Aktualitet
Kandidat i Bindjes Demokratike për Korçën/ Kush është Leonard Olli

Bindja Demokratike, forca e re politike në vend do të garojë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.
Tashmë kjo forcë politike ka zyrtarizuar 26 kandidatët që do të garojnë për të marrë drejtimin e disa prej 61 bashkive të vendit.
Në emër të Bindjes Demokratike kandidojnë emra të njohur dhe që kanë dhënë jo pak kontribute në skenën politike.
Për Bashkinë e Korçës, Bindja Demokratike ka vendosur të kandidojë një figurë mjaft të njohur dhe të respektuar në qytetin e Korçës, ish-kandidatin për deputet në këtë qark, Leonard Olli.

Leonard Olli është mjaft i njohur edhe në fushën e gazetarisë, ku ka mbajtur pozicione drejtuese në disa prej mediave në vend.
Loenard Olli ka mbaruar master shkencor për Marrëdhënie Ndërkombëtare (2009-2012), në Universitetin e Tiranës.
Po ashtu ai ka kualifikime edhe në fushën e çështjeve zgjedhore dhe komunikimit me publikun, si dhe zotëron disa gjuhë të huaja si frëngjisht, greqisht, anglisht dhe italisht.
Gjithashtu, ai ka mbajtur edhe pozicione në administratën e lartë shtetërore, ku spikati me aftësinë dhe profesionalizmin e tij në fushën e komunikimit dhe marrëdhënieve me publikun.
Kujtojmë këtu se Leonard Olli ka qënë për një kohë zëdhënës i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku vlen të përmenden raportimet e tij live dhe mjaft profesionale.
Për më tepër Olli, punon edhe si lektor i jashtëm i lëndës: “Një vështrim në Teoritë e Komunikimit dhe Dinamika e Komunikimit Masiv”, Universitetit Fan Noli, Korçë dhe Gazetaria sportive, pranë Shkollës së Lartë jo publike “Marin Barleti”.
Por, kush është Leonard Olli?
Më poshtë do të sjellim në mënyrë të detajuar, CV-në e plotë:
Leonard Olli, ka lindur në qytetin e Korçës më 25 tetor 1965. Pas përfundimit të studimeve universitare, në degën e Gjuhës Frënge, punoi për 3 vite në shkollën e mesme në Zdrajsh të Librazhdit, e më pas në Podgorie (Korçë) dhe në shkollën e mesme Profesionale të Konfeksioneve Korçë.
Nga viti 1992 deri në vitin 2001 emigroi në Greqi. Disa nga angazhimet në këtë periudhë kanë qenë pranë ndërmarrjes “Metaxotipia OE” (Athinë), “Teoplast Enterprise” (Selanik), “Krokos AE”, (me qendër në Kilkis), “Terre des homme” (OJF) etj.
Pas kthimit në atdhe ndjek pasionin e tij të hershëm gazetarinë, fillimisht pranë TV Kristal në Korçë.
Vijon angazhimin në Tiranë si publicist te Gazeta Panorama, gazeta Metropol, më pas në TV Klan, ku veçon programi “Tek Blloku” (si redaktor përgjegjës), Revista Kult (kryeredaktor), Nesër TV (drejtor informacioni).
Për më shumë se gjashtë vite (2006-2013) Olli, pati angazhime në administratën e lartë shtetërore, ku spikati me aftësinë dhe profesionalizmin e tij në fushën e komunikimit dhe marrëdhënieve me publikun (zëdhënës i KQZ, drejtor i Marrëdhënieve me Publikun, Ministra e Mbrojtjes, zëdhënës dhe këshilltar i Ministrit të Brendshëm). Leonard Olli ka qenë pjesë e strukturave drejtuese të PD-së në degën 9 Tiranë, si edhe anëtar i Këshillit Kombëtar dhe koordinator i PD (2014-2018).
Në zgjedhjet parlamentare të viti 2013, ishte kandidat për deputet i PD-së, në qarkun e Korçës.
Aktualisht punon si lektor i jashtëm i lëndës: “Një vështrim në Teoritë e Komunikimit dhe Dinamika e Komunikimit Masiv”, Universitetit Fan Noli, Korçë dhe Gazetaria sportive, pranë Shkollës së Lartë jo publike “Marin Barleti”.
Përveç masterit shkencor në Marrëdhënie Ndërkombëtare (2009-2012), Universiteti Tiranës, Fakulteti Histori, ka kualifikime në fushën e çështjeve zgjedhore dhe komunikimit me publikun. Ai zotëron disa gjuhë të huaja si frëngjisht, greqisht, anglisht dhe italisht./ CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Skandaloze dhe tallje/ Ja çfarë shet si sondazhe Çim Peka
Sot në mbrëmje, televizioni i Çim Pekës, Syri Tv, publikoi një sondazh dhe deklaroi se ishte bërë nga një kompani serioze britanike dhe dha disa...

Analiza e shifrave dhe mandateve/ Zgjedhjet e 25 prillit i vendosin këto 3 qarqe
Zgjedhjet e 25 prillit duket sikur janë tek dera megjithëse duhet gati edhe 3 muaj. Fushata ka filluar dhe palët bëjnë llogaritë. Nga jugu në...