Foto- Në kërkim të një jetë më të mirë / Qytetarët “pushtojnë” Ambasadën Gjermane në Tiranë – CNA
Connect with us

Aktualitet

Foto- Në kërkim të një jetë më të mirë / Qytetarët “pushtojnë” Ambasadën Gjermane në Tiranë

Publikuar

-

Nuk ndalet emigrimi. Ndërkohë që qeveria propagandon shtimin e  numri të punësuarve dhe rritjen e ekonomisë, qytetarët, çdo ditë e më shumë i kanë sytë nga Europa.

Mjafton të kalosh para ambasadave në Tiranë, dhe  konstaton një tjetër realitet nga ai që propagandohet,

Ambasada gjermane në Tiranë, çdo ditë është e rrethuar nga qindra e mijëra qytetarë, që synojnë një jetë më të mirë dhe shpresën e gjejnë dhe e shohin tek Gjermania.

LEXO EDHE:  Shqipëria bëhet më e shtrenjtë/ Shqiptarët më të varfër

Fotot e mëposhtme janë fakti më i madh që vërtetojnë largimin e qytetarëve nga Shqipëria për shkak të gjendjen së rëndë ekonomikë dhe të ardhmes pa perspektivë ku ndodhet vendi ynë./CNA.al

Aktualitet

Kriza politike/ Basha takim “kokë me kokë” me Metën

Publikuar

-

By

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një takim me presidentin Ilir Meta.

Mësohet se takimi, i cili ka zgjatur rreth 15 minuta, është zhvilluar në Presidencë.

Po ashtu burimet bëjnë të ditur se pas takimit me Metën, Basha do të zhvillojë një takim me aleatët.

Ende nuk dihen detajet e takimit, por mendohet se në qendër të bisedës është kriza politike./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Griezmann e nis keq te Barcelona/ Shokët e “turpërojnë” që në ditën e parë të stërvitjes (video)

Publikuar

-

Nuk janë mbushur as dy ditë nga prezantimi i Antoine Griezmann tek Barcelona dhe shokët e ekipit kanë vendosur ta “turpërojnë” që në stërvitjen e parë francezin për t’i treguar se ka shkuar në një ndër ekipet më të mirë në botë. Gjatë një seance stërvitore, Griezmann ka qenë në katror dhe yjet katalanas ia kanë futur dy herë topin mes këmbëve duke shkaktuar shumë të qeshura.

LEXO EDHE:  Shqipëria bëhet më e shtrenjtë/ Shqiptarët më të varfër

Transferimi i Griezmann te Barcelona shkaktoi shumë polemika nga ana e Atleticos së Madridit e cila akuzonte katalanasit se kishin vendosur kontakte me francezin pa mbaruar ende kampionati, në një kohë kur “Los Colchoneros” ishin ende në garë për titull.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Ka vjedhur në shtëpinë e tij”/ Demokratët “masakrojnë” Bashën: Ik Luli, që të ikë Rama    

Publikuar

-

By

lulzim basha .viziton suahip dollapin

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, një ditë më parë ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku me tone ironike, i kujton kreut të selisë blu, Lulzim Basha deklaratat e tij, se do ta rrëzonte Edi Ramën me zgjedhje e protesta.

“Ti thoshe qe do e largojmë me protesta. Ne kemi bërë mbi 10 të tilla dhe s’e kemi larguar dot.”-shkruan ndër të tjera Ristani.

Ndërsa më tej, shton se ka një rrugë tjetër që Rama të ikë. Të ikë vetë Basha.

Por, pas këtij postimi të Arben Ristanit, demokratët kanë “shpërthyer” në komente, duke kërkuar largimin e kreut të Republikës së re, Lulzim Basha.

Komentuesit theksojnë se që të ikë Rama, duhet të ikë Basha, pasi sipas tyre është ky i fundit që mban në pushtet Ramën.

“Te gjitha sa keni shkruar jane shume domethenese. Kush eshte i zgjuar i kupton, por ai eshte realiteti i opozites une mendoj se me ikjen e Berishes ai vend mori fund e veshtire te behet e them me shume keqardhje por nuk shoh asnje drite jeshile”.-shkruan një qytetar.

LEXO EDHE:  Shqipëria bëhet më e shtrenjtë/ Shqiptarët më të varfër

Më tej një tjetër shkruan  “Me vjen keq o Ristan, po ti dhe Luli jeni per te ikur e po te ishte Berisha e kishit shanse qe ai e di rrugen e shkurter te con per gjah”.

Ndërsa një tjetër qytetar shkruan se “ PD duhet ta meritoje besimin e njerezve. Luli ka vjedhur votat e shtepise se tij. Nuk i beson askush!”.

Po ashtu një tjetër akuzon Bashën se po tallet me opozitën.

“Luli qe po tallet me popullin opozitar, duhet te largohet, sebashku me lidershipin e PD. Luli eshte ai qe po mban Ramen ne pushtet. Luli i keqperdori 10 protestat gjigande te opozites, duke bere gjiro bulevardi. Luli po e saboton artekun opozitar.”-shkruan qytetari.

Ja disa nga komentet e qytetarëve:

Ristani i vërsulet Bashës/ Ik që të ikë Rama

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending