situatën e shtatlartit. Rinovimi i kontratës dhe rroga prej 6 milionë eurosh e trembin klubin gjerman, por verdhezinjtë duan të fitojnë kampionatin dhe kanë nevojë për eksperiencën e Mandzukic.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Krimet e komunizmit/ Jorida Tabaku: Socialistët kanë frikë nga e vërteta

Publikuar

-

Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku ka reaguar pas debatit te fundit dhe sulmeve ndaj institutit te drejtuar nga Agron Tufa.

“Për këto të vërteta dhe për shumë të tjera që nuk janë të mundura në këtë postim, deputetët e majtë turfullojnë sot me mllef kundër Institutit të Studimeve mbi Krimet Komuniste. Ata janë sofistët të cilët Arendt i përshkruan si të ndryshëm nga ata të antikitetit, pasi duan që gënjeshtrën ta quajnë si të vërtetë gjatë gjithë kohës. Pa i dhënë mundësi asnjëherë shoqërisë dhe atdheut të merret me çmendurinë gjysmë shekullore për të cilën ka aq shumë adhurim.” ka shkruar Tabaku në rrjetet sociale.

Postimi i plotë i Tabakut në Facebook 

Kush ka frikë nga e vërteta?

Muajt e javët e fundit është rihapur debati mbi memorien historike mbi komunizmin shoqëruar me lustracionin. Në fakt, në një vend që s’i ka mbyllur mirë llogaritë më të shkuarën e tij këto debate duhet të jenë normale nga krahu i atyre që kërkojnë drejtësinë dhe shoqërisë që kërkon të vërtetën dhe pastrimin.

Por, në një vend që nuk ka akoma një ligj për Lustracionin pasi mazhoranca e refuzoi kërkesën e Partisë Demokratike për të përmirësuar pjesën mbi Lustracionin në ligjin e miratuar për hapjen e dosjeve. Në një shoqëri ku aulën parlamentare e drejton ish ministri i fundit i brendshëm i regjimit kriminal komunist; Në një Shqipëri ku të përndjekurit mbahen në radhë dhe trajtohen si kuislingë, armiq apo njollë e keqe e historisë (në fakt duhet të ndodhte e kundërta), ku edhe ato pak evenimente që kryhen për nder të tyre janë më shumë qoka elektorale është shumë “normale” ajo çka dëgjojmë në parlament dhe nga goja e kësaj qeverie dhe mazhorance.

Sulmi i vazhdueshëm që eksponentë të së majtës komuniste po kryejnë ndaj Agron Tufës, vetëm pse Instituti që ai drejton ka botuar një punim të historianit Çelo Hoxha në lidhje me krimet e komunizmit duke shpalosur dokumente që janë transformuar nga propaganda komuniste, tregon se krimbi i gënjeshtrës për pushtet është shumë më thellë në deputetët socialiste njësoj si vitet e diktaturës. Asgjë tjetër nuk e shpjegon frikën e socialistëve ndaj të vërtetës.

Mbi të gjitha ajo që i mundon është e vërteta që bie në veshin e shqiptarëve ndryshe nga manipulimet e Sigurimit. Me shumë mundësi kjo gjendje e trazuar e mazhorancës dhe mllefi i saj karshi Institutit dhe anëtarëve të tij, vjen si pasojë e historisë së parë nga faktet dhe jo produkti i Kinostudios Shqipëria e Re.

Dikush mund të pyesë se sa nevojë kemi si komb të flasim për të shkuarën? Sot brezat e rinj që votojnë për herë të parë kanë lindur e janë rritur në demokraci dhe e kanë të pakonceptueshme se çfarë krimesh ka kryer regjimi komunist. Unë vetë do ta kisha të pakonceptueshme nëse nuk do kisha histori personale në familjen time mbi tmerret e atij regjimi. Shumë prej shqiptarëve duhet të kuptojnë se tmerret e internimit dhe përndjekjes kriminale komuniste nuk erdhën nga hiçi. Ato qenë pasojë e një ideologjie që i parapriu dhunës së strukturuar komuniste që në fillesat e luftës Nacional Çlirimtare.

Të rinjtë duhet të mësojnë se historia e Ballit Kombëtar, Legalitetit dhe grupeve nacionaliste nuk është ajo e pulave. Se historia moderne e Shqipërisë nuk është ajo e xhiruar në skenat e improvizuara.

Sot ne duhet të dëshmojmë të vërtetën për Konferencën e Mukjes, të vërtetën për kundërshtarët e fashizmit. Duhet të flasim më hapur për ato që ideuan dhe zbatuan me përpikmëri masakrën tek ish hotel Bristol, ata që dhunuan dhe shkatërruan pronën dhe dinjitetin e njeriut.

Çdo i ri që për një arsye apo një tjetër e ka humbur sensin e asaj që ka ndodhur për 5 dekada të gjata mundimi, duhet ta ketë të qartë se çfarë nënkuptonte regjimi komunist kur fliste për “Njeriun e Ri”. E ta dallojë qartësisht kur ky i fundit flet nga foltorja e kuvendit, kur nga ajo e qeverisë dhe kur nga poltrona e emisioneve televizive.

Duhet të kuptojmë se 6027 të vrarët nga regjimi komunist nuk ishin rastësi dhe as nuk erdhën sepse komunizmi nuk u implementuar siç duhet. Të rinjtë sot mund ta kuptojnë vetëm përmes librave dhe instituteve si ai i drejtuar nga zoti Tufa, se si ka mundësi që në kampet e internimit vdiqën 7022 shqiptarë vetëm sepse nuk mendonin si Enver Hoxha. Ndërsa mbi 50 mijë shqiptarë të tjerë u internuan në skajet më të rrënuara të vendit për të jetuar të dhunuar psikologjikisht dhe fizikisht.

Të rinjtë, edhe jo vetëm ata, duhet të mësojnë se aeroportin e Rinasit e kanë ndërtuar të burgosurit politikë, se kënetën e Maliqit (ku vdiqën me mijëra) e kanë tharë të burgosurit politikë e sa vepra të tjera si to. Se në minierën e Spaçit janë torturuar dhe dhunuar me mijëra të burgosur. Ata duhet ta dinë se si ndodhi që mbi 34 mijë shqiptarë u dënuan në burgjet e komunizmit pasi mendonin ndryshe nga Partia dhe Diktatori.

Për këto të vërteta dhe për shumë të tjera që nuk janë të mundura në këtë postim, deputetët e majtë turfullojnë sot me mllef kundër Institutit të Studimeve mbi Krimet Komuniste. Ata janë sofistët të cilët Arendt i përshkruan si të ndryshëm nga ata të antikitetit, pasi duan që gënjeshtrën ta quajnë si të vërtetë gjatë gjithë kohës. Pa i dhënë mundësi asnjëherë shoqërisë dhe atdheut të merret me çmendurinë gjysmë shekullore për të cilën ka aq shumë adhurim.

Do ishte e udhës që një katarsis i munguar të kish ndodhur vite më parë. Por, asnjëherë nuk është vonë për të thënë të vërtetën. Për të dëshmuar atë që pakkush do ta mbajë nën thundrën e dhunës që pushteti sot ofron. Gjaku dhe mundi i atyre që luftuan për pranverën e fillim viteve 1990 nuk do të harrohet. Ne dhe fëmijët tanë do të jemi në betejë për ta mbajtur në jetë me çdo kusht dhe çdo çmim./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Ilir Daja merr drejtimin e Kukësit? Ja si përgjigjet rajneri i Flamurtarit

Publikuar

-

By

Trajneri i Flamurtarit, Ilir Daja, mohon që të ketë kontakte me drejtuesit e Kukësit për t’u ulur në pankinën e verilindorëve.

I kontaktuar dje nga “Panorama Sport”, tekniku tiranas shkurtimisht tha:

“Nuk kam asnjë kontakt me drejtuesit e Kukësit”.

Gazeta mësoi nga burime të sigurta pranë Kukësit dhe Flamurtarit se Safet Gjici projekton Ilir Dajën si trajner për të ardhmen.

Se si do të vijojë kjo tratativë nuk dihet, ndaj vendimtare do të jetë tri ndeshjet e fundit të sezonit që luajnë verilindorët (dy në kampionat dhe një në Kupë).

Por, një gjë është e sigurt: Daja është një dëshirë e kahershme e Gjicit. Madje, nuk është e para herë që përflitet, pasi ka qenë opsion edhe para se të merrte Gjoka “timonin”.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet19:17 - 23 Maj, 2019

Kryetari i Parlamentit të Kosovës mohon çdo përfshirje në veprime kriminale

Kryetari i parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, hodhi poshtë të enjten çdo mundësi për përfshirje të tij në ndonjë rast...

Aktualitet20:57 - 22 Maj, 2019

Kosova kërcënon edhe Shqipërinë me taksë 100%

Ndërkohë që prej muajsh Kosova ka vendosur taksën 100 % për mallrat serbe, duke sjellë kështu një goditje në të...

policia e shtetit policia e shtetit
Aktualitet20:22 - 22 Maj, 2019

Foto/ “Aksioni” i çuditshëm kundër Policisë së Shtetit

Shpeshherë jemi mësuar të shohim aksione të Policisë së Shtetit në kapjen e personave të shpallur në kërkim. Në njoftimet...

Aktualitet19:42 - 22 Maj, 2019

Beogradi rol kyç në zgjedhjet në Veri të Kosovës

Beogradi ka luajtur rol vendimtar në zgjedhjet lokale në Veri të Kosovës. Por a ka gjasa për dorëheqje të reja?...

Aktualitet19:37 - 22 Maj, 2019

LDK dhe Vetëvendosje, bashkërendohen për të rrëzuar qeverinë Haradinaj

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe lëvizja Vetëvendosje paralajmëruan të mërkurën se kanë filluar përgatitjet për një mocion mosbesimi ndaj qeverisë...

Aktualitet08:53 - 22 Maj, 2019

Zgjedhjet europiane/ Nervozitet në Berlin

Partitë në pushtet në Gjermani i ka zënë nervoziteti. Në zgjedhjet europiane ato do të humbasin. E qartë është kush...

Aktualitet19:44 - 21 Maj, 2019

Skandali i videos në”Ibiza”/ Kancelari i Austrisë përballë votës së mosbesimit

Kancelari Sebastian Kurz është duke u përgatitur për një votë mosbesimi. Oferta e tij për të shkarkuar ministrin e Brendshëm...

Aktualitet19:26 - 21 Maj, 2019

QUINT: Zgjedhjet në veri të Kosovës të qeta, por me problemet e së kaluarës

QUINT-i, ku bëjnë pjesë Franca, Gjermania, Italia, Britania e Madhe e SHBA thotë se në komunat me shumicë serbe shqetësues...

Aktualitet19:02 - 21 Maj, 2019

Presidenti Trump kërcënon Iranin me asgjësim

Për shkak të konfliktit mes Uashingtonit dhe Teheranit, situata në rajonin e Gjirit aktualisht është shumë e tensionuar. Tani Presidenti...

Aktualitet18:55 - 21 Maj, 2019

Kongresi nderon familjen e shqiptaro-amerikanit Harry Bajraktari

Një flamur që valoi një ditë mbi kupolën e Kongresit amerikan, iu dhurua veprimtarit shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktari. Kjo ishte pjesë...

Aktualitet15:27 - 21 Maj, 2019

Shqipëria nuk duhet të ketë Akademi Shkencore

Profesor dr. Dritan Spahiu ka reaguar sot me një shkrim lidhur me çështjen e Akademisë së Shkencave në Shqipëri. Spahiu...

Aktualitet15:20 - 21 Maj, 2019

Skandali i Ibiza-s në Austri/ Sebastian Kurz përballet me votëbesim

Kancelari Sebastian Kurz është duke u përgatitur për një votëbesimi. Oferta e tij për të shkarkuar ministrin e Brendshëm ekstremist...

Aktualitet14:26 - 21 Maj, 2019

Frika nga një luftë e padëshiruar

Presidenti amerikan, Trump e kërcënon Iranin me asgjësim. Njerëzit në Iran kanë frikë nga shpërthimi i një lufte aksidentalisht. Atmosfera...

Aktualitet12:22 - 21 Maj, 2019

Integrimi drejt BE-së/ Hahn: Maqedonia e Veriut duhet të shpërblehet

Komisioneri për Zgjerimin në BE, Johannes Hahn në konferencën e bisedimeve ekonomike të Vienës, “Perspektiva e re për Maqedoninë e...

Aktualitet22:30 - 20 Maj, 2019

Korrigjimi i kufijve/ Thaçi: Nuk do të lejojmë të preket territori i Kosovës

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka sqaruar idenë e tij për korrigjimin e kufijve. Në studion e emisionit “Open” ai...

Aktualitet18:43 - 20 Maj, 2019

Humbën mbrëmë në Theth/ Gjenden turistët e huaj

Janë gjetur sot, tre turistët anglez, të humbur mbrëmjen e djeshmë në Theth. Ata ishin duke eksploruar zonat turistike malore...

Aktualitet16:55 - 20 Maj, 2019

Bllokohet 2.3 ton qumësht pluhur në Divjakë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 2.3 ton qumësht pluhur dhe 21 ton vaj palme në Divjakë. Sipas njoftimit të...

Aktualitet16:31 - 20 Maj, 2019

Anullohen fluturimet ajrore drejt Italisë, ja shkaku

Të gjithë pasagjerët të cilët kanë prerë biletat për të udhëtuar nesër drejt Italisë, duhet ta shtyjnë fluturimin e tyre...

Aktualitet15:40 - 20 Maj, 2019

“Linda 4 fëmijë, burri s’më donte se nuk bëja djalë”/25-vjeçarja rrëqeth me historinë e saj

Edhe pse është vetëm 25 vjeçe, ajo është nëna e katër fëmijëve, tre vajzave dhe një djalë. Vajza nga Tirana...

Aktualitet21:28 - 19 Maj, 2019

Përfunduan zgjedhjet e jashtëzakonshme në veriun e Kosovës

Rreth 24 mijë e 600 votues nga rreth 58 mijë të regjistruar, apo 4 apo mbi 42 për qind e...

Aktualitet18:15 - 19 Maj, 2019

Amerikanët dhe talebanët shkëmbejnë akuza për situatën në Afganistan

Talibanët dhe zyrtarët ushtarakë amerikanë kanë akuzuar njëri-tjetrin në median sociale, për veprime kundër vendosjes së paqes në Afganistanin e...

Aktualitet14:37 - 19 Maj, 2019

Danas: Pushteti aktual i Serbisë do ta njohë Kosovën

Gazeta e Beogradit “danas” përmes një ankete të zhvilluar me qytetarë në Serbi, ka ardhur në përfundim se pushteti aktual...

presidenti i shba, donald trump presidenti i shba, donald trump
Aktualitet12:42 - 19 Maj, 2019

Alabama ndalon me ligj abortin/ Trump: Jam pro jetës

President i ShBA-së, Donald Trump ka reagaur gjithashtu lidhur me ndalimin e abortit që është bërë në shtetitn e Alabamës,...

Aktualitet09:51 - 19 Maj, 2019

Zgjedhjet, Kosova pengon Gjuriçin/ Serbët mbushin qendrat e votimit

Sot po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar komune në Veri të Kosovës. Zgjedhje kanë nisur të qeta që në...

Aktualitet08:25 - 19 Maj, 2019

Zgjedhjet në Veri të Kosovës/ Nis votimi

Procesi zgjedhor në katër komunat në veri të Kosovës, ka filluar në orën 07:00 ashtu siç ishte paralajmëruar. Aty votoi...

austria ne zgjedhje te parakoheshme austria ne zgjedhje te parakoheshme
Aktualitet21:59 - 18 Maj, 2019

Video-skandali i zv.Kancelarit/ Kryeministri austriak thërret zgjedhjet e parakohëshme

Kancelari austriak Sebastian Kurz bëri thirrje për zgjedhje të parakohëshme pas dorëheqjes së zëvendës kancelarit, që i dha fund koalicionit...

Aktualitet19:44 - 18 Maj, 2019

Iu zbulua lidhja me rusët/ Dorëhiqet zëvendës kancelari austriak

Zëvendës kancelari i Austrisë Heinz-Christian Strache dha dorëheqjen të shtunën. Vendimi vjen pasi dy gazeta gjermane, “Der Spiegel” dhe “Sueddeutsche...

Aktualitet16:44 - 18 Maj, 2019

Sherefedin Shehu thirrje demokratëve/ “Mos u bëni viktima të udhëheqësve pa princip”

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Sherefedin Shehu në një postim në rrjetet sociale ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të përfaqsuesve...

Trending

Read previous post:
Thaçi: Berlini as nuk hapi e as nuk mbylli ndonjë ide për marrëveshjen me Serbinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha të mërkurën se takimi i Berlinit që u mbajt më 29 prill me nismën...

Close