Palës greke i “bie sistemi”/ Mbeten të bllokuar qindra emigrantë në Kakavijë – CNA
Connect with us

Aktualitet

Palës greke i “bie sistemi”/ Mbeten të bllokuar qindra emigrantë në Kakavijë

Publikuar

-

Prej disa orësh në pikën kufitare të Kakavijës është ndërprerë puna nga pala greke.

Shkak për bllokimin e punës, mësohet të jetë bërë rënia e sistemit.

Brime udhëtarësh nga kjo pikë doganore kufitare kanë denoncuar për CNA.al  se janë me qindra udhëtarë që prej disa orësh presin për të kaluar drejt Greqisë.

Ndërkohë që deri më tani nuk ka ndonjë njoftim që të sqarojë edhe për sa kohë do vijojë kjo situatë pritjeje./CNA.al

 

Aktualitet

Çfarë turpi/ Rilindasi Edi Rama kundër socialistit Arben Malaj!?

Publikuar

-

By

Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar pas lajmit që qarkulloi në media, sipas të cilit mazhoranca kërkon shkarkimin e Arben Malajt si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës të Shqipërisë.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili rikthehet pas në kohë, në vitin 1992, kur sipas tij Edi Rama kerkonte daljen jashte ligjit te Partise Socialiste dhe thoshte:
“Për sa kohë PS-ja nuk ka bërë denoncimin e plotë të origjinës dhe historisë së saj, ajo s’mund ta ketë të drejtën për të qenë një parti e ligjshme”.

Sipas Vasilit, “Arben Malaj ishte pjese dhe sakrifikonte per Partine Socialiste ne kohe shume te veshtira dhe kur PS luftonte per mbijetesen dhe po ne ate kohe qe Rama kerkonte daljen jashte ligjit te PS.

Sot rilindasi shkollepak Edi Rama paturpesisht kerkon shkarkimin e socialistit Arben Malaj njeherazi profesionist i klasit te pare.”.

Postimi i plotë i Vasilit:

Rilindasi Edi Rama kunder socialistit Arben Malaj!?

Ne 1992, Edi Rama kerkonte daljen jashte ligjit te Partise Socialiste dhe thoshte:
“Për sa kohë PS-ja nuk ka bërë denoncimin e plotë të origjinës dhe historisë së saj, ajo s’mund ta ketë të drejtën për të qenë një parti e ligjshme”.

Arben Malaj ishte pjese dhe sakrifikonte per Partine Socialiste ne kohe shume te veshtira dhe kur PS luftonte per mbijetesen dhe po ne ate kohe qe Rama kerkonte daljen jashte ligjit te PS.

Sot rilindasi shkollepak Edi Rama paturpesisht kerkon shkarkimin e socialistit Arben Malaj njeherazi profesionist i klasit te pare.

Cfare turpi per çdo socialist,qe hesht dhe cfare faqe te zeze per ata qe firmosin per shkarkimin e tij./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Bota e boksit në zi/ Aksidentohet për vdekje “Bizelja e ëmbël”

Publikuar

-

Ndahet nga jeta krejt papritur për shkak të një aksidenti automobilistik, Pernell Whitaker, një prej boksierëve më të mirë të të gjitha kohërave. 55-vjeçari ndërroi jetë në orët e vona të së dielës, pasi u godit nga një makinë në Virginia Beach.

Policia në Virginia Beach ka njoftuar se incidenti është ende duke u hetuar.

I njohur si “Bizelja e ëmbël”, Whitaker, një boksier që kishte armën më të fortë grushtin e majtë, vlerësohet si një prej boksierëve më të mirë mbrojtës në histori.

Pernell Whitaker ka qenë kampion botë në IBF, WBC, WBA për peshat e e lehta dhe Welter. Ka qenë gjithashtu fitues i medaljes së artë në Olimpiadën e vitit 1984 në Los Angeles.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Keqardhje për këtë brez që po rritet”/ Rozana Radi “shpërthen” ndaj të rinjve që dhunuan bustin e Françesk Radit

Publikuar

-

Ditën e djeshme një video e dy të rinjve që dhunonin bustin e kantautorit të ndjerë, Françesk Radi, u bë virale dhe shumë të famshëm shqiptarë reaguan kundër këtij veprimi.

Kjo video e tmerrshme ka prekur familjarët e tij dhe në veçanti mbesën Rozana Radi, e cila ka reaguar përmes një postimi në Instagram, ku dënon sjelljen e adoleshentëve.

Këngëtarja shprehet se më mirë do të ishte një seks i sigurt sesa të kesh fëmijë të tillë.

Ajo thote se:

“Është bërë virale sot një video, ku dy adoleshentë dhunojnë bustin e kantautorit Francesk Radi. Përveç lidhjes familjare, sot dua të flas si qytetare e këtij vendi në të cilin dua të rris nesër fëmijët e mi. Dua të flas si një dashamirëse e muzikës. E kam parë që në orët e para të paradites këtë video dhe ende jam në pritje që “Policia do t’i identifikojë autorët”,  të cilët do të vihen përpara përgjegjësisë! Keqardhje e madhe për këtë brez që po rritet në Shqipëri. Do isha shumë kurioze t’i njihja nga afër këta dy adoleshentë e t’i pyesja se çfarë ju bëri busti i një artisti i cili i dha aq shumë muzikë Shqipërisë. Në moshën tuaj Franko pas shkolle merrte këtë kitare që ju po përpiqeni t’ia hiqni nga duart dhe këndonte. E internuan e larguan nga nëna nga babai nga motrat nga vëllezërit por kitarën nuk ia hoqën dot. Nuk di në cilën fytyrë t’ju pështy e t’ju tregoj gjithë zemërimin tim të vajzës të djalit, të bashkëshortes por më shumë të spektatorit që Franko i dha gjithë rininë . A i keni bërë pyetjen vetes nëse i keni lumturuar me këtë gjest familjaret tuaj? A janë krenarë për atë që ata përfaqësojnë…..

Në Shqipërinë tonë vërtet mungojnë shumë gjëra, por një gjë e kemi të sigurt (më mirë një seks i sigurt, se një fëmijë i tillë)

Ju lutem autoriteteve të ndjekin rastin dhe t’i vënë para përgjegjësisë të dy këta palaço të cilët na e bëjnë pis artin kulturën dhe rininë shqiptare!

Sot është dhunuar një vlere publike. Nesër një tjetër e një tjetër……”

Gjitashtu ajo ka marrë shumë komente mbështetëse ku fjalët e ashpra të Rozanës ishin të drejta dhe sipas tyre këta të rinj duhet të arrestohen për këtë veprim.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending