Connect with Us

Vrasësit me pagesë, sfida e policisë

Aktualitet

Vrasësit me pagesë, sfida e policisë

Publikuar

-

Zbulimi i vrasjeve të tipit mafioz mbetet një nga sfidat më të vështira të policisë. Në mjaft ngjarje kriminale të kohëve të fundit autorët nuk kanë lënë as gjurmë. Ekspertët e policisë janë të bindur se ata janë vrasës me pagesë, në të shumtën e rasteve, profesionistë, që veprojnë për llogari të grupeve të ndryshme.

Emri Vata ish –drejtor i Policisë : Dhe këta mbështetën nga grupe interesi të caktuara, grupe kriminale që kanë vrasës me pagesë që i mbështesin gjithmonë. Grupe interesi në botën e biznesit, për mbrojte ose vetëmbrojtje. Dhe grupe interesi të tjera që i përdorin për momente të caktuara.

Policia ka zbuluar edhe vrasës amatorë, si Mikel Shallari, që ekzekutoi ish –drejtorin e policisë së Vlorës, Artan Cukun, për një shumë prej 4 mijë Eurosh.

“Vrasësit me pagesë amatorë, janë shumë shqetësues për komunitetin, pasi këta persona ndikohen vetëm nga shuma e lekëve që do të marrin për punën që bëjnë, por për policinë është e thjeshte zbulimi i tyre, pasi në vendngjarje lenë gjurmë të ndryshme për të zbardhur ngjarjen”.

“Pagesa varion sipas kërkesës dhe rëndësisë së personit që mbaron punën”.

Në Janar të vitit 2014 policia arrestoi Julian Sinanaj, që kishte marrë shuma të mëdha parash nga Andon dhe Genis Mehillaj për të ekzekutuar disa persona.

LEXO EDHE:  Torturuan dhe mashtruan gjirokastritin prej vitesh/Ndalohen më në fund 2 autorët, emrat

Por ekspertët thonë se në Shqipëri veprojnë edhe vrasës të huaj.

Salvatore Letizia ishte sjellë nga Italia për të vrarë Mentor Lufin, në masakrën me 3 viktima të vitit 2015 në bulevardin Zogu i Parë. Eftimoi Eftimiu, i akuzuar për vrasjen e Devi Kasmit në Janar të vitit të kaluar në kryeqytet, u soll nga Greqia.

“Një ndër arsyet që bëhet shkëmbimi apo marrja e punrave të ndërsjellta për personat që nuk javë vendas, qoftë brenda Shqipërisë qoftë edhe nga jashtë brenda, bëhet për të vështirësuar punën e policisë për ti kapur dhe për mos u njohur në momentin e vrasjes. Ambienti përreth edhe nuk e njeh personin është më e vështirë për policinë për ta zbuluar. Prandaj bëhen këto shkëmbime territoresh”.

Policia, thotë ish –drejtori i policisë Emri Vata, disponon një listë të gjatë të personave që dyshohen si vrasës me pagesë, por e ka të vështire të provojë veprat e tyre.

“Patjetër që Policia e Shtetit ka një listë të personave”.

Edhe ne zinxhirin e vrasjeve te ndodhura muajt e fundit në Shkodër dyshohet se autorët janë kriminelë të paguar. Ndaj pjesa më e madhe e këtyre veprave kanë mbetur pa autorë./TV Klan

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Aktorja shqiptare nuk ndalet me fotot e “nxehta”/ Pozon pa të brendshme buzë bregdetit

Publikuar

-

Aktorja shqiptare Eliona Pitarka, pas një sezoni të suksesshëm në emisionin humoristik “Duplex”,  u kthye në një prej vajzave më të komentuara të showbiz-it shqiptar.

Shpesh herë ajo vihet në qendër të vëmendjes për shkak të fotove provokuese që poston në profilin e saj në Instagram.

Së fundmi ajo ka publikuar disa foto, ku shfaqet buzë detit vetëm me një buzë dhe pa të brendshme.

Aktorja ka marrë komente dhe pëlqime të shumta për këto foto, ku mund të thuhet se ka lënë shumë pak hapësirë për imagjinatë.

 

View this post on Instagram

 

🖤

A post shared by Eliona Pitarka (@elionapitarka) on

 

View this post on Instagram

 

Watch more sunsets than Netflix 🌅😁

A post shared by Eliona Pitarka (@elionapitarka) on

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Si të keni një fytyrë të freskët dhe pa ndërhyrje estetike?/ Zbuloni 2 këshilla nga Leonora Jakupi

Publikuar

-

E njohur për fytyrën e saj tepër të fresket dhe pa operacione plastike, Leonora Jakupi do të mbetet gjithmonë ikona e bukurisë shqiptare e cila nuk plaket kurrë pavarësisht moshës.

Por nëse doni të dini sekretin e saj të bukurisë së përhershme, këngëtarja ka folur troç në një intervistë për “Mirage”.

Ajo shprehet se pjesën më të madhe të këtij “sekreti” e luan gjenetika, megjithatë Leonora zbulon se është e fiksuar pas mirëmbajtjes.

“Mendoj që gjenetika por edhe mirëmbajtja. Unë mundohem t’i rri gati maksimalisht lëkurës sime, ekstremisht, ndonjëherë edhe e teproj pasi dermatologët thonë që larja e shpeshtë I dëmton edhe qelizat. Por unë asnjëherë në jetën time, edhe nëse kam pasur koncert deri në orët e vona, kurrë nuk kam fjetur pa e hequr makjiazhin.”

Ajo madje preferon edhe përdorimin e maskave tradicionale dhe ka treguar dy për të gjitha vajzat kurioze:

  1. E verdhë veze, limon dhe mjaltë!

LEXO EDHE:  Roli i financierëve italianë në kapjen e 5 kg heroinë në Durrës

LEXO EDHE:  Përkeqësimi i motit/ Policia në gjendje gatishmërie

Mbajeni 10-15 minuta dhe shpëlajeni më pas!

2. Ose mund të bëni scrub me sheqer dhe të bardhën e vezës!

Ndiqeni min 10:00

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Kanë konflikt interesi”/ Orinda Huta zgjedh mes Elvana Gjatës dhe Flor Mumajesit

Publikuar

-

Moderatorja shqiptare Orinda Huta së fundmi e ftuar në emisionin “Mirage” është vënë përballë një zgjedhjeje shumë të vështirë.

Në rubrikën “Kë zgjedh”, Orindës i kërkuan të zgjedhë mes Elvana Gjatës dhe Flori Mumajesit.

Këngëtarja dhe kantautori kanë pasur shumë bashkëpunime dhe projekte të përbashkëta deri kur një ditë i ndanë rrugët nga njëri-tjetri.

Këtë gjë e përmendi edhe Orinda kur tha se kanë “konflikte interesash” dhe krahasimi me të drejtë, është i pavend.

Megjithatë ajo e bëri zgjedhjen e saj:

LEXO EDHE:  Atë e bir dhunojnë njëri-tjetrin/ Policia i arreston në flagrancë

LEXO EDHE:  Përkeqësimi i motit/ Policia në gjendje gatishmërie

“Tani, krahasimi është pak i pavend. Kanë dhe konflikt interesi me njëri-tjetrin prandaj është njëçik i pavend (qesh). Elvana është e shkëlqyer, Flori gjithashtu në punën e vet, por le të themi që po shkoj për forcën e gruas, për Elvanën”.

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: