Me një milion euro pasuri/ Kandidati socialist për kryebashkiak i dënuar mbi tre herë – CNA
Connect with us

Aktualitet

Me një milion euro pasuri/ Kandidati socialist për kryebashkiak i dënuar mbi tre herë

Publikuar

-

Aleanca për Shqipërinë Europiane, tashmë ka zyrtarizuar 61 kandidatë për kryetarë bashkish dhe komunash.

Për Bashkinë e Poliçanit, do të kandidojë për mandatin e katërt Adriatik Zotkaj.

Ky i fundit e mori mandatin e parë në 2004, të dytin në 2007 dhe të tretin në 2015, të cilin po e vazhdon.

I përzgjedhuri  i PS, rezulton se ka qenë i dënuar tre herë radhazi për vepra të ndryshme penale.

Sipas  asaj që ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit, Zotkaj rezulton se është dënuar me tre vite burg, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, por pa e deklaruar vitin se ku është dhënë dënimi.

Gjithashtu me vendim gjyqësor nr.3 të datës, 01.02.2001, Zotkaj është  dënuar me 10 muaj burg për kundërshtim të punonjësve të policisë.

Ndërsa me vendimin gjyqësor nr.370 të datës 21.05.2002 ai është dënuar për herë të tretë me 1 vit burg. Ai në formular nuk thotë se për çfarë vepre penale është dënuar, por shkruan për një krim.

Më herët, në vitin 2017 Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar heqjen e mandatit si kryetar Bashkie për Adriatik Zotkajn

“Sektori i “Dekriminalizimit” në Prokurorinë e Përgjithshme ka konstatuar se subjektit Adriatik Zotkaj i duhet ndërprerë mandati i kryetarit të Bashkisë, pasi rezulton se: Subjekti, nga përgjigjet dhe verifikimet e kryera, rezulton se nuk ka deklaruar vendimin gjyqësor të formës së prerë dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë Skrapar nr. 20, datë 29.07.1985, edhe pse ka pasur detyrimin ligjor për ta pasqyruar në pyetjen 1 të formularit të vetëdeklarimit, njëjtë siç ka deklaruar dhe vendimet e tjera penale dhënë nga Gjykatat e Shkallës së Parë Skrapar, Korçë dhe Tiranë. 11:37 AM 5/15/2019”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Përgjithshme.

Por,  KQZ hodhi poshtë kërkesën e Prokurorisë , duke votuar kundër shpalljes së pavlefshmërisë dhe përfundimit e parakohshëm të mandatit për Zotkajn.

Ndërsa në vitin 2017, në media është raportuar se Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimet për kryetarin e Bashkisë së Poliçanit, Adriatik Zotkaj pas dëshmisë së një të pandehuri.

“Pse më hetoni mua për një rast?! Hetoni Adriatik Zotkën. Ai ka trafikuar tetë vajza në Itali”, ka thënë  për Prokurorinë një dëshmitar”, raporton TCH, në vitin 2017.

Adriatik Zotkaj, i cili gëzon edhe  titullin  “Qytetar Nderi i Poliçanit”, është akuzuar nga IKDKPKI në vitin 2015,  se ka fshehur 1 milion euro pasuri.

Sipas ILDKPKI, Zotkaj në formularin e vitit 2013 ka fshehur një sërë pronash që i gëzon ai dhe bashkëshortja e tij.

Bëhet fjalë për pronën në firmën “Perla e Tomorrit,” me administrator Adriatik Zotkaj, me sipërfaqe trualli 5000 m2, mbi të cilën është ndërtuar objekti me sip 2200 m2.
Gjithashtu ka rezultuar se ka fshehur automjetin me targë AA550 IB, Autoveture “AUDI”, automjetin me targë AA540 FC, tip “NISSAN” (Patrol) i rregjistruar në emrin e të birit Maliq Zotkaj, ka fshehur të ardhurat e përfituara nga lidhja e kontratës me kompaninë Vodafone Albania, për dhënie me qera të një sip.toke 1100 m2 për vendosje antenash.
Deklarim të rremë ka bërë edhe lidhur me faktin që është larguar si administrator i shoqerisë “ABG shpk”, duke vijuar rol aktiv në këtë biznes.
Fshehje, deklarim i rremë dhe mungesë burimesh të ligjshme financiare për shumën 1.000.000 euro në “Societe Generale Albania”.

Sipas ILDKPKI -së, duke shfrytëzuar pozitën si Kryetar Bashkie ka përfituar, të ardhura në favor të shoqerisë “ABG”, ku është aksioner i shumicës.

Por edhe kjo çështje u sfumua dhe asnjëherë nuk u tha përfundimi.

Më poshtë po sjellim pasurinë e deklaruar nga Adriatik Zotkaj, sipas të dhënave të Open Spending Albania.

    Adriatik Zotkaj

Viti 2004

Paga si Kryetar i Bashkisë Poliçan në vlerën 635 355 lekë.

Shpërblime si anëtar i Këshillit të Qarkut Berat në vlerën 120 000 lekë.

Bashkëshortja zonja Mirela Zotkaj paga nga mësimdhënia në vlerën 17 685 lekë.

Viti 2005

Paga si Kryetar i Bashkisë Poliçan në vlerën 769 000 lekë.

Shpërblime si anëtar i Këshillit të Qarkut Berat në vlerën 107 000 lekë.

Bashkëshortja zonja Mirela Zotkaj paga nga mësimdhënia në vlerën 215 600 lekë.

Viti 2006

Paga si Kryetar i Bashkisë Poliçan në vlerën 890 926 lekë.

Shpërblime si anëtar i Këshillit të Qarkut Berat në vlerën 118 800 lekë.

Bashkëshortja zonja Mirela Zotkaj paga nga mësimdhënia në vlerën 227 340 lekë.

 Viti 2007

Paga si Kryetar i Bashkisë Poliçan në vlerën 1 080 000 lekë.

Bashkëshortja zonja Mirela Zotkaj paga nga mësimdhënia në vlerën 386 556 lekë.

Viti 2008

Paga si Kryetar i Bashkisë Poliçan në vlerën 708 744 lekë.

Bashkëshortja zonja Mirela Zotkaj paga nga mësimdhënia në vlerën 337 490 lekë.

Detyrime të papaguara në vlerën 592 000 lekë për një kredi në bankë të nivelit të dytë me principal 1 000 000 lekë, afat shlyerje 7 vjet dhe këst mujor 21 000 lekë.

Detyrime të papaguara në vlerën 47 941 euro për një kredi në bankë të nivelit të dytë me principal 50 000 euro, interes 12 654 euro, këst mujor 1 134 euro dhe afat shlyerje 4.5 vjet.

Detyrime të papaguara në vlerën 19 702 865 lekë për një hua marrë subjektit Lani shpk, Tiranë.

Detyrime të paguara në vlerën -252 000 lekë për një kredi në bankë të nivelit të dytë me principal 1 000 000 lekë, afat shlyerje 7 vjet dhe këst mujor 21 000 lekë.

Detyrime të paguara në vlerën -14 713 euro për një kredi në bankë të nivelit të dytë me principal 50 000 euro, interes 12 654 euro, këst mujor 1 134 euro dhe afat shlyerje 4.5 vjet.

Viti 2009

Paga si Kryetar i Bashkisë Poliçan në vlerën 909 000 lekë.

Shpërblime si anëtar i Këshillit të Qarkut Berat në vlerën 109 200 lekë.

Shpërblime si kryetar i KRT në vlerën 13 500 lekë.

Bashkëshortja zonja Mirela Zotkaj paga nga mësimdhënia në vlerën 415 600 lekë.

Detyrime të papaguara në vlerën 38 727 euro për një kredi në bankë të nivelit të dytë me principal 50 000 euro dhe këst mujor 1 223 euro.

Detyrime të paguara në vlerën -14 684 euro për një kredi në bankë të nivelit të dytë me principal 50 000 euro dhe këst mujor 1 223 euro.

Viti 2010

Paga si Kryetar i Bashkisë Poliçan në vlerën 900 000 lekë.

Detyrime të papaguara në vlerën 67 000 euro për një kredi në bankë të nivelit të dytë me principal 70 000 euro, këst mujor 1 300 euro dhe afat maturimi 7 vjet.

Detyrime të papaguara në vlerën 19 702 865 lekë për një hua marrë nga shoqëria Lani shpk në Tiranë.

Detyrime të paguara në vlerën -30 000 euro për një kredi në bankë të nivelit të dytë me principal 70 000 euro, këst mujor 1 300 euro dhe afat maturimi 7 vjet.

Viti 2011

Paga si Kryetar i Bashkisë Poliçan në vlerën 700 932 lekë.

Shpërblime si anëtar i Këshillit të Qarkut Berat në vlerën 140 400 lekë.

Bashkëshortja zonja Mirela Zotkaj paga nga mësimdhënia në vlerën 458 328 lekë.

Detyrime të papaguara në vlerën 68 161 euro për një kredi në bankë të nivelit të dytë me principal 75 000 euro, këst mujor 1 282 euro dhe afat maturimi 7 vjet.

Detyrime të paguara në vlerën -14 107 euro për një kredi në bankë të nivelit të dytë me principal 75 000 euro, këst mujor 1 282 euro dhe afat maturimi 7 vjet.

Viti 2012

Të ardhura nga paga si Kryetar Bashkie 700 932 lekë.

Të ardhura si anëtar i Këshillit të Qarkut 140 400 lekë.

Bashkëshortja: të ardhura nga paga si mësuese shkolle për 8 muaj 313 600 lekë

Bashkëshortja: të ardhura nga paga si drejtoresh çerdheje për 4 muaj 133 026 lekë.

Detyrime të paguara në vlerën 15 389 euro për një kredi bankare të aktivizuar në 24.01.2011

Viti 2013

Të ardhura nga paga dhe shpërblime si Kryetar Bashkie 700 392 lekë.

Të ardhura si anëtar i Këshillit të Qarkut 140 400 lekë.

Bashkëshortja: të ardhura nga paga si drejtoresh çerdheje për 8 muaj 315 752 lekë

Bashkëshortja: të ardhura nga paga si mësuese për 4 muaj 174 500 lekë.

Detyrime të paguara në vlerën 15 389 euro për një kredi bankare të aktivizuar në 24.1.2011, detyrimi është pjesë e regjimit martesor.

Detyrime të paguara në vlerën 17 915 euro për një kredi të aktivizuar në 4.10.2012, detyrimi është pjesë e regjimit martesor.

Viti 2014 (Deklarimi fillestar)

Bashkëpronar me bashkëshorten i një toke me sip. 1100 m2.

Zotërues i 33 % të aksioneve në shoqërinë ABG shpk

Kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë, 75 000 euro me afat 7 vjet, detyrimi financiar i pashlyer 44 554 euro.

Kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë, 30 000 euro me afat 2 vjet, detyrimi financiar i pashlyer 2 076 euro.

Kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë, në emër të shoqërisë ABG shpk 1 000 000 euro, detyrimi financiar i shlyer 500 000 euro.

Viti 2014

Të ardhura nga paga si kryetar bashkie, 667 385 lekë.

Të ardhura si anëtar i këshillit të qarkut, 140 400 lekë.

Të ardhura nga dhënia me qira e një sip. toke 1100 m2, 240 000 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga si mësuese në shkollën 9-vjeçare “70-vjetori i Pavarësisë”, (mars- dhjetor

2014), 440 000 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga si drejtore e shkollës 9-vjeçare “70-vjetori i Pavarësisë”, (janar-mars

2014), 98 000 lekë.

Viti 2016

Të ardhura nga paga si Kryetar i Bashkisë Poliçan, 750 048 lekë.

Të ardhura nga dhënia me qira e një sip. toke 1100 m 2 216 000 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Mirela Zotkaj, të ardhura nga paga si mësuese në shkollën 9-vjeçare “70-vjetori i Pavarësisë”, 01.01.2016 – 07.03.2016, 89 889 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Mirela Zotkaj, të ardhura nga paga si drejtoresh e shkollës 9-vjeçare “70-vjetori i Pavarësisë”, 07.03.2016 – 31.12.2016, 595 191 lekë.

Djali, Z. Maliq Zotkaj, të ardhura nga paga si jurist, tetor – dhjetor 2016, 111 528 lekë.

Kartë krediti me limit 2 000 euro.

Bashkëshortja, overdraft bankar në shumën 50 000 lekë.

Bashkëshortja, kartë krediti me limit 500 euro.

Djali, overdraft bankar në shumën 70 000 lekë.

Shlyer në vitin 2016 -15 904 euro për kredi bankare marrë më 24.01.2011 për blerje pajisjesh, me principal 75 000 euro, interes 10.8% në vit, afat shlyerje 7 vjet dhe këst mujor 1 282 euro. Detyrimi i mbetur më 31 dhjetor është 15 668 euro.

Viti 2017

Të ardhura neto me vlerë 591 075 Lekë nga paga si Kryetar Bashkie, për periudhën Janar-Shtator 2017.

Të ardhura me vlerë 238 000 Lekë nga lidhja e kontratës noteriale me Vodafone Albania në datë 22.10.2012 për qiradhënien e një sipërfaqe toke me qëllim vendosjen e stacionit radio ‘Site 643A Tomorrica’ . Të ardhurat janë depozituar pranë Union Bank dhe janë pjesë e rregjistrit familjar.

Bashkëshortja, të ardhura neto të vitit me vlerë 576 222 Lekë nga paga si Drejtore e Shkollës 9 vjeçare ’70 Vjetori i Pavarësisë’.

I biri, të ardhura neto të vitit me vlerë 416 660 Lekë nga puna si jurist.

E bija Znj. Endi Zotkaj, të ardhura me vlerë 73 325 Lekë nga fitimi si administratore e objektit lloji Farmaci me NIPT L79205401H, regjistruar në datë 5.06.2017. Të ardhurat nga aktiviteti kanë qënë 713 744 Lekë dhe shpenzimet 640 419 Lekë.

Pasuri e patundshme me sipërfaqe 1 000 m2, e regjistruar sipas kontratës të shitblerjes me datë 5.09.2012, pjesë e rregjistrit familjar.

Subjekti zotëron 33% të aksioneve të shoqërisë ABG Sh.p.k Albania Beverages Group Sh.p.k, me nipt K79818401U. Vlera në lekë e zotërimit është 33 000 Lekë dhe gjatë vitit 2017 nuk është marrë dividend.

Pasuria e Patundshme me sipërfaqe 5 000 m2 arë plus ndërtesë e regjistruar në emër të firmës Perla e Tomorrit është pajisur me Leje Legalizimi në datën 19. 05. 2017 (prona ndodhet në territorin e bashkisë Çorovodë, rrethi Skrapar). Në certifikatën e pronësisë së Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme ZVRPP Skrapar , lëshuar në datën 21. 06. 2017 emri i pronarit është korrigjuar. Kjo pasi firma Perla e Tomorit me vendim të Asamblesë së Përgjithshme ka ndryshuar emër duke u bërë ABG Sh.p.k Albania Beverages Group Sh.p.k, me nipt K79818401U.

Bashkëshortja, shpenzim me vlerë 500 Euro nga karta e kreditit pranë Union Bank me limit 500 Euro krijuar në datë 15.06.2015.

Bashkëshortja, over draft në shumën 50 000 Lekë pranë Union Bank, krijuar në datë 13.05.2015.

I biri, over draft në shumën 70 000 Lekë në llogarinë e pagës pranë Union Bank, vlera e pashlyer e detyrimit në 31 Dhjetor 2017 është 69 230 Lekë dhe gjatë vitit nuk është bërë asnjë pagesë.

E bija Znj. Endi Zotkaj, shitje e autoveturës tip Toyota blerë në vitin 2015 me vlerë 280 000 Lekë dhe shitur sipas kontratës noteriale me datë 27.11.2017 dhe vlerë 4 000 Euro.

Gjendja e llogarisë së biznesit të Znj. Zotkaj pranë Union Bank për periudhën Shtator-Dhjetor 2017 është 56 700 Lekë.

Shlyerje e vlerës prej 15 523,48 Euro për kredinë për blerje pajisje me vlerë 75 000 Euro, me afat 7 vjet, interes 10.8% në vit dhe këste mujore prej 1282,45 Euro. Kredia është marrë pranë Union Bank në datë 24.01.2011 dhe mbaron në 24.01.2018. Shuma e mbetur e detyrimit për tu shlyer në Janar 2018 është 1282,58 Euro.

2) Shlyer shuma prej 2 000 Euro për detyrimin e kartës të kreditit pranë Union Bank me limit shpenzimi deri në 2 000 Euro.

 

 

 

 

 

 

Aktualitet

Ky gjest i Reginaldos tregon hapur se ai po largohet nga Kukësi

Publikuar

-

By

Rexhinaldo është një nga lojtarët që u përfundon kontrata në fund të muajit maj. Sulmuesi mozanbikas nuk ka rinovuar ende kontratën e tij me klubin verilindorë dhe mund të mbas finalen në rast se nuk do të gjejë akordin me klubin.

Në një foto të postuar në rrjetet sociale ka falenderuar zv.trajneri Rrahman Hallaci. Nuk dihet nëse kjo është thjesht një falenderim për Hallaçin apo një sinjal largimi.

Një gjë e tillë do të zbulohet në ditët në vijim nëse Reginaldo do të qendroj te Kukësi apo do të largohet pasi ofertat për të nuk mungojnë.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Deklarata e fortë e Gjuzit/ “LSI po shkon drejt falimentimit”

Publikuar

-

By

lsi drejt falimentimit

Deputeti, Kujtim Gjuzi gjatë prononcimit për CNA.al, teksa kërkonte dorëheqjen e presidentit Ilir Meta, bëri edhe një deklaratë të fortë.

Gjuzi deklaroi, ndër të tjera, se Lëvizja Socialiste për Integrim po shkon drejt falimentimit dhe Meta duhet të rikthehet në krye të saj.

“Unë miqësisht i kam kërkuar Presidentit të japë dorëheqjen e të rikthehet tek LSI-ja, se gjynah, ajo është një forcë që po shkon drejt falimentimit”,-tha Gjuzi i kontaktuar nga CNA.al.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Gazetari Çipa i nxjerr gënjeshtrën ish deputetit Bumçi

Publikuar

-

By

“Mesazhet për opozitën nga Londra dhe Uashingtoni,” është tema e diskutimit në emisionin “Arena,” ku të ftuar janë edhe analisti politik Aleksandër Çipa e politikani Aldo Bumçi, deputeti mandatdjegur i Partisë Demokratike.

Duke marrë përsipër të dëshmojë të vërtetën e vizitës së Lulzim Bashës në Britaninë e Madhe, ku ai ishte pjesë e grupit shoqërues të kryetarit, krahas të tjerave, Bumçi ka deklaruar se për hatër të situatës tepër të rendë kriminale, që sundon vendi tonë, ambasada e Britanisë së Madhe në Shqipëri ka shtuar personelin e policisë.

Fakt ky i mohuar nga Çipa i cili në reagimin e vet ka thënë se shtimi i personelit ruajtës të Ambasadës nuk ka ndodhur vetëm tek ne por në çdo shtet ku ka ambasada, Britanike.

 Nuk jam dakord me zotin Bumçi, kur thotë se Ambasada e Britanisë paska shtuar personelin e policisë. Nuk është e vërtetë. Ja po ta them unë, kjo gjë nuk ka ndodhur vetëm në Shqipëri, ka ndodhur edhe në Maqedoninë e Veriut edhe me Kosovës, pasi nga momenti i BREXIT, është ndryshuar struktura e forinofiksit, dhe është normale  qëndrim i BE me Ballkanin është me eksplicid. Nuk ka arsye pse t’i japim një hiperbolizim. Mos e hiperbolizo krimin, sepse nesër do të jesh ministër, dhe atë që e hiperbolizon në kohën e kundërshtari do të shndërrohet në përgjegjësi dhe penalitet në kohën kur të vini ju”,- i është drejtuar Alksandër Çipa, ish deputetit Aldo Bumçi./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet20:57 - 22 Maj, 2019

Kosova kërcënon edhe Shqipërinë me taksë 100%

Ndërkohë që prej muajsh Kosova ka vendosur taksën 100 % për mallrat serbe, duke sjellë kështu një goditje në të...

policia e shtetit policia e shtetit
Aktualitet20:22 - 22 Maj, 2019

Foto/ “Aksioni” i çuditshëm kundër Policisë së Shtetit

Shpeshherë jemi mësuar të shohim aksione të Policisë së Shtetit në kapjen e personave të shpallur në kërkim. Në njoftimet...

Aktualitet19:42 - 22 Maj, 2019

Beogradi rol kyç në zgjedhjet në Veri të Kosovës

Beogradi ka luajtur rol vendimtar në zgjedhjet lokale në Veri të Kosovës. Por a ka gjasa për dorëheqje të reja?...

Aktualitet19:37 - 22 Maj, 2019

LDK dhe Vetëvendosje, bashkërendohen për të rrëzuar qeverinë Haradinaj

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe lëvizja Vetëvendosje paralajmëruan të mërkurën se kanë filluar përgatitjet për një mocion mosbesimi ndaj qeverisë...

Aktualitet08:53 - 22 Maj, 2019

Zgjedhjet europiane/ Nervozitet në Berlin

Partitë në pushtet në Gjermani i ka zënë nervoziteti. Në zgjedhjet europiane ato do të humbasin. E qartë është kush...

Aktualitet19:44 - 21 Maj, 2019

Skandali i videos në”Ibiza”/ Kancelari i Austrisë përballë votës së mosbesimit

Kancelari Sebastian Kurz është duke u përgatitur për një votë mosbesimi. Oferta e tij për të shkarkuar ministrin e Brendshëm...

Aktualitet19:26 - 21 Maj, 2019

QUINT: Zgjedhjet në veri të Kosovës të qeta, por me problemet e së kaluarës

QUINT-i, ku bëjnë pjesë Franca, Gjermania, Italia, Britania e Madhe e SHBA thotë se në komunat me shumicë serbe shqetësues...

Aktualitet19:02 - 21 Maj, 2019

Presidenti Trump kërcënon Iranin me asgjësim

Për shkak të konfliktit mes Uashingtonit dhe Teheranit, situata në rajonin e Gjirit aktualisht është shumë e tensionuar. Tani Presidenti...

Aktualitet18:55 - 21 Maj, 2019

Kongresi nderon familjen e shqiptaro-amerikanit Harry Bajraktari

Një flamur që valoi një ditë mbi kupolën e Kongresit amerikan, iu dhurua veprimtarit shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktari. Kjo ishte pjesë...

Aktualitet15:27 - 21 Maj, 2019

Shqipëria nuk duhet të ketë Akademi Shkencore

Profesor dr. Dritan Spahiu ka reaguar sot me një shkrim lidhur me çështjen e Akademisë së Shkencave në Shqipëri. Spahiu...

Aktualitet15:20 - 21 Maj, 2019

Skandali i Ibiza-s në Austri/ Sebastian Kurz përballet me votëbesim

Kancelari Sebastian Kurz është duke u përgatitur për një votëbesimi. Oferta e tij për të shkarkuar ministrin e Brendshëm ekstremist...

Aktualitet14:26 - 21 Maj, 2019

Frika nga një luftë e padëshiruar

Presidenti amerikan, Trump e kërcënon Iranin me asgjësim. Njerëzit në Iran kanë frikë nga shpërthimi i një lufte aksidentalisht. Atmosfera...

Aktualitet12:22 - 21 Maj, 2019

Integrimi drejt BE-së/ Hahn: Maqedonia e Veriut duhet të shpërblehet

Komisioneri për Zgjerimin në BE, Johannes Hahn në konferencën e bisedimeve ekonomike të Vienës, “Perspektiva e re për Maqedoninë e...

Aktualitet22:30 - 20 Maj, 2019

Korrigjimi i kufijve/ Thaçi: Nuk do të lejojmë të preket territori i Kosovës

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka sqaruar idenë e tij për korrigjimin e kufijve. Në studion e emisionit “Open” ai...

Aktualitet18:43 - 20 Maj, 2019

Humbën mbrëmë në Theth/ Gjenden turistët e huaj

Janë gjetur sot, tre turistët anglez, të humbur mbrëmjen e djeshmë në Theth. Ata ishin duke eksploruar zonat turistike malore...

Aktualitet16:55 - 20 Maj, 2019

Bllokohet 2.3 ton qumësht pluhur në Divjakë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 2.3 ton qumësht pluhur dhe 21 ton vaj palme në Divjakë. Sipas njoftimit të...

Aktualitet16:31 - 20 Maj, 2019

Anullohen fluturimet ajrore drejt Italisë, ja shkaku

Të gjithë pasagjerët të cilët kanë prerë biletat për të udhëtuar nesër drejt Italisë, duhet ta shtyjnë fluturimin e tyre...

Aktualitet15:40 - 20 Maj, 2019

“Linda 4 fëmijë, burri s’më donte se nuk bëja djalë”/25-vjeçarja rrëqeth me historinë e saj

Edhe pse është vetëm 25 vjeçe, ajo është nëna e katër fëmijëve, tre vajzave dhe një djalë. Vajza nga Tirana...

Aktualitet21:28 - 19 Maj, 2019

Përfunduan zgjedhjet e jashtëzakonshme në veriun e Kosovës

Rreth 24 mijë e 600 votues nga rreth 58 mijë të regjistruar, apo 4 apo mbi 42 për qind e...

Aktualitet18:15 - 19 Maj, 2019

Amerikanët dhe talebanët shkëmbejnë akuza për situatën në Afganistan

Talibanët dhe zyrtarët ushtarakë amerikanë kanë akuzuar njëri-tjetrin në median sociale, për veprime kundër vendosjes së paqes në Afganistanin e...

Aktualitet14:37 - 19 Maj, 2019

Danas: Pushteti aktual i Serbisë do ta njohë Kosovën

Gazeta e Beogradit “danas” përmes një ankete të zhvilluar me qytetarë në Serbi, ka ardhur në përfundim se pushteti aktual...

presidenti i shba, donald trump presidenti i shba, donald trump
Aktualitet12:42 - 19 Maj, 2019

Alabama ndalon me ligj abortin/ Trump: Jam pro jetës

President i ShBA-së, Donald Trump ka reagaur gjithashtu lidhur me ndalimin e abortit që është bërë në shtetitn e Alabamës,...

Aktualitet09:51 - 19 Maj, 2019

Zgjedhjet, Kosova pengon Gjuriçin/ Serbët mbushin qendrat e votimit

Sot po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar komune në Veri të Kosovës. Zgjedhje kanë nisur të qeta që në...

Aktualitet08:25 - 19 Maj, 2019

Zgjedhjet në Veri të Kosovës/ Nis votimi

Procesi zgjedhor në katër komunat në veri të Kosovës, ka filluar në orën 07:00 ashtu siç ishte paralajmëruar. Aty votoi...

austria ne zgjedhje te parakoheshme austria ne zgjedhje te parakoheshme
Aktualitet21:59 - 18 Maj, 2019

Video-skandali i zv.Kancelarit/ Kryeministri austriak thërret zgjedhjet e parakohëshme

Kancelari austriak Sebastian Kurz bëri thirrje për zgjedhje të parakohëshme pas dorëheqjes së zëvendës kancelarit, që i dha fund koalicionit...

Aktualitet19:44 - 18 Maj, 2019

Iu zbulua lidhja me rusët/ Dorëhiqet zëvendës kancelari austriak

Zëvendës kancelari i Austrisë Heinz-Christian Strache dha dorëheqjen të shtunën. Vendimi vjen pasi dy gazeta gjermane, “Der Spiegel” dhe “Sueddeutsche...

Aktualitet16:44 - 18 Maj, 2019

Sherefedin Shehu thirrje demokratëve/ “Mos u bëni viktima të udhëheqësve pa princip”

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Sherefedin Shehu në një postim në rrjetet sociale ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të përfaqsuesve...

Aktualitet14:34 - 18 Maj, 2019

Zyrtarit serb i ndalohet hyrja në Kosovë

Zyrtari serb, Marko Gjuriçi, edhe pse ka paralajmëraur më herët se do të vizitonte Kosovën në kuadër të zgjedhjes së kryetarëve...

Trending

Read previous post:
Telekomi i Kosovës në prag të falimentimit

Në Kosovë parlamenti të martën debatoi me tone të ashpra në një seancë të jashtëzakonshme të thirrur nga opozita, për...

Close