LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

QSUT pa analiza/ Energjia djeg paisjet

15 Maj 2019, 09:49, Aktualitet CNA
QSUT pa analiza/ Energjia djeg paisjet

Pacientët që do i drejtohen Qëndrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” apo edhe ata që janë të shtruar në këtë qendër spitalore, nuk do të mund të kryejnë analizat përkatëse.

Burime zyrtare bëjnë të ditur për CNA.al, se një problem me energjinë ka shkaktuar kaos me aparaturat në QSUT.

Të njëjtat burime theksojnë se për shkak të një luhatje të tensionit janë djegur aparaturat.

Gjithashtu mësohet se është rregulluar njëra prej tyre dhe po punohet edhe me pajisjet e tjera, por OSHEE ka kaluar linjën në një fider tjetër, dhe sërish ka luhatje të mëdha tensioni. Gjë që mund të shkaktojë sërish probleme me aparaturat  në QSUT.

Ndërkohë, pritet që situata të zgjidhet në mënyrë emergjente nga ndërhyrja e OSHEE-së.

Burimet thanë për CNA.al se po punohet për t?i dhënë zgjidhje finale, dhe për të mos pasur me probleme, duke vendosur një linjë të veçantë në laboratorin e analizave./ CNA.al

Lajmet e fundit nga