LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia/ Arrestohet në Durrës 51-vjeçari

15 Maj 2019, 06:57, Aktualitet CNA
Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia/ Arrestohet

Një 51-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia e Durrësit, me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Mësohet se i arrestuari është shtetasi K.P., 51 vjeç, banues në lagjen Nr.1, Durrës.

Sipas informacioneve zyrtare, 51-vjeçari është i dënuar me 15 vjet burgim, për kryerjen e veprave penale ?Grup kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike ?.

Shtetasi K. P., ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet Gjyqësore në Itali, bazuar në Urdhër Arrestin në datë 08.03.2019.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Vijon puna për kapjen e persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Arrestohet një shtetas shqiptar me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i dënuar me 15 vjet burgim, për kryerjen e veprave penale ?Grup kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike ?.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe me Zyrën e Interforcës të Policisë italiane, pas informacioneve të marra dhe një pune të mirë organizuar, arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

Shtetasi K. P., ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet Gjyqësore në Itali, bazuar në Urdhër Arrestin në datë 08.03.2019, për kryerjen e veprave penale ?Grup kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, pasi është dënuar me 15 vjet burgim.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme./ CNA.al

Lajmet e fundit nga