Connect with Us

“Pse do të na shkatërrosh fytyrën?”/Miliarderja më e re në botë “masakrohet” nga fansat

Aktualitet

“Pse do të na shkatërrosh fytyrën?”/Miliarderja më e re në botë “masakrohet” nga fansat

Publikuar

-

Miliarderja me e re ne bote ,Kylie Jenner vendosi, që të themelojë linjën e përkujdesit ndaj fytyrës të quajtur “Lëkura e Kylie-t”.

Linja e re do të lançohet më 22 maj dhe përfshin produkte të tilla si larës fytyre, tonik, serum dhe krem për sytë.

Pjesë e produkteve të përkujdesjes është edhe një scrub me arra. Kjo e fundit ka bërë që ndjekësit t’i sulen Kylie-t duke i thënë se me këtë produkt do të shkatërrosh fytyrat tona.

Ndonëse Kylie thotë se ky scrub është i butë me lëkurën tuaj dhe efikas pasi largon qelizat e vdekura, ndjekësit e saj kanë vazhduar me kritikat. As fakti që Kylie e përdorte vetë këtë scrub tri herë në javë, nuk ndali komentet negative.

LEXO EDHE:  Vajzat po lejojnë kërmijtë të “shëtisin” në fytyrën e tyre që të duken më të reja

“Një scrub fytyre me arra? Pse Kylie po përpiqet të shkatërrojë lëkurën tonë….”

“Epo kjo është e tmerrshme. Të mendosh që miliona vajza do e blejnë këtë scrub dhe do shkatërrojnë lëkurën” (ishin disa nga komentet e shumta).

 

 

Sipas komentuesve arra në fytyrë shkakton të çara, prandaj nuk është e rekomandueshme. Madje arra sipas tyre, mund ta bëjë lëkurën e fytyrës të duket më e vjetër.

Sigurisht ajo çka duhet të dini është se produktet nuk veprojnë njëlloj tek të gjitha lëkurat. Çfarë është e mirë për Kylie-n, është e dëmshme për dikë tjetër./Burimi: Cosmopolitan 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rama thirrje qytetarëve/ Qëndroni në shtëpi në këtë atmosferë festash, mbroni shëndetin

Publikuar

-

Nga

“Tallen me mua për aeroportin”/ Rama premtim për kuksianët në Londër: Do iu sjell të votoni PD

Mbrëmjen e sotme janë ndezur dritat e pemës së Krishtlindjeve në qendër të kryeqytetit të Tiranës.

Duke marrë shkas nga kjo, kryeministri Edi Rama ka bërë një thirrje të fortë për të gjithë qytetarët.

Rama i kërkon qytetarëve që këto festa të qëndrojnë në shtëpi me familjen dhe të mbrojnë shëndetin duke shmangur daljet e padomosdoshme.

“Duke uruar të keni pasur një fundjavë të qetë Ju lutem, të gjithëve, që në këtë atmosfere festash t’i kushtojmë qëndrimit në shtëpi, me fëmijët e prindërit, sa më shumë kohë të jetë e mundur përtej detyrimeve të punës së secilit dhe ta vemë mbrojtjen e shëndetit mbi çdo dalje jo të domosdoshme nga shtëpia”, shkruan kreu i qeverisë krahas një fotoje në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Bizneset afro-amerikane dhe pandemia COVID-19

Publikuar

-

Nga

Anglia shtrëngon masat/ Deri në 10 mijë euro gjobë për ata që nuk vetizolohen

Në SHBA, pandemia e koronavirusit ka detyruar rreth 40% të bizneseve në pronësi të afrikano-amerikanëve të mbyllen që nga muaji shkurt, krahasuar me 17% të bizneseve në pronësi të të bardhëve. Për t’i ndihmuar ata, një firmë gjigante e pijeve freskuese ka nisur një program për të mbështetur 500 biznese restorantesh në pronësi të afrikano-amerikanëve gjatë pesë viteve të ardhshme.

Pronarja e një dyqani akulloresh në Washington, Karin Sellers është përpjekur ta mbajë gjallë biznesin e saj që nga muaji mars, kur pandemia goditi vendin. Kriza e shkaktuar nga COVID-i ka bërë që fitimet e saj të bien. Zonja Sellers shpreson të marrë ndihmë nga firma e pijeve freskuese Pepsico, e cila ka njoftuar një grant prej 10 milion dollarësh në mbështetje të restoranteve afrikano-amerikane.

“Mendoj se është diçka shumë e nevojshme për biznesin tim, prandaj do të doja të aplikoja për një grant. Kjo do të më lejonte të vazhdoj punën, të shikoj gjithashtu se sa funksionin modeli i biznesit tim dhe nëse ai mund të rritet edhe në kohëra të mira”, thotë pronarja e “Here’s The Scoop!”

Përfaqësuesit e kompanisë Pepsico thonë se nisma synon t’u japë pronarëve të restoranteve më shumë sesa thjesht një nxitje financiare. Programi i ri i krijuar në partneritet me Lidhjen Kombëtare Urbane, do t’u ofrojë bizneseve afrikano-amerikane kapital, trajnim dhe këshilla se si mund të rriten më tej.

“Ky është në thelb një program i përshtatur për këto restorante. Kryesorja është që secilit restorant t’i jepet një mbështetje varësisht nga faza e zhvillimit në të cilën ndodhet,” thotë Scott Finlow i kompanisë Pepsico.

Kompania do të fillojë të pranojë aplikime në fillim të vitit të ardhshëm, për të ndihmuar rreth 500 biznese në pronësi të afrikano-amerikanëve në 12 qytete gjatë pesë viteve të ardhshme.

LEXO EDHE:  Kujdesuni për fytyrën

LEXO EDHE:  Vajzat po lejojnë kërmijtë të “shëtisin” në fytyrën e tyre që të duken më të reja

Pepsico thotë se të gjithë restorantet kanë vuajtur gjatë pandemisë, por në veçanti një kategori u përball me pengesa që u rënduan edhe më shumë nga COVID-i.

“Ka pabarazi historike dhe strukturore që ekzistojnë në biznesin e restoranteve, sidomos me bizneset e afrikano-amerikanëve. Këto pabarazi po dalin në pah më shumë nga ndikimi joproporcional i COVID-it,” thotë zoti Finlow.

Virginia Ali ka në pronësi restorantin Ben’s Chili Bowl ndër më të njohurat në kryeqytetin e vendit. Ajo thotë se mbështetja është më e rëndësishme se kurrë për pronarët e restoranteve afrikano-amerikane.

“Mendoj se do të ishte mirë, ne jemi mirënjohës për mbështetjen. Ne kemi qenë pjesë e këtij qyteti prej 62 vjetësh. Është e rëndësishme t’i mbash hapur këto restorante, janë pjesë e komuniteti! Kur pandemia të ketë mbaruar, ne ende duam që këto restorante të vazhdojnë punën në komunitetin tonë,” thotë Virginia Ali.

Para krizës, zonja Sellers bëri të pamundurën për të mbështetur të rinjtë që dëshironin të bënin karrierë në biznesin e restoranteve.

“Unë doja t’u mësoja të rinjve aftësi pune për të cilat ata kanë nevojë, si shërbimi i mirë ndaj klientit, edukimi i vetes. Gjithashtu do të doja t’u mësoja nga përvoja ime personale se si të drejtojnë financiarisht një biznes,” thotë zonja Sellers.

Për të qenë në gjendje të mësojë të tjerët, vetë zonjës Sellers tani i duhet një nxitje financiare që ajo shpreson ta marrë nga kompania Pepsico.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Policia gjobiti VIP-at dhe lokalin ku u bë festa/ Bes Kallaku ironizon me foton me Leonard Kokën

Publikuar

-

Nga

Kush janë VIP-at që u gjobitën nga policia/ Nga Ilir Meta tek Arbana Osmani

Situata e rëndë që është krijuar në vendin tonë ka bërë që organizimet festive të anulohen. Personazhet publike çdo ditë bëjnë thirrjeqë qytetarët të respektojnë masat, por duket se vetë janë të parët që i shkelin dhe këtë na e kanë treguar grumbullimet dhe festat e tyre.

Festa e ditëlindjes së aktorit Bes Kallaku u kthye në një gjobë, që duhet të paguajnë të gjithë të ftuarit që morën pjesë. Të shumtë ishin emrat e njohur që morën pjesë në 35-vjetorin e aktorit, duke nisur që nga politikanë e deri tek këngëtarë dhe aktorë.

Për këto gjoba ka reaguar edhe vetë aktori, i cili ironizon mediat dhe policinë për lajmet e raportuara dhe për gjobat.

LEXO EDHE:  Largoni aknet në mënyrë natyrale

LEXO EDHE:  Kujdesuni për fytyrën

Bes Kallaku ka publikuar një foto me Leonard Kokën, vëllain e Lefter Kokës dhe thotë se kanë harruar se ka qenë dhe ai i pranishëm në festë.

Faleminderit që ishe dhe ti i pranishëm te ditëlindja ime. Mos ma harroni këtë shokun. Ky do paguajë gjobën e Ijes”, shkruan aktori./ CNA.al

Ditëlindje në kohë koronavirusi/ Gjobitet lokali ku festoi Bes Kallaku

Kush janë VIP-at që u gjobitën nga policia/ Nga Ilir Meta tek Arbana Osmani

LEXO TE PLOTE