Connect with Us

Donin të transportonin 5000 rrënjë kanabis/Arrestohet pronari i Coca-Colës

Aktualitet

Donin të transportonin 5000 rrënjë kanabis/Arrestohet pronari i Coca-Colës

Publikuar

-

Alki David njihet si pronari i Coca-Colës greke, dhe sipas “Daily Mail” ai është arrestuar së bashku me partnerin Chase Ergen sepse donin të transportonin ilegalisht 5000 rrënjë kanabis si pjesë e biznesit të tyre për ‘zhvillimin e bizneseve ligjore të kanabisit në rajon’.

Ata u ndaluan nga zyrtarët e doganave pas uljes së avionit dhe u mbajtën tetë orë përpara se të liroheshin dhe pastaj u arrestuan pasi u përpoqën të largoheshin nga ishulli.Vlera e kanabisit  kapte shifrën e 1.3 milionë dollarëve.

LEXO EDHE:  Kanabisi/Ja dënimet e reja sipas sasisë të kapur

David ka një biznes që merret me shitjen e vajit të kanabisit, të cilin e tregton si substancë kuruese për disa sëmundje./Burimi:  https://www.dailymail.co.uk/news/article-7025071/Coca-Cola-heir-Alki-David-arrested-landing-St-Kitts-1-3m-worth-cannabis.html

 

Trouble: (L-R) Alki David, four time St. Kitts-Nevis Prime Minister Denzil Douglas, and Chase Ergen on the tarmac in St. Kitts. David and Ergen were arrested accused of carrying $1.3 million worth of cannabis into the country

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Shqiptarët po mbijetojnë”/ Vasili: Zhvillimi ekonomik po bën hapa shkatërrimtarë

Publikuar

-

Nga

“Shqiptarët po mbijetojnë”/ Vasili: Zhvillimi ekonomik po bën hapa shkaterrimtare

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili bazuar nga të dhënat e INSTAT thotë se shqiptarët shpezojnë gjithnjë e më pak pasi kanë hallin e mbijetesës.

Sipas Vasilit, buxheti i familjes shqiptare është në agoni të thellë.



“Shqiptarët shpenzojnë gjithnjë e më pak, pra kanë hallin kryesor vetëm mbijetesën. Inflacioni i korrikut 1.4%. Buxheti i familjes shqiptare në agoni të thellë. Ekonomia në krizë të thellë pasi s’ka as investime as të huaja dhe as vendase. Nuk ka paketa të vërteta efektive nga qeveria që realisht ndihmojnë bisnesin të ece dhe të mbijetojë. Praktikisht Shqipëria po ha veten dhe zhvillimi ekonomik po bën hapa shkaterrimtare prapa. Vetëm e vetëm demagogji dhe premtime mashtruese kjo është vetëm ajo që di të bëjë Rilindja”, shkruan Vasili në një postim në rrjetet sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Të shtëna me armë pranë Shtëpisë së Bardhë/ Trump nxirret nga salla e konferencës së shtypit

Publikuar

-

Nga

Të shtëna me armë pranë Shtëpisë së Bardhë/ Trump nxirret nga salla e konferencës së shtypit

Presidenti amerikan, Donald Trump u nxorr befasisht nga salla e konferencës së shtypit së Shtëpisë së Bardhë, pak pasi pati të shtëna jashtë gardhit të ndërtesës.
Trump u kthye në sallë pas disa minutash dhe tha se një person ishte goditur me armë zjarri nga forcat e rendit dhe është dërguar në spital. Ai tha se mesa kishte kuptuar, i dyshuari kishte qenë i armatosur.

“Pati të shtëna jashtë Shtëpisë së Bardhë. Duket se (situata) është krejtësisht nën kontroll…Por pati një goditje me armë dhe dikush është dërguar në spital. Nuk e di se si është ai person”, tha ai.
Korrespondenti i Zërit të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë, Steve Herman shkruante në Twiiter, se gazetarët ndenjën në sallën e konferencës për shtyp, ndërsa Shtëpia e Bardhë u vendos nën masa sigurie.

LEXO EDHE:  Malltezi ia “qendis” një për një Bolinos/ Rama e bëri pronarin më të madh të ndërtesave publike në këmbim të lëpirjes

LEXO EDHE:  Kanabis nën mbikqyrjen e kryebashkiakut/ Të fortët e Rilindjes “terrorizojnë” banorët

“Ju u befasuat dhe unë gjithashtu u befasova”, u tha presidenti gazetarëve, kur u rikthye.



Ai tha se ishte çuar në Zyrën Ovale, pasi u nxorr nga salla e shtypit.
“Dua të falenderoj Shërbimin Sekret. Janë të mrekullueshëm”, tha Trump në përgjigje të njoftimeve se i dyshuari mesa duket ishte i armatosur.

“Ndoshta ‘të shtënat’ nuk kishin të bënin aspak me mua”, shtoi ai.

Shërbimi sekret konfirmoi se kishte pasur të shtëna me armë zjarri pranë Shtëpisë së Bardhë. Pak minuta pasi kishte filluar konferenca e shtypit, Presidenti Trump u nxorr nga salla, pa shpjegime për ndërprerjen. Edhe Sekretari i Thesarit, Steve Mnuchin dhe Drejtori i Zyrës së Menaxhimit dhe Buxhetit, Russ Vought u nxorrën nga salla dhe dyert u kyçën./VOA

LEXO TE PLOTE

Sociale

Indeksi i Kujdesit Shëndetësor: Shqipëria e parafundit në Europë në 2020

Publikuar

-

Nga

Shqipëria u rendit e parafundit në Europë për Indeksin i Kujdesit Shëndetësor në gjysmën e parë të vitit 2020 nga Numbeo, portali më i madh global për kostot e jetesës dhe të dhënave për cilësinë e kujdesit shëndetësor.

Sipas përditësimit të fundit që i përket janar-qershor 2020 Shqipëria mori 53.2 pikë nga 100 të mundshme duke lënë pas vetëm Hungarinë.

Numbeo sqaroi se Indeksi i Kujdesit Shëndetësor është një vlerësim i cilësisë së përgjithshme të sistemit të kujdesit shëndetësor, profesionistëve të kujdesit shëndetësor, pajisjeve, stafit, mjekëve, kostos, etj.

Indeksi matet me dy mënyra, me vlerësimet e përdoruesve të shërbimeve dhe të ekspertëve. Në të dyja vlerësimet Shqipëri renditet e parafundit në Europe dhe 10 vendet me sistemin me dobët shëndetësor ndër 100 vendet e marra në studim.

Sipas hartës bashkëngjitur shihet se vendet e Europës Lindore dhe Juglindore kanë sisteme të dobëta të shëndetit.



Edhe tregues të tjerë të publikuar nga organizata vendase dhe huaja, duke përfshirë edhe Organizatën Botërore të Tregtisë bënë theksin se sistemi shëndetësor shqiptar ka kapacitete të dobëta, me një numër të ulët stafesh mjekësore, burime të pakta financimi dhe një infrastrukturë të vjetruar dhe mungesë pajisjesh mjekësore.

Aktualisht Shqipëria ka vetëm 1,2 mjekë për 1000 banorë, teksa mesatarja e vendeve në Zhvillimin është mbi 3 mjekë për 100 banorë. Gjithashtu Shqipëria angazhon vetëm 3 për qind të burimeve publike për financimin e shëndetësisë, në një kohë q në vende të tjera në tranzicion dhe të zhvilluara ky tregues arrin nga 4-7% PBB-së.

LEXO EDHE:  Digjen 11.757 bimë kanabis

LEXO EDHE:  Kanabis nën mbikqyrjen e kryebashkiakut/ Të fortët e Rilindjes “terrorizojnë” banorët

Shqipëria renditet ndër vendet me numër të ulët shtretërish spitalorë në raport me popullsinë. Sipas të dhënave që ka publikuar Instituti i Statistikave përllogaritet se ka 3 shtretër në dispozicion për 1000 banorë, duke u renditur kështu e shtata për nga numri i ulët në krahasim me vendet e BE-së dhe ato të rajonit.

Krahasuar edhe me vendet e rajonit, Shqipëria ka një diferencë të dukshme. Në Malin e Zi sipas të dhënave të Eurostat mbi numrin e shtretërve dhe të popullsisë, dhe përllogaritjet e Monitor, ka rreth 3.9 shtretër për 1000 banorë, pasuar nga Maqedonia e Veriut me 4.4 dhe Serbia me 5.6.

Projeksioni i OBSH për vitin 2020-2022 tregon se Shqipëria do të shpenzojë për tre vitet e ardhshme më pak se 10% për shëndetin nga paratë e përgjithshme publike. Rënia e burimeve për kujdesin parësor është shqetësuese. Strategjia për zhvillimin e kujdesit parësor në Shqipëri kërkon një buxhet të rritur në 25%. Roli i rëndësishëm i kujdesit parësor në përgjigjen dhe shërimin e COVID 19 është i rëndësishëm”, thuhet në raport./Monitor

LEXO TE PLOTE