Connect with Us

“Vend kaotik, në duar gangsterësh”/ Manjani reagon pas shkrimit të gazetës gjermane

Aktualitet

“Vend kaotik, në duar gangsterësh”/ Manjani reagon pas shkrimit të gazetës gjermane

Publikuar

-

Imoralisti Ylli Manjani/ Një pyetje publike për ish-ministrin e Ramës

Një ditë më parë, në media u publikua një shkrim i gazetës gjermane “Bild”,  kushtuar Shqipërisë, duke e konsideruar vendin tonë si në “shtet kaotik në duart e gangsterëve.”

Gazeta zbardh edhe një telefonatë të kryeministrit Edi Rama me një drejtuesi të komisionit lokal të zgjedhjeve, bisedë e përfshirë tek Dosja tejet e përfolur 184 për zgjedhjet në bashkinë e Dibrës.

Nga ana tjetër, në disa media u raportua se BILD i është referuar prononcimeve të ish-ministrit të Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani.

Ndërkohë, në lidhje me këtë ka reaguar Manjani, i cili i cilëson qesharake argumenta të tilla.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani shkruan “Shumë interesant konkluzioni “i njëjtë” i recituar në kor nga media të qeverisë, për shkrimin e Peter Tiede në BILD dje.

Ata thonë, se shkrimi bazohet në tre fjali të miat dhe të disa të tjerëve që nuk e duan qeverinë dhe se për këtë nuk ja vlen.

Ata gjithashtu thonë se gazetat e huaja shkruajnë atë cfarë themi e shkruajmë ne këtu.

LEXO EDHE:  “Çdo gjë vendoset në Facebook”/ Manjani: Komiteti i Ekspertëve nuk ekziston!

Më vjen të qesh me këtë argumentim të mjerë.

Sipas kësaj logjike del se prestigjozen gjermane BILD e kontrolloj unë…”.

Më tej, ai thekson se duhet të kesh hall të madh të prodhosh këto fjalë e ti shesësh si argument.

“Tre fjali të miat në atë mori fjalësh me përmbajtje të fortë politike të autorit të shkrimit nuk janë thelbi i atij shkrimi.

Mirë është të merret seriozisht ai raport sepse e bën një media që ka ngrënë shumë koka politike në Gjermani dhe më gjerë…

Së fundi, për t’i dhënë një përgjigje konkluzionit se “mediat e huaja shkruajnë atë që shkruajmë e themi ne këtu”. Po mirë more shokë e shoqe, le ta marrim si të vërtetë këtë gjë, pyetja është, përse BILD nuk ju citon juve por mua?!

E pra ju shkruani e flisni shumë më shumë se unë…

Ndaj lexojeni mirë atë shkrim, kundërshtojeni po të doni, por mos e relativizoni me argumente qesharakë.”-përfundon postimin e tij Ylli Manjani./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. Z

    15 Maj, 2019 at 12:49 pm

    Manjani dhe CNA.al! Sa qesharake qe jeni!

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Po lëvizte me shpejtësi të lartë/ Makina në Pogradec përplaset me shtyllën dhe murin e shtëpisë

Publikuar

-

Nga

Po lëvizte me shpejtësi të lartë/ Makina në Pogradec përplaset me shtyllën dhe murin e shtëpisë

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premte në aksin rrugor Pogradec-Drilon ku ka mbetur i plagosur një person.

Një mjet tip “Benz” i cili ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të lartë ka humbur kontrollin dhe është përplasur fillimisht me një shtyllë ndriçimi dhe më pas me murin e një banese.



Për pasojë është plagosur pasagjeri i këtij automjeti. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Paralajmërimi i Boris Johnson: Vala e dytë e COVID-19 është duke ardhur!

Publikuar

-

Nga

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka deklaruar se Britania e Madhe “tani po sheh një valë të dytë” të koronavirusit.

Kryeministri ka paralajmëruar se masa më të rrepta të distancimit social mund të implimentohen nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.



“Nuk dua që të kemi masa më të rrepta izolimi, por kur shohim se çfarë është duke ndodhur tani, po mendojmë nëse duhet të shkojmë përtej rregullit të lejimit të gjashtë personave nëpër ambiente publike”.-deklaroi Johnson
Në 24 orët e fundit në Britani u regjistruan 4322 raste të reja me koronavirus duke ccuar numrin e të infektuarve në 388.412. Ndërkohë numri i viktimave në Britani që nga fillimi i pandemisë është 41.821./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Ndihen lëkundje tërmeti në vend/ Ja ku ishte epiqendra

Publikuar

-

Nga

Rikthehen lëkundjet e tërmetit/ Ja ku ishte epiqendra

Lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë mbrëmjen e sotme në Tiranë dhe në Durrës.

Bëhet me dije se magnituda ishte 2.9 ballë e shkallës rihter, dhe epiqendra ishte 25 km nga Durrësi.



Lëkundjet zgjatën për disa sekonda.

LEXO TE PLOTE