Connect with Us

Siguria ushqimore/ AKU bllokon 762 kg produkte të skaduara

Aktualitet

Siguria ushqimore/ AKU bllokon 762 kg produkte të skaduara

Publikuar

-

kikia: as denimi me vdekje nuk i trmb

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar në kufi 762 kg produkte ushqimore të skaduara.

Në piken kufitare në Morinë, janë bllokuar 762 kg yndyrë gatimi e skaduar (majonezë, ketchup dhe xhel karameli). Ngarkesa ishte nisur nga Kosova dhe pretendohej për ri-eksport në Shqipëri. Inspektorët e AKU-së gjatë kontrollit në kufi kanë konstatuar këto mangësi.

1.Produktet nuk përputheshin me dokumentacionin që shoqëronte këtë ngarkesë, konkretisht raport-analizat nuk i përkisnin këtyre produkteve.

2.Në çertifikatën e cilësisësë ri-eksportit origjina ishte shkruar Kosovë.

3.Produktet e ngarkesës (majonezë, ketchup, xhel karameli) nuk kishin të shënuara në etiketë numrin e Lott-it dhe datën e prodhimit dhe skadencës

  1. Produkti yndyrë gatimi në etiketë kishte të shënuar “preferohet të përdoret para datës 30.03.2016” nderkohe qe në ambalazh (kapaku i kutise plastike) kishte të shënuar datën 11.06.2019.
LEXO EDHE:  AKU gjobit dhe paralajmëron bizneset/ Bllokon dhe 620 kg produkte ushqimore

Në bazë të legjislacionit në fuqi, AKU nuk lejoi futjen e këtyre produkteve në territorin e Republikës së Shqipërisë. Ngarkesa me produktet ushqimore të skaduara u kthye në vendin nga ishte nisur. Me ndryshimet në Kodin Penal që do të miratohen së shpejti masat ndëshkuese ndaj kujtdo që abuzon me sigurinë ushqimore do të jenë tejet të ashpra dhe parashikojnë dënim me burg. Ne nuk do të lejojmë askënd që të abuzojë me shëndetin e konsumatorëve shqiptarë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Ngacmonte seksualisht vajzën e tij të mitur/ Pranga babait në Krujë

Publikuar

-

Nga

Ngacmonte seksualisht vajzën e tij të mitur/ Pranga babait në Krujë

Tre persona janë vënë sot në prangat e policisë për vepra penale të ndryshme.

Në Krujë është arrestuar një 54 vjeçar pasi ka rrahur bashkëshorten dhe ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur, një tjetër u prangos për vjedhje të energjisë elektrike dhe një tjetër person se ka aksidentuar një këmbësor.

Njoftimi i Policisë së Durrësit:

Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.



Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin:

S., 54 vjeç, banues në Krujë, pasi, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, si dhe ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur.

LEXO EDHE:  AKU në aksion / Sekuestron 250 kg peshk

LEXO EDHE:  Asgjësohen produkte ushqimore në Tiranë/ AKU gjobit dhe paralajmëron disa biznese

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin B. S., pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 6 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. J., 29 vjeç, banues në Durrës, sepse më datë 17.09.2020, në lagjen nr. 13, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, ka aksidentuar këmbësorin me iniciale A. R., 64 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Krujë dhe Durrës, për veprime të mëtejshme.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Falsifikonin zhdoganimin e mjeteve/ Merren të pandehur 20 doganierë e zyrtarë, shmangën 100 mln lek taksa

Publikuar

-

Nga

Një grup i përbërë nga 20 persona, mes të cilëve sekserë, doganierë të Durrësit dhe punonjës të Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Rrugor në Tiranë, është marrë i pandehur dhe çuar në gjykatë, për akuzën e “Kontrabandës nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore” dhe “Shpërdorim detyre”. Hetimi i nisur nga prokuroria e Durrësit, është iniciuar pas 33 kallëzime radhazi të kryera nga Drejtoria e Doganave, ku zyrtarët kishin konstatuar se për zhdoganimin e disa automjeteve ishte mbajtur një praktikë e falsifikuar, me qëllim uljen e taksës së zhdoganimit.

Sipas gazetarit te Shqiptarja.com, Elton Qyno, çështja është hetuar nga prokurori i Durrësit Afrim Shehu,i cili pas dy viteve hetim, ka vendosur të mbyllës dosjen dhe ta dërgojë atë në gjykatë me 20 të pandehur. Nga hetimi i kryer ka rezultuar se disa persona si, Qani Kaçmoli, Erdi Çena, Xhuljano Sorra, Glodian Sulaj, Xhevdet Mali, Keni Braçe, Xhani Rama, Edmond Jupe dhe Altin Maleqka, duke vepruar si “kapsa” në emër të agjencisë doganore “Laura One”, gjenin qytetarë, të cilët kishin nevojë për të kryer procedurën e ç’doganimit të automjeteve të tyre dhe më pas merrnin, prej tyre dokumentacionin origjinal dhe vlerën e plotë të detyrimit doganor. Më pas, duke siguruar dokumentacion origjine me të dhëna të rreme (të falsifikuara) në lidhje me fuqinë motorike dhe vitin e prodhimit, të cilat j’a bashkëlidhnin kopjes së deklaratës doganore,e cila arkivohej në doganë, me qëllim pakësimin e detyrimit doganor. Më tej, duke qenë se kishin akses në sistemin e përpunimit të deklaratave doganore, pasi hynin me kodet e agjentëve Konstandin Rista dhe Mirjan Driza, këta persona prodhonin deklaratë doganore me datë dhe nr. serie të njëjtë me atë të depozituar në Doganë.

Këtë praktikë, j’a bashkëlidhnin dokumentacionit origjinal dhe në përfundim ja dorëzonin qytetarëve ose në disa raste merrnin përsipër dhe targimin e automjeteve. Në disa praktika doganore është provuar se dokumentacioni origjinal dhe ai me të dhëna të rreme është vulosur, me vulën personale rrethore të doganiereve, Neritan Bablusha, Endrit Pllumbi, Andi Lara, Ilirjan Çelçima, Arben Qëndro, Sokol Mehmeti dhe Merita Zonja, si dhe vulën drejtkëndore të Degës së Doganës Durrës. Më pas ky dokumentacion është dërguar për regjistrim pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Rrugor Tiranë, dhe janë targuar automjetet në mospërmbushje të rregullt të detyrës nga të pandehurit Indrit Tafalla dhe Elison Shehaj, me detyrë specialist pranë DRSHTRR, Tiranë.

Në të gjitha rastet objekt hetimi që ka pasur prokuroria, personat si Qani Kaçmoli, Erdi Çena, Xhuljano Sorra, Glodian Sulaj, Xhevdet Mali, Keni Braçe, Xhani Rama, Edmond Jupe, Altin Maleqka dhe Mereme Dervishi, kanë vepruar në emër të një agjencie doganore “Laura One”, të cilët kanë krijuar dokumentacion fiktiv në formë zinxhiri, duke ulur vlerën e blerjes dhe pakësuar fuqinë motorike të automjeteve. Me qëllim pakësimin dhe shmangien nga detyrimet doganore, sipas vlerës së përshkruar në pjesën përshkruese për secilin rast, në një vlerë të përgjithëshme rreth 10 000 000 lekë të reja. Si përfaqësues te zyra doganare Durrës, e cila ka përgjegjësinë e mbikëqyrjes dhe verifikimit të dokumentacionit, veprimet janë kryer nga Neritan Bablusha, Endrit Pllumbi, Andi Lara, Ilirjan Çelçima, Arben Qëndro, Sokol Mehmeti dhe Merita Zonja, si doganier.

LEXO EDHE:  Asgjësohen produkte ushqimore në Tiranë/ AKU gjobit dhe paralajmëron disa biznese

LEXO EDHE:  AKU gjobit dhe paralajmëron bizneset/ Bllokon dhe 620 kg produkte ushqimore

Me këto veprime duke pranuar të legalizojnë dhe çlirojnë mallin e deklaruar në doganë, pa verifikuar dokumentacionin e paraqitur dhe aktin e përfaqësimit nga subjektet deklarues, për të pandehurit Qani Kaçmoli, Erdi Çena, Xhuljano Sorra, Glodian Sulaj, Xhevdet Mali, Keni Braçe, Xhani Rama, Edmond Jupe, Altin Maleqka dhe Mereme Dervishi, vlerësohet se është vepruar në bashkëpunim për arritjen e qëllimit final, shmangies nga pagimi i detyrimeve doganore ndaj shtetit në një vlerë të përgjithëshme rreth 10 000 000 lekë të reja. Kjo veprimtari është zhvilluar në formë zinxhiri për arritjen e një qëllimi të përbashkët dhe të një rezultati kriminal të dëshiruar prej tyre, shmangien e detyrimeve doganore. Po të mos kishte funksionuar qoftë edhe njëra prej hallkave të këtij zinxhiri, kontrabanda, objekt i hetimi nuk do të ishte realizuar. Për këo fakte, janë akuzuar dhe marrë të pandehur, dhe dërguar për gjykim, Qani Kaçmoli, Erdi Çena, Xhuljano Sorra, Glodian Sulaj, Xhevdet Mali, Keni Braçe, Xhani Rama, Edmond Jupe dhe Altin Maleqka, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjerë”.

Lista e personave të parë të pandehur:

1. Qani Kacmoli          “Kontrabanda me mallra të tjerë”

2. Erdi Çena               “Kontrabanda me mallra të tjerë”

3. Xhuljano Sorra       “Kontrabanda me mallra të tjerë”

4. Glodian Sulaj         “Kontrabanda me mallra të tjerë”

5. Xhevdet Mali          “Kontrabanda me mallra të tjerë”

6. Keni Braçe              “Kontrabanda me mallra të tjerë”

7. Xhani Rama            “Kontrabanda me mallra të tjerë”



8. Edmond Jupe          “Kontrabanda me mallra të tjerë”

9. Altin Maleqka           “Kontrabanda me mallra të tjerë”

10. Indrit Tafalla              “Shpërdorimi i detyrës”

11. Elison Shehaj            “Shpërdorimi i detyrës”

12. Agjencia Doganore “Laura One”     “Kontrabanda me mallra të tjerë”

13. Neritan Bablusha          “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”

14. Endrit Pllumbi               ”Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”

15. Andi Lara                       “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”

16. Ilirjan Çelçima               “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”

17. Arben Qëndro               “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”

18. Sokol Mehmeti              “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”

19. Merita Zonja                  “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”

20. Mereme Dervishi           “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Nuk përballon dot arrestimin/ Fjolla Morina shtrohet me urgjencë në spital

Publikuar

-

Nga

Nuk përballon dot arrestimin/ Fjolla Morina shtrohet me urgjencë në spital

Këngëtarja Fjolla Morina pas u ndalua nga policia ditën e sotme është transportuar në spitalin e Kukësit për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore, pasi ka pasur një përkeqësim të gjendjes shëndetësore.

Kujtojmë së këngëtarja kosovare Fjolla Morina është vënë në pranga nga policia kufitare në Morinë, pasi gjatë një kontrolli  është gjetur një armë zjarri tip pistoletë dhe 23 fishekë, si dhe një pistoletë në dukje e dyshuar lodër cakmak.



Këngëtarja 34- vjecare po udhëtonte edhe me dy persona të tjerë, të cilët kanë rënë në prangat e policisë. Pistoleta tip “Zoraki”, me 23 fishekë u gjet në çantën e dorës, ndërsa në bagazh të automjetit u gjet një pistoletë tip cakmak./CNA.al

LEXO TE PLOTE