“Shqipëria në dorë të gangsterëve”/ LSI kërkon dorëheqjen e Ramës – CNA
Connect with us

Aktualitet

“Shqipëria në dorë të gangsterëve”/ LSI kërkon dorëheqjen e Ramës

Publikuar

-

kryeministri edi rama konference

Nënkryetar i LSI, Luan Rama, ka dalë sot në një konferencë për mediat ku ka reaguar lidhur me shkrimin e publikuar në gazetën gjermane “Bild” ku Shqipëria konsiderohet si vend kaotik në duart e gangsterëve.

“Bild” konsiderohet si një nga gazetat më të mëdha dhe më të shitura në Gjermani.

Luan Rama ka akuzuar qeverinë  për këtë imazh të keq që ka vendi ynë. Sipas Ramës, zgjidhja e vetme është që Edi Rama të jap dorëheqjen dhe të mund të hap rrugë për zgjedhje të lira e të ndershme‌.

“Kjo është arsyeja se përse imazhi i Shqipërisë në botë vjen gjithnjë e duke u rrënuar. Shkaku është qeveria e gangsterëve, me kryegangsterin kryeministrin e këtij vendi.

Në papërgjegjmëri të plotë, kur duhet që më shumë se cilido tjetër dhe më shumë se kushdo të reflektojë me përgjegjshmëri për të vënë interesat e vendit mbi ato të klanit kriminal, për të vënë të ardhmen europiane të Shqipërisë mbi të ardhmen e vet dhe të klanit të vet mafioz, të reflektonte duke dhënë dorëheqjen për t’i çelur rrugë zgjidhjes së krizës politike, ai vazhdon me kryeneçësi duke përligjur ato që thotë “Bild-i”. Por jo vetëm “Bild-i”, këtë e thonë të gjitha agjencitë, këtë e thonë gazetat dhe mediat më prestigjioze e më të mëdha të Europës.

LEXO EDHE:  Kallëzohet në Prokurori kryebashkiakja e Gjirokastrës

Prandaj qytetarët dhe jo vetëm opozita, por qytetarët e këtij vendi dhe opozita e bërë njësh me ta është në protestë, është në revoltë, është në kontest. Është dhe do të jetë në luftë të vendosur për ta larguar njëherë e përgjithmonë të keqen nga qeverisja e këtij vendi, për të realizuar më në fund rikthimin e vendit në normalitet përmes një procesi zgjedhor të lirë, të ndershëm, të barabartë, ku qytetarët shqiptarë të jenë të lirë dhe sovranë në të drejtën e tyre për të zgjedhur. Shqipëria nuk e meriton të jetë në duar gangsterësh!”, ka thën Luan Rama në fjalën e tij./CNA.al

Aktualitet

PS kërkoi “kokën” e Malajt/ Ish-ministri flet me emra, zbardh mesazhet kërcënuese

Publikuar

-

By

Ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave, njëkohësisht ish-deputet i PS-së, Arben Malaj ka reaguar pas lajmit që qarkulloi në media një ditë më parë, ku thuhej se mazhoranca ka kërkuar shkarkimin e tij si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës të Shqipërisë.

Në një postim në rrjetet sociale, ndërsa deklaron se ka punuar me integritet dhe profesionalizëm të thellë, Malaj më tej thekson se “Gjithe shqetesimet e mia per sfidat e Bankes se Shqiperise qe nga vetingu per bankieret miliardere qe i cuan kredite jo performuese te vendit deri ne 50% te totalit, me larte se ne cdo vend tjetet dhe debatet per kete ne Bord jane te gjithe te dokumentuara ne proces verbalet e mbledhjeve te Bordit.”.

Gjithashtu, Malaj flet për kërcënime dhe përpjekjet për të mos e rizgjedhur.

“Kercenimet paralajmeruese mi ka derguar Taulant Balla pas mos pranimt te nderhyrje se tij edhe me SMS me rekomandime partiake ne proceset perzgjedhjes ne Bordin e Bankes se Shqiperise. Shqetesimi eshte i protokolluar ne mbledhjen e Bordit te BSh.”-shkruan Arben Malaj.

Po ashtu ai heq edhe një paralele mes mazhorancës socialiste në Shqipëri dhe regjimit të Erdogan në Turqi, ku shkruan se “Fakti qe pas shkarkimit nga Erdogan te Guvernatorit te Bankes se Turqise, ky mund te rast i dyte qe maxhorancat e gjithe pushtetshme shkarkojne nje anetar Bordi te Bankes Qendrore, vetem profesionalisht me trishton.”.

Reagimi i plotë i Malajt:

Nje sqarim per koleget dhe dashamiresit lidhur me kete njoftim

E para dhe thelbesorja – vendit tim i kam sherbyer ne cdo kohe me integritet te larte, profesionalzem te thelle dhe dashuri te madhe.

  1. Te treja keto vertetetohen gjate pervojes 32 vjecare ne cdo angazhim, akademik, shoqerore dhe politik.
  2. Ju ka kam paralajmeruan qe u bene perpjekje maksimalen per te mos me rizgjedhur.
    Per interesat dhe emrat konkrete do te flas fillimisht ne procesin e ballafaqimit parlamentar.
  3. Ne respekt te institucionit te Bankes se Shqiperise nuk do te bej asnje deklarate specifike perpara nisjes se ballafaqimit institucionale.
  4. Gjithe shqetesimet e mia per sfidat e Bankes se Shqiperise qe nga vetingu per bankieret miliardere qe i cuan kredite jo performuese te vendit deri ne 50% te totalit, me larte se ne cdo vend tjetet dhe debatet per kete ne Bord jane te gjithe te dokumentuara ne proces verbalet e mbledhjeve te Bordit.
  5. Kercenimet paralajmeruese mi ka derguar Taulant Balla pas mos pranimt te nderhyrje se tij edhe me SMS me rekomandime partiake ne proceset perzgjedhjes ne Bordin e Bankes se Shqiperise. Shqetesimi eshte i protokolluar ne mbledhjen e Bordit te BSh.
  6. Fakti qe pas shkarkimit nga Erdogan te Guvernatorit te Bankes se Turqise, ky mund te rast i dyte qe maxhorancat e gjithe pushteteshme shkarkojne nje anetar Bordi te Bankes Qendrore, Vetem profesionalisht me trishton.
  7. Veprimi I tyre eshte I paster politike, sepse shkeljet etike materializohet me cenim te reputacionit apo eficences se Bankes se Shqiperise gje qe sipas vleresimeve edhe te institucioneve nderkombetare nuk konstatohen te tilla, por edhe ne 7 mbldhjet mbledhje e Bordit gjate vitit 2019, pas mandatin te ri,( mandarin I pare ishte zvendesues rreth dy vite) nuk ka asnje shqetesim te shprehur ndaj meje per shkelje etike. Mbledhje e fundit ishte ne 3 Korrik 2019.
  8. Sfiden e integriteti dhe profesionalizmit e kam perhere te fituar edhe gjyqinie ripartizan e kam te fituar moralisht, do ta fitoj edhe ne rruge gjyqesore po pagat dhe penalitete 7 vjecare kush do ti paguaj 28 deputetet apo taksapaguesit shqiptare? Ky eshte thelbi I shqetesimit profesional.
    Padia do te jete individuale per cdo abuzues me statusin e deputetit, I keshilloj te kerkojne assistance juridike perpara se te shpifjin.
LEXO EDHE:  “Basha jo më kryetar i PD, LSI s’do ketë asnjë gjurmë”/ Rama komenton mesazhin për Metën

E fundit por me rendesishme koleget ne PS e dine shume mire qe midis lirise dhe karrikeve kam zgjedhur dhe do te zgjedh lirine, sepse pa te nuk I sherbej dot vendit tim.
Dite te mbare, Arbeni/ CNA.al

Socialistët kërkojnë shkarkimin nga BSH/ “Bombat” e Malajt kundër Veliajt

Socialistët kërkojnë shkarkimin nga BSH/ “Bombat” e Malajt kundër Veliajt

Arben Malaj i përvishet “Lali Erit”/ Qeverisja nuk është buzeqeshje televizive

“Shpifës, arrogant dhe i babëzitur”/ Arben Malaj i nxjerr “bojën” Veliajt

“Arrogant dhe shpifës”/ Arben Malaj “degjeneron” Veliajn

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Tronditëse/ 21 vjeçari vret të dashurën dhe publikon trupin e saj në rrjetet sociale

Publikuar

-

Një ngjarje e rëndë në New York ka tronditur opinionin publik ku një 21-vjeçar i quajtur, Andrew Clarck ka vrarë të dashurën e tij 17-vjeçare dhe trupin e saj të vdekur e ka publikuar në rrjetet sociale.

17-vjeçarja e quajtur Bianca Devins ishte mjaft e njohur në New York për shkak të stilit të saj të veçantë.Pas ngjarjes tragjike Andrew ka tentuar të vrasë edhe veten, por u shpëtua nga autoritetet vendase.

LEXO EDHE:  “Basha jo më kryetar i PD, LSI s’do ketë asnjë gjurmë”/ Rama komenton mesazhin për Metën

Trupi i pajetë i Bianca u gjend nga kalimtarët, jashtë makinës së saj, pasi fotot e 17-vjeçares u bënë virale në internet.

Mediat e huaja raportojnë se Bianca dhe Andrew ishin parë duke debatuar në rrugë para se ngjarja e rëndë të ndodhte.

Burimi:https://edition.cnn.com/2019/07/15/us/bianca-devins-discord-death-trnd/index.html

 

 

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Karabaku bën veprimin e çuditshëm para ndeshjes me Partizanin

Publikuar

-

By

Partizani dhe Karabaku do të luajnë nesër ndeshjen e kthimit në Baku, aty ku në “Dalga Arena”, dy skuadrat do të ballafaqohen me njëra-tjetrën. Në prag të këtij takimi, skuadra shqiptare ka udhëtuar mëngjesin e sotëm me Çarter në drejtim të Azerbajxhanit, aty ku edhe do të zhvillojë stërvitjen e fundit para ndeshjes.

Stërvitja e fundit e Partizanit, do të zhvillohet sot në orën 20:00 me orën lokale të Azerbajxhanit, ndërkohë që përkon me orën 18:00 me orën shqiptare. Sakaq, 15 minuta më parë do të mbahet edhe konferenca për shtyp në stadiumin “Dalga Arena” ku trajneri Lerda dhe kapiteni do t’i përgjigjen pyetjeve të gazetarëve, shkruan “Vipsport.al”.

LEXO EDHE:  Kallëzohet në Prokurori kryebashkiakja e Gjirokastrës

Sakaq, Karabaku ka vendosur që të mos e zhvillojë stërvitjen në stadiumin “Dalga Arena” aty ku edhe do të luhet ndeshja, por do të vihet në stadiumin “Azersun Arena”. Nga ky impiant, do të dilet edhe në konferencë për mediat ndërkohë që klubi ka vendosur edhe autobusë për gazetarët. Kujtojmë që ndryshe nga kjo transfertë, në Shqipëri stërvitja dhe konferenca u zhvillua në stadiumin “Selman Stërmasi”.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending