Connect with Us

Anëtarët në KZAZ/ Paloka: Rama manipulon edhe kur garon i vetëm

Aktualitet

Anëtarët në KZAZ/ Paloka: Rama manipulon edhe kur garon i vetëm

Publikuar

-

deputeti i pd, edi paloka ne studio

Ish nënkryetari i Kuvendit, Edi Paloka foli rreth vendimit të PD-së dhe LSI-së për dërgimin e komisionerëve në KZAZ-të për zgjedhjet e 30 Qershorit.

Sipas Palokës, PD ka informacione për manipulime në procesin zgjedhor.

Ish-deputeti tha nga rubrika “Mbrëmje” në ABC News se Rama arrin të manipulojë zgjedhjet edhe kur garon i vetëm.

“Ne do i dërgojmë anëtarët në KZAZ sepse kemi informacione që ka manipulime në procesin zgjedhor. Ne do të dërgojmë komisionerë për të bindur të gjithë ata që kanë dyshime se ky njeri, ky monster arrin të manipulojë zgjedhje edhe kur garon i vetëm.  Deri këtu ka arritur ky”,-tha Paloka./CNA.al

Aktualitet

Dështoi me Partizanin dhe Skënderbeun, nuk do e besoni çfarë ka bërë sot Agostinelli

Publikuar

-

Nga

Andrea Agostineli është një prej trajnerëve italianë që janë munduar që të lënë gjurmë në futbollin në vendin tonë, por pa shumë sukses. Tekniku italian zbarkoi në Shqipëri disa vite më parë duke marrë fillimisht drejtimin e Partizanit për një gjysmë sezoni, e më pas edhe atë të Skënderbeut.

Në të dy rastet, eksperienca nuk përfundoi me fund të lumtur pasi ai u largua pa lënë shumë shenjë me skuadrat në fjalë gjatë vitit 2016. Që atëherë, ai provoi që të kthehej aktiv në pankinë, vetëm duke firmosur në verën e kaluar me një skuadër në Kongo. Por edhe ajo ishte një aventurë e dështuar, ndaj duket pasi ka braktisur idenë për të qenë një trajner i suksesshëm, Agostineli ka ndërmarrë një rrugëtim të ri, shkruan “Vipsport.al”.

Pak ditë më parë, një grup biznesi ku ai është një ndër përfaqësuesit, që ka shfaqur interes për të blerë klubin e Lukezes në Serinë C. Klubi i vogël është nxjerrë në shitje pas problemeve të shumta financiare dhe disa grupe që janë interesuar për ta blerë, me atë që ka figurë përfaqësueses Agostinelin një prej tre kryesorëve. Me sa sa duket, nëse ia del të jetë pjesë e ofertës fituese, Agostineli do të nisë një rrugëtim të ri si drejtues klubi, me shpresën që të ketë më shumë fat se sa në karrierën si trajner.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Ditmiri “viktimë” e Asamblesë së PS/ Shpërthen analisti i njohur

Publikuar

-

Nga

bushati shkund opoziten

Analisti Andi Bushati ka komentuar vendimet e marra nga Asambleja e Partisë Socialiste duke u ndalur në mënyrë të veçante tek shkarkimi i Ditmir Bushatit.

Sipas tij, shkarkimi i Bushatit erdhi pasi ai nuk ka qenë 100% me linjën e Ramës.

“Ditmir Bushati nuk është disident në radhët e PS, por socialsit i vendosur, i devotshëm, shumë më radikal se disa të tjerë, por fakti që s’ka qënë 100% me linjën e Ramës, por edhe për ndarjen e Kosovës, atij i kushtoi vendin, postin brenda partisë.”

Bushati komentoi ndër të tjera dhe postin që ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, mori brenda partisë.

“Kur figura si Sandër Lleshaj, e mbani mend kur tha në daljen e tij të parë publike se s’jam njeri politik, po e bëj këtë detyrë në emër të vlerësimit që kam për Ramën?

Pra në këtë mënyrë ai u katapultua në qeveri, tani do të hyjë edhe në parti. Këtu jemi në një sistem ku vendos vetëm lideri.

Rama mori ca njerëz anonimë, si Lleshaj e Cakaj, e tha këta do jenë ministra, po këta po iu imponohen edhe PS. Ky është sistem putiniano-erdoganesk, dhe jo qeveri demokratike”, tha ai në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24/ CNA.al.

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Merr “flakë” Presidenti/ Meta: Ministrja e Drejtësisë, gënjeshtra banale

Publikuar

-

Nga

Presidenti i Republikës Ilir Meta në intervistën për emisionin “Tempora”i quajti “gënjeshtra banale” deklarimet e ministres së Dresjtësisë, Etilda Gjonaj të bëra një javë më parë, kur u shpreh se, për dy vite me radhë 2017- 2018, Presidenti kishte bllokuar shortin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

“Më duket krejt absurde që të merrem me gënjeshtra kaq banale. Mund t’ju vë në dispozicion letrën publike që unë i kam dërguar në postin e Presidentit ambasadores së Bashkimit Europian dhe EURALIUS-it, ku pikërisht duke treguar vullnetin tim për të hedhur shortin për KED-në si President, i kam bërë të qartë se këtu ka disa probleme, që ne duhet të takoheshim që në fillim të nëntorit, që t’i zgjidhim. Duke pasur parasysh përse dështoi KED-ja e një viti më parë ku unë përsëri e hodha shortin si kryetar i Kuvendit dhe dihet ajo, se është sqaruar se kush e eliminoi. Dhe ky takim është bërë. Unë kam shprehur vullnetin për të hedhur shortin, por para se të hidhnim shortin, duhet të bënim takime me të gjithë drejtuesit e institucioneve: me kryetarin e Kuvendit, me kryetarin e Komisionit të Ligjeve, me përfaqësuesit e Prokurorisë dhe të gjithë institucionet që kanë të drejtë të propozojnë në KED, në mënyrë që të evitonim debatet se jo ky institucion i ka respektuar kriteret sipas Kushtetutës, sipas ligjit, jo ky nuk i ka respektuar, sepse kuptohet që Presidenti i Republikës është një institucion, i cili çdo detyrë duhet ta përmbushë me shumë përgjegjësi dhe larg kontestimeve apo debateve që krijojnë probleme. Situata ka qenë ekstra”, ka deklaruar presidenti Meta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE