Connect with Us

Zhgenjen Kujtim Gjuzi/ Thyen premtimin, shokohet Ylli Rakipi

Aktualitet

Zhgenjen Kujtim Gjuzi/ Thyen premtimin, shokohet Ylli Rakipi

Publikuar

-

Pak ditë më parë, deputeti i listës shumëemërore të Lulzim Bashës në zgjedhjet e vitit 2017, nga studio e emisionit “Të Paekspozuarit” i premtoi moderatorit të emisionit Ylli Rakipi se ai nuk do të shfaqej në asnjë studio tjetër televizive përvec asaj të Rakipit.

Ndërkohë mbrëmjen e sotme deputeti Gjuzi shfaqet në studion e emisionit “Opinion” duke thyer kështu premtimin që i bëri moderatorit Rakipi. Mesohet se moderatori i TPZ ka ngelur i shokuar nga ky veprim i Gjuzit./CNA.al

E pabesueshme/ Kujtim Gjuzi thyen audiencën televizive

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

E rëndë/ Humb jetën një ushtar shqiptar në Afganistan

Publikuar

-

Nga

Një ushtar shqiptar me mision në Afganistan ka ndërruar jetë.

Bëhet fjalë për ushtarin shqiptar me inicialet Xh.J, rreth 45 vjeç. Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndërruar jetë ushtari, ndërkohë që priten të tjera të dhëna që të dalin në dritë.

“Ministria e Mbrotjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura njoftojnë se dje, në orën 22:40 ora lokale në Afganistan, ka humbur jetën ushtaraku me inicialet XH. J. Autoritetet e Ministrisë së Mbrotjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të FA po bashkëpunojnë me komandën e operacionit për të bërë hetimin e plotë të rrethanave në të cilat ka ndodhur ngjarja. Ministri i Mbrojtjes dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA sigurojnë personelin në mision dhe familjet e tyre se do vijojnë të mbështesin e t’u gjenden pranë për të përmbushur me sukses misionin. Ministria e Mbrotjes, Shtabi i Përgjithshëm dhe gjithë personeli i Forcave të Armatosura i shprehin ngushëllimet më të ndjera familjes për ndarjen e parakohshme nga jeta të njeriut tyre të dashur”, njofton Ministria e Mbrojtjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Betimi i Biden/ Uashingtoni i ngjan një “baze ushtarake”

Publikuar

-

Nga

Qindra mijëra spektatorë vijnë zakonisht në ceremoninë e marrjes së postit nga Presidenti i SHBA. Por në ceremoninë e Bidenit të mërkurën, Uashingtoni i ngjan një “baze ushtarake”.

Uashingtoni, një qytet në gjendje të jashtëzakonshme. Pas ngjarjeve të 6 janarit, kur një numër i vogël policësh jashtë Kapitolit u vunë poshtë nga kryengritës të dhunshëm, frika e trazirave në ditët para ceremonisë së marrjes së postit nga Joe Biden të mërkurën është e madhe. Dhe edhe nëse ka kaluar në sfond që nga sulmet e Kapitolit – pandemia e koronavirusit vazhdon me tërbim në Uashington dhe në të gjithë SHBA, si dhe pothuajse kudo në botë.

Pra, këto nuk janë shenja të mira për një festë popullore për të shënuar marrjen e detyrës nga Presidenti i zgjedhur Demokrat i SHBA. Zakonisht, qindra mijëra vetë mblidhen në National Mall në Uashington për të parë shkurt Presidentin që bën betimin në shkallët e Kapitolit, për të dëgjuar programin muzikor ose thjesht për të qenë atje. Përveç shfaqjeve nga yje të tillë si Beyonce ose Aretha Franklin, koret për fëmijë dhe kishtare janë gjithashtu pjesë e programit të ceremonisë së marrjes së detyrës.

Betimi zytar i presidentit zakonisht pasohet nga një paradë, në të cilën çifti presidencial dhe ai nënpresidencial ecin pranë tribunave të spektaktorëve në Pennsylvania Avenue drejt Shtëpisë së Bardhë. Në paradë marrin pjesë edhe ushtarakë dhe banda të ndryshme me instrumenta frymorë.

Jo turma njerëzish

Këtë vit gjithçka është ndryshe. Zyrtarët u bëjnë thirrje të gjithë amerikanëve që të mos vijnë për festimet. “Në 20 janar do të ketë një transferim të pushtetit dhe ne do të punojmë me partnerët tanë në qeverinë federale për të garantuar sigurinë e rajonit përreth kryeqytetit tonë,” thuhet një deklaratë të përbashkët të kryetares së bashkisë të Uashingtonit dhe të guvernatorëve të dy shteteve fqinje, Maryland dhe Virxhinia. “Për shkak të rrethanave të veçanta […] siç janë kryengritja e dhunshme e javës së kaluar dhe pandemia vdekjeprurëse COVID-19, ne po ndërmarrim hapin e jashtëzakonshëm për të inkurajuar amerikanët të mos vijnë në Uashington, DC.”

Në ceremoninë e parë të marrjes së postit nga Barack Obama në vitin 2009, në qendrën e Uashingtonit u mblodhën 1.8 milionë vetë. Te Donald Trumpi në vitin 2017 duhet të kenë qenë rreth 500.000 vetë.

Edhe para se ekstremistët e djathtë të sulmonin Kapitolin në 6 janar, sulm në të cilin u vranë pesë persona, ceremonia ishte planifikuar këtë vit si ngjarje me një audiencë shumë të vogël. Një “paradë gjigante e marrjes së postit në Pennsylvania Avenue” nuk ishte e përshtatshme për shkak të Coronas, njoftoi Joe Biden në fillim të janarit.

LEXO EDHE:  Irlanda planifikon të ndërtojë studion më të madhe ndërkombëtare të filmit

LEXO EDHE:  Raportimi mbi koronavirusin/ AMA apel mediave për programet dhe studiot televizive

Niveli më i lartë i sigurisë

Që nga trazirat, COVID-19 është bërë shqetësimi i vogël. Kryeqyteti i SHBA është barrikaduar, në qendër të Uashingtonit shumë dyqane dhe ndërtesa zyrash janë tashmë të mbuluara me qepena druri të rëndë. Shërbimi Sekret ka marrë përgjegjësinë për sigurinë rreth ceremonisë të mërkurën. Më shumë se 20.000 ushtarë të Gardës Kombëtare janë mobilizuar për ceremoninë. Për krahasim: në ceremoninë e Trump katër vjet më parë ishin rreth 8000 ushtarë.
Dhe kjo nuk është e gjitha. Jeta normale pothuajse do të ndalet në Uashington të mërkurën, shumë kufizime janë në fuqi që tani. Zona përreth Kapitolit është e ndaluar për trafikun dhe ushtarët e armatosur patrullojnë përgjatë një gardhi të gjatë dy metra rreth selisë së Kongresit. “Unë ndihem i sigurt tani, kjo këtu duket si bazë ushtarake”, i tha DW Jim Freund, një banor lokal që jeton disa blloqe larg Kapitolit.

Rezervimet janë anuluar

Nga fundjava, 14 stacione të metrosë në qendër të Uashingtonit do të qëndrojnë të mbyllura. Për demonstruesit e mundshëm do të bëhet sa më e vështirë të afrohen në vendin e ngjarjes. Ende nuk është përcaktuar zyrtarisht, por është mjaft e mundshme që National Mall midis Kapitolit dhe Memorialit të Linkolnit do të mbyllet plotësisht, edhe për këmbësorët. Parukeritë dhe palestrat të mërkurën do të mbyllen, nëse nuk janë mbyllur tashmë për shkak të pandemisë. Dhe qëndrimi në Uashington gjatë javës së përurimit nuk do të jetë i lehtë për mysafirët e jashtëm. Të mërkurën, Airbnb njoftoi se kishte anuluar të gjitha rezervimet në zonën e Uashingtonit gjatë kësaj periudhe.

Në deklaratën e saj, kompania për ndërmjetësimin e strehimit privat tha se vendimi ishte bazuar në kërkesën e kryetarit të bashkisë së Uashingtonit dhe guvernatorëve të shteteve fqinje për të qëndruar larg kryeqytetit. Veç kësaj kishte gjithashtu informacione se milicë dhe protestues të dhunshëm duan të vijnë në qytet për të prishur ceremoninë e Bidenit. “Ne vazhdojmë të punojmë për të siguruar që anëtarët e grupeve të tilla të mos bëhen pjesë e komunitetit Airbnb,” tha kompania. Kundërshtarët e betuar të Joe Bidenit nuk do të pengohen nga këto masa. Por ndryshe nga sulmi kundër Kapitolit, Uashingtoni tani shpresohet të jetë i përgatitur./DW

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Mësimi online/ Pedagogia shpjegon dy skenarët se si mund të zhvillohen provimet  

Publikuar

-

Nga

Mësimi online/ Pedagogia shpjegon dy skenarët se si mund të zhvillohen provimet  

Studentët e arsimit universitar përgatitjet për provimet e sezonit të shkurtit duhet t’i bëjnë online. Pavarësisht peticionit me 6 mijë firma të studentëve, që kërkonin rikthimin në auditorë për seminaret, ende qëndron në fuqi vendimi i Komitetit të Ekspertëve për zhvillim të mësimit online.

Të rinjtë shprehen se kërkesa e tyre duhet të shihet me përparësi, pasi përgatitja online u lë mangësi në formim.

Pedagogia e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, Elsa Skënderi tha për Euronews Albania se me gjithë vështirësitë që ka sjellë mësimi online, kohët e fundit është vënë re një lloj adaptimi që ka sjellë një pjesëmarrje të kënaqshme të studentëve.

Ajo shpjegoi dy idetë se si mund të zhvillohen provimet për studentët që janë në prag të sezonit.

LEXO EDHE:  Gjuzi paralajmëron Ramën/ Do “shpërblehesh” si Gruevski, të bëj ftesë të lësh vendin

LEXO EDHE:  “Të hënksha shaminë”/ Rama replikon me Gjuzin: S’ti heqim dot mustaqet…

“Ka dy ide që zotërojnë lidhur me mënyrën se si do të zhvillohen provimet; nga njëra anë është ideja që provimet të zhvillohen në aditore, pra studentët të kthehen në auditore vetëm për provimin duke respektuar distancat, nga ana tjetër është ideja për ta alternuar.

Disa lëndë ku është e mundur që të pyeten me gojë, mund të zhvillohet online, mund të shihet sipas dinamikave. Ka pasur disa fakultete që të gjitha provimet i kanë lënë në verë ose në vjeshtë”, u shpreh pedagogia./CNA.al

LEXO TE PLOTE