LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Ka shumë paragjykime"/Djali shqiptar rrëfen për grimin që vendos në fytyrë

15 Maj 2019, 18:50, Aktualitet CNA
"Ka shumë paragjykime"/Djali shqiptar rrëfen për grimin

Dario tha se pasioni i tij nisi fillimisht pasi kishte dorë për pikturë dhe pikturonte portrete:?Kisha dorë për pikturë, bëja fytyra njerëzisht dhe pikturën e ktheva në pasion për make-up dhe pashë që kisha dorë. U bë gati një vit që kam nisur të bëj grim në fytyrën time dhe 2-3 muaj që ja kam marrë dorën te të tjerët?.

I pyetur a është ndjerë i paragjykuar ndonjëherë, Dario u shpreh se paragjykimet nuk mungojnë as për njerëzit e thjeshtë. Megjithëse pranoi se ka pasur njerëz që e gjykojnë, ai theksoi se këto nuk i interesojnë aspak:

?Nga njerëz fals në Instagram, jam ndjer i paragjykuar. Por kam guximin, eci para si thonë, një sy qorr e një vesh shurdh. Të gjithë njerëzit gjykohen edhe ata pa make up që janë njerëz të thjeshtë?.

Sa i përket marrëdhënies me prindërit, Daroi tregoi edhe momentin kur e ëma mësoi pasionin e tij:

?Me prindërit kam marrëdhënie shumë të mira. Prindërit i kam jashtë, mamin në Zvicër, babin është ndarë nga mami. Mami më ka pranuar gjithmonë thjesht më ka thënë kujdes me njerëzit dhe bëj atë që ti ndjek e atë që ti do. Kur pa videot më tha: Çfarë je duke bërë, bëje grimin dhe fshije mos e nxirr në Instagram?, tha Dario duke shtuar më pas se e ëma kishte mbetur e befasuar nga talenti i tij.

Lajmet e fundit nga