Takajt i soset durimi, merr një vendim drastik për gjithë ekipin – CNA
Connect with us

Sport

Takajt i soset durimi, merr një vendim drastik për gjithë ekipin

Publikuar

-

Kur nuk arrin dot as me premio objektivat, gjobat janë ato që të bëjnë të xhirosh me më shumë forcë dhe të kërkosh rezultate. Në të tilla rrethana, Skënderbeu do të kërkojë me çdo kusht Europën edhe në javët e fundit të kampionatit.

Pavarësisht se objektivi sezonal u vështirësua shumë, bardhekuqtë janë të detyruar që të kërkojnë dhe të shpresojnë deri në momentet e fundit kapjen e një prej vendeve që të çon në Europë.

Nëse për kupën ishte një premio shtesë nga ana e klubit që bardhekuqtë nuk e arritën dot, Europa duket se kërkohet me forcë nga presidenti Ardjan Takaj, shkruan “Panorama Sport”.

I acaruar nga paraqitjet e fundit, veçanërisht ajo me Kukësin, si dhe i zhgënjyer nga humbjet radhazi në kampionat dhe faktin që ekipi nuk po gjen dot vijimësi, numri një i klubit korçar ka kthyer “pllakën”.

Nëse deri para dy javësh në Korçë flitej për premio dhe për shpërblim të lojtarëve në rast kualifikimi për në Europë, tani duket se gjërat kanë ndryshuar në thuajse 360 gradë.

Nga burimet pranë presidentit, bëhet me dije se Takaj ka qenë tepër i zhgënjyer nga të tijtë dhe në mbledhjen e fundit që ka pasur me ekipin ka ngritur edhe tonet për t’u dhënë shkundjen e duhur lojtarëve.

Por këtë herë duket se në Korçë nuk kanë munguar sanksionet. Po të njëjtat burime shprehen se në rast se Skënderbeu arrin të kapë Europën, premioja është ende në lojë dhe bëhet fjalë për gati 50 mijë euro.

Nëse një gjë e tillë nuk ndodh, atëherë Takaj do të vendosë penalitete për ekipin. Priten gjoba, shuma e të cilave ende nuk është përcaktuar, por që mund të variojë nga një deri në dy rroga të plota penalizim për futbollistët.

Një masë e tillë nga ana e presidentit nuk është marrë kurrë më parë, por duket se durimi i është sosur tashmë kreut të klubit të Skënderbeut.

KONFIRMIMI

Faktin e penaliteteve në mungesë të rezultatit, ndonëse jo zyrtarisht, e konfirmojnë disa veprime nga ana e grupit të lojtarëve të Skënderbeut. Ndeshjen e fundit, kur rezultati shkoi mbrapsht për korçarët, u vu re nervozizëm i jashtëzakonshëm në kampin e bardhekuqve. Gjë që nuk e kishim hasur më parë në këtë klub.

Në anën tjetër, edhe në momentin e kërkesës së llogarisë të kapitenit Radas, kur zyrtarë të klubit u munduan ta qetësonin diçka e tillë, kapitenit i doli nga goja.

Kjo tregon se masa që kërkon të marrë presidenti është drastike dhe ekipit nuk i ka mbetur gjë tjetër tashmë, veçse të kërkojë me çdo kusht fitore në dy ndeshjet e fundit që ka për të luajtur dhe të shpresojë për dy gjëra: së pari, Kukësi të fitojë Kupën e Shqipërisë në datën 2 qershor dhe nga ana tjetër një nga ekipet që Skënderbeu ka para në renditje të gabojë të paktën me katër pikë në tri ndeshjet e fundit.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Tifozët e Juventusit në festë/ Ylli i madh mbërrin në Torino

Publikuar

-

Merr fund edhe një tjetër telenovelë e merkatos verore: Matthijs de Ligt është i Juventusit dhe tashmë super talenti holandez ka zbarkuar në Torino.

Talenti holandez ka mbërritur mbrëmjen e sotme në aeroportin “Caselle”, rreth orës 22:10, ndërsa ditën e nesërme ai do të kryejë vizitat mjekësore dhe do të firmosë një kontratë 5-vjeçare me bardhezinjtë.

Juventusi e bleu nga Ajaxi për një total prej 75 milionë eurosh. Natyrisht feston edhe lojtari, që do të marrë një pagë stratosferike, rreth 12 milionë euro në sezon bashkë me bonuset. Klauzola e largimit do të jetë 150 milionë euro.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

U eliminua nga Championsi, ja me kë do ndeshjet tani Shkëndija në Europa League

Publikuar

-

By

Shkëndija e Tetovës nuk do të ketë shumë kohë për të kapërdirë eliminimin e papritur përballë Nome Kalju në Ligën e Kampioneve, pasi duhet të përgatitet për ndeshjet në Ligën e Europës, ku sot ka mësuar edhe emrin e skuadrës që do të ketë përballë në turin e dytë të turneut.

Përballë saj do të jetë ekipi i Dudelanzh, i cili u eliminua pas dy barazimesh me Valetën, falë rregullit të golit jashtë fushe pasi në shtëpi ishte ndarë 2-2 e sot në transfertë vetëm 1-1.

Shorti e ka vënë ekipin tetovar përballë kësaj skuadre që gjithsesi duhet trajtuar me kujdes pasi është një emër i cili në vitin e kaluar bëri historinë në Europë, shkruan “Vipsport.al”.

Dudelanzh e filloi edicionin në Ligën e Kampioneve por kaloi në turin e dytë në Ligën e Europës ku eliminoi Dritën, Legia Varshavën e në play-off rumunët e CFR Kluzh, duke siguruar pjesëmarrjen historike në grupet e turneut.

Aty u ndesh me Olimpiakos, Milan e Betis, me rezultatet më të mira që i dhuroi pikërisht ndaj spanjollëve (0-0) dhe italianëve. Në ndeshjen me Milanin, ekipi i vogël i Luksemburgut iu afrua shumë mrekullisë por një gol i Higuain në pjesën e dytë i dha suksesin 1-0 skuadrës italiane.

Sipas kalendarit të paracaktuar në short, Shkëndija e Tetovës do të jetë pritëse në ndeshjen e parë dhe do të luajë në transfertë të dytën.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Liridon Latifi nuk iu beson syve, ish-sulmuesi i Kamzës e dërgon me pushime

Publikuar

-

By

Sherifi i Tiraspolit, ku aktivizohet edhe shqiptari Liridon Latifi, arriti një çmenduri në 10 minutat e para të sfidës ndaj Saburtaro Tbilisit, në takimin e kthimit në turin e parë të Champions League, por më pas, ishte ish-sulmuesi i Kamzës, Ognjen Roloviç, që i preu hovin.

Teksa në shtëpi, në takimin e parë, ishte mundur me shifrat 0-3 nga Saburtalo Tbilisi, ishin moldavët që kanë shënuar plot 3 herë për 10 minuta, duke barazuar momentalisht shifrat e përgjithshme.

I pari në fakt, që shënoi golin e zhbllokimit, ishte Latifi, që në minutën e 3-të. Në një aksion të gjatë, topi shkoi në mesin e zonës së gjeorgjianëve, dhe Latifi nuk fali duke e shtyrë atë në fundin e rrjetës.

Goli i dytë ishte një autogol në minutën e 8-të, ndërsa në të 10-tën, ishte Tambe që shënoi. Por, ata që kaluan në turin tjetër ishin kampionët e Gjeorgjisë.

Ognjen Roloviç, që i shënoi edhe në sfidën e parë moldavëve, shënoi në minutën e 59-të të takimit, pas një harkimi nga e majta, dhe në fund sfida u mbyll në shifrat e përgjithshme 4-3. Saburtalo, në turin tjetër do të luajë me Dundalk ose Riga. Ndërkohë, në turin e dytë të Europa Ligë, Sherifi do luajë me Partizanin ose Karabakun.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending