Connect with Us

Digjet makina e gruas së gjyqtarit të Krimeve të Rënda

Aktualitet

Digjet makina e gruas së gjyqtarit të Krimeve të Rënda

Publikuar

-

Një automjet tip “Opel Corsa” është djegur gjatë natës në Tiranë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në territorin e Komisariatit nr 2.

Mjeti i djegur është në pronësi të bashkëshortes së gjykatësit të Krimeve të Rënda, Sokol Binaj.

Nuk dihen ende detaje lidhur me rrethanat e ngjarjes por dyshohet se djegia e makinës mund të jetë bërë për shkak të detyrës së gjyqtarit Binaj./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Të shtëna me armë në Astir/ Dyshohet për një të plagosur

Publikuar

-

Nga

“Të shtënat me armë në Peqin”/ Merr tjetër kthesë ngjarja, çfarë thotë policia

Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak momente më parë në zonën e Astirit.

Nga informacionet paraprake, ende nuk bëhen me dije shkaqet e të shtënave dhe rethanat e ngjarjes.

Dyshohet se në këtë ngjarje ka mbetur i plagosur një person, por informacioni ende nuk është konfirmuar nga policia.



Raportohet se të shtënat kanë krijuar panik te banorët e zonës dhe te qyetarët e pranishëm.

Ndërkohë, policia ka shkuar në vendgjarje dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të saj. Pritet që blutë të hedhin më shumë dritë mbi ngjarjen./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Maqedoni e V: Ndalohen 16 të rinj maqedonas për fyerje ndaj shqiptarëve

Publikuar

-

Nga

Maqedoni e V: Ndalohen 16 të rinj maqedonas për fyerje ndaj shqiptarëve

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar për ndalimin e 16 të rinjve maqedonas, të dyshuar për fyerje ndaj shqiptarëve, në lagjen Gjorçe Petrov, në dalje të Shkupit në drejtim të Tetovës.

Aksioni i policisë erdhi pas një videoje të publikuar në Facebook ku shiheshin një grup të rinjsh duke brohoritur thirrje të rënda ndaj komunitetit shqiptar si “shqiptar i vdekur, shqiptar i mirë”.

Brohoritjet kishin ndodhur derisa rrugës po kalonte një kolonë makinash e dasmorëve shqiptar; të stolisur me flamuj kombëtar.

Thirrjet e të rinjve kishin provokuar dasmorët të cilët kanë ndaluar makinat dhe janë nisur në drejtim të grupit maqedon, por nuk ka pasur përplasje fizike meqë grupi është shpërndarë.

“Janë thirrur në bisedë informative, janë zhvilluar biseda me ta. Konkretisht për rastin e të shtunës, janë ndaluar 16 persona dhe po merren të gjitha masat me qëllim që të zbardhet rasti. MPB-ja do të ketë zero tolerancë për veprime të këtilla, kështu që do të punohet në mënyrë intensive deri sa të sanksionohen të njëjtit“, ka deklaruar zëdhënësja e MPB-së, Suzana Praniq.



Të rinjtë besohet të jenë tifozë të klubit të futbollit “Vardari” të njohur si “Komitët”

Tifozët e njëjtë edhe një javë të parë kishin marshuar sheshit të Shkupit me brohoritje të tilla derisa në stadiumin e qytetit po luante ndeshje Shkupi-Vardari.

Ky akt ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale duke kërkuar masa nga institucionet për parandalimin e veprimet të tilla.

“Sjelljet e Komitëve burimin e kanë tek sistemi, që u jep fuqi dhe përkrahje, pavarësisht kush është në pushtet. Për sa kohë sistemi nuk i dërgon prapa grillave këto huligan, fenomene të këtilla s’do të kenë të ndalur”, kështu ka reaguar Ziadin Sela nga partia Aleanca për Shqiptarët.

Edhe pse me Kodin Penal, gjuha e urrejtjes është e dënueshme nga një deri në pesë vite burg, deri më tani askush nuk është ndëshkuar për gjuhë të urrejtjes e cila në Maqedoninë e Veriut është e pranishme në të gjitha manifestimet sportive, por edhe në tubime e protesta të partive./REL

LEXO TE PLOTE

Politikë

“PD nuk është e ndershme”/ Goxhaj zbulon “lojën” e qeverisë me listat e hapura

Publikuar

-

Nga

“PD nuk është e ndershme”/ Goxhaj zbulon “lojën” e qeverisë me listat e hapura

Avokati Altin Goxhaj ka zbuluar atë që ai e quan lojë për ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor.

Goxhaj foli lidhur me debatin në Këshillin Politik për koalicionet parazgjedhore dhe listat e hapura, ndërsa pretendon se qëllimi i mazhorancës është që listat të mos hapen.

Sipas tij, listat do të caktohen vetëm nga kryetari i partisë dhe do të jenë të mbyllura. Ai ngriti akuza edhe ndaj opozitës së Lulzim Bashës, për të cilën tha në studion e Fax Neës se nuk është e ndershme dhe e pastër.



“PS ka propozuar se i vetmi që shkon lart është ai që merr votat e përqindjes mesatare që ka numri i mandateve plus një votë. Nëse në atë zonë duhen 20 mijë vota për një deputet, ka të drejtë të rirenditet. Problem është që listat nuk janë për 3 vendet që do marrësh, mund të jetë për të 5-at nëse është një zonë me 5 apo 7 vende.

Kjo do të thotë që kur fut kandidatin aty, votat do shpërndahen. Pra nuk e merr dot me atë pjesë me 20 mijë vota, por do marrësh më pak se shpërndahen votat dhe me këtë logjikë vetëm kryetari i partisë caktoi listën nga e para. Pra listat do t’i ketë Edi Rama, Lulzim Basha dhe Ilir Meta apo Monika Kryemadhi. Pra nuk kemi lista të hapura, por të mbyllura që i cakton kryetari i partisë. Kjo është një lojë që bën PS dhe qartazi palët e tjera kanë qenë të qarta në rezistencën e këtij argumenti, por nuk jam i bindur nëse kjo rezistencë nga ana e PD është e ndershme, e pastër dhe e sinqertë”, deklaroi avokati./ CNA.al

LEXO TE PLOTE