LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aksioni opozitar/ Zbulohet kur do mbahet protesta e radhës

22 Prill 2019, 09:55, Aktualitet CNA
Aksioni opozitar/ Zbulohet kur do mbahet protesta e radhës

Opozita e bashkuar do të vijojë protestat. Mësohet se Partia Demokratike ka vendosur të zhvillojë protestën e radhës me datë 11 maj.

Ashtu sikurse ndodhi edhe në protestën e fundit, opozita ka vendosur që protesta të mbahet pasdite.

Burimet bëjnë të ditur, në mbledhjen e sotme që Basha ka zhvilluar me Kolegjin e Kryetarëve, është vendosur që protesta të zhvillohet në orën 18:30.

Kjo është protesta e dhjetë e opozitës së bashkuar, përmes së cilës opozita do të kërkojë krijimin e një qeverie tranzitore dhe largimin e kryeministrit Edi Rama.

Lajmet e fundit nga