LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video-Sulmohet rezidenca e ambasadorit të SHBA në Athinë

15 Maj 2019, 07:27, Aktualitet CNA
Video-Sulmohet rezidenca e ambasadorit të SHBA në Athinë

Rezidenca e ambasadorit amerikan në Athinë,Jeffrey Pyatt është sulmuar me bojë dhe tymuese në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Sikurse bëjnë të ditur mediat greke, ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm, ndërsa përgjegjës për këtë sulm janë anarkistët e grupit ?Ruvikona? .

Kujtojmë këtu se anarkistët kanë mbajtur një sërë protestësh për të lejuar terroristin e ?17 Nëntorit? Dhimitris Kufondindas të dalë me leje nga burgu, ku kryen dënimin për një sërë aktesh terroriste, mes tyre dhe atentate e vrasje.

Nga ana tjetër, ambasadori Jeffrey Pyatt e ka konsideruar ngjarjen si sulm vandalësh, që duhen dënuar sipas ligjit.

Ai thekson se dëmtimi i pasurisë nuk konsiderohet kurrsesi protestë paqësore./ CNA.al

Lajmet e fundit nga