LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Rama duhet të ndiqte shembullin e Gruevskit”/ Nard Ndoka leksion kryeministrit

15 Maj 2019, 14:27, Aktualitet CNA
“Rama duhet të ndiqte shembullin e Gruevskit”/ Nard Ndoka

?Rama duhet të ndiqte shembullin e Nikola Gruevskit, të çonte vendin në zgjedhje të parakohshme dhe do të kishte fituar?.

Kështu u shpreh kryetari i PDK-së, Nard Ndoka nga studio e Top Channel, tek sa u pyet në lidhje me thirrjen e presidentit Ilir Meta, ndaj opozitës për reflektim.

?Opozita nuk ka për çfarë të reflektojë.  Kjo është rruga që ne kemi zgjedhur, dhe jemi akoma më të vendosur për të vazhduar. Nuk ka asgjë për të rishikuar. Nuk ka nevojë as për thirrje dhe as për lutje.

Opozita i ka ndërmarrë hapat e veta, e kemi bojkotuar parlamentin. E kemi paralajmëruar djegien e mandatave me iden që të ketë reflektim.

Ky është një kryeministër që është mbyllur në guackën e tij. Një kryeministër që kishte informacion për djegien e mandateve dhe nuk bëri asgjë. Ai në momentin që opozita paralajmëroi djegien e mandateve duhet të shpallte vetë zgjedhje të parakohshme dhe do t?i kish fituar zgjedhjet. E ka bërë Gruevski 3 herë dhe i ka fituar. Por ky ka humbur guximin politik për të marrë vendime të rëndësishme.?, shtoi më tej Ndoka./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga