Connect with Us

Shpëtim Idrizi bojkoton takimin e Bashës/ Shmang Vangjel Dulen

Aktualitet

Shpëtim Idrizi bojkoton takimin e Bashës/ Shmang Vangjel Dulen

Publikuar

-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur sot në një takim krerët e partive aleate, për të diskutuar në lidhje me detajet e aksionit opozitar në vijim.

Por, ndërkohë në këtë takim është vënë re mungesa e kreut të PDIU-së, Shpëtim Idrizi.

Shkak për mungesën e përfaqësuesit të partisë çame në këtë takim, duket se është bërë prania e liderit të PBDNJ-së, Vangjel Dule.

Partia e minorancës greke dhe partia çame janë politikisht të pozicionuara në anë të kundërt edhe pse Basha pretendon ti ketë bashkuar, faktet tregojnë se aty ku është Dule, nuk është Idrizi, ose aty ku shkon Idrizi, nuk shkon Dule.

Në një vëzhgim që ka bërë CNA.al, nga të gjitha takimet e koalicionit, asnjëherë nuk kanë qënë bashkë Dule dhe Idrizi.

Edhe në takimin që Lulzim Basha bëri me aleatët opozitarë në fillim të muajit maj, për të prezantuar platformën për zgjedhje të lira dhe të ndershme, si dhe detyrat e qeverisë tranzitore, mungonte aleati i tij Vangjel Dule, pasi aty ka qënë Shpëtim Idrizi.

LEXO EDHE:  Dekriminalizimi/ Basha: Rama autor i promovimit të personazheve të kriminalizuar

Ose është njeri ose tjetri në takime, duke shmangur kështu qëndrimin bashkë në koalicion. Për më tepër, nuk mund të gjesh asnjë foto të Dules dhe Idrizit bashkë, të cilët kanë një përplasje të fortë në themelet e partive që drejtojnë.

Njëra me tezat pro greke dhe çamët me kërkesat për pronat dhe të drejtat e tyre në Çamëri e Greqi./ CNA.al

Plas në koalicionin opozitar/ Dule apo Idrizi ?

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

“Ka qenë pjesë e Gardës së Republikës”/ Gazetari zbulon lëvizjen e fundit të Prend Gjinit

Publikuar

-

Nga

“Ka qenë pjesë e Gardës së Republikës”/ Gazetari zbulon lëvizjen e fundit të Prend Gjinit

Gazetari Spartak Koka tregoi mbrëmjen e sotme se shënjestra e atentait në Vasil Shanto, Preng Gjini, ka qenë pjesë e Gardës së Republikës.

Koka tha se Gjini ka shërbyer në strukturat e Policisë dhe Gardës së Republikës.

“Preng Gjini është i moshës 50 vjeç. Ka shërbyer në strukturat e Policisë dhe Gardës së Republikës, disa vite më parë”, u shpreh ai në emisonin “Opinion”.



Më tej, ai zbuloi lëvizjen e fundit të të plagosurit pak  çaste para se t’i bënin atentat.

LEXO EDHE:  Dekriminalizimi/ Basha: Rama autor i promovimit të personazheve të kriminalizuar

LEXO EDHE:  Çamët “zbarkojnë” në Vlorë/ Idrizi: Jemi afër zgjidhjes së çeshtjes

“Informacioni i fundit që më erdhi, Preng Gjini ka qenë në një kafe në një qendër tregtare në zonën e Zogut të Zi, kur është shkëputur, ka lëvizur në drejtim të kryqëzimit të 21 Dhjetorit. Ka dalë në Vasil Shanto dhe më pas është ngjitur në pjesën për të dalë tek ura Pallatit me Shigjeta”, theksoi gazetari./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Hakmarrja mes familjeve nga Rrësheni/ Artan Hoxha zbulon se si u vra për një status në facebook nipi i Preng Gjinit

Publikuar

-

Nga

Hakmarrja mes familjeve nga Rrësheni/ Artan Hoxha zbulon se si u vra për një status në facebook nipi i Preng Gjinit

Gazetari Artan Hoxha, është i ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Opinion’, ku ka zbarhdur detaje të reja nga atentati që ndodhi mbrëmje e sotme  në “Vasil Shanto”.

Hoxha tha se shpërthimi është i lidhur me nje histori hakmarrjesh mes familjeve Reçi dhe Gjini nga Rrësheni.

Vrasjet datojnë prej vitit 2016, duke numëruar 4 viktima nga të dyja familjet, dhe sipas Hoxhës, njëri prej tyre ka qenë krejtësisht i pafajshëm.



“Mes këtyre viktimave është dhe nipi i këtyre, Kreshnik Gjini, i cili ishte krejt i pafajshëm. Ai punonte kamarier në Blegjikë dhe u vra vetëm se bëri një status për vrasjen e Gaspër Reçit”, u shpreh Hoxha./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Çfarë po ndodh në Elbasan!/ Forca të shumta policie “blindojnë” qytetin

Publikuar

-

Nga

Çfarë po ndodh në Elbasan/ Forca të shumta policie “blindojnë” qytetin

Forca të shumta policie kanë ‘blinduar’ këtë mbrëmje qytetin e Elbasanit.

Policia ka ngritur 6 grupe kontrolli në pikat kyçe të qytetit ku po ushtron kontrolle të rrepta.

Mësohet se nga këto kontrolle janë shoqëruar për verifikim disa persona.



Qëllimi i këtyre kontrolleve nga ana e policisë është kapja e personave në kërkim dhe i personave me precedentë që lëvizin me sende të palejuara./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE