LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Berisha denoncon skandalin/ "Të burgosurit politikë keqtrajtohen"

15 Maj 2019, 10:47, Aktualitet CNA
Berisha denoncon skandalin/ "Të burgosurit politikë

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka denoncuar sesi keqtrajtohen të burgosurit politik në qelitë e tyre.

Sipas një mesazhi të një qytetari digjital, të cilin Berisha e ka publikuar në rrjetet sociale, thuhet se të burgosurit politik, siç i quan ish-kryeministri, trajtohen me kushte çnjerëzore.

?Trajtimi i të burgosurve politikë nga i sëmuri mendor Edvin Rama dhe banda e tij në burgjet e këtij vendi është çnjerëzor! Më mirë trajtohet një vrasës, përdhunues apo grabitës sesa një i burgosur politik!?, shkruhet në mesazhin e dërguar Berishës.

 

Postimi i plotë i Berishës 

Të burgosurit politikë keqtrajtohen si në burgjet e Sirisë!

Edvin Kristaq Urrejtësi urdhëron trajtim shtazarak per te burgosurit politik!

Te burgosurit politik ndryhen ne mjedise jashte çdo kushti njerezor, lihen pa drita, pa uje, pa shtroje e mbuloje, pa gjume.

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

?Doktor miremengjesi !Se pari te uroj shendet dhe cdo te mire.Trajtimi i te burgosurve politike nga i semuri mendor edvin rama dhe banda e tij ne burgjet e ketij vendi eshte çnjerzor !Me mire trajtohet nje vrases,perdhunues apo grabites sesa nje i burgosur politik !Ne burgun e Fushe Krujes mbreme kane çuar 5 te burgosur te rregjimit te narkomafias se edvin rames !Jane futur ne nje ambjent pa ndriçim dhe pa asnje kusht,siper sustave te çjerra nga koha gjithe naten nuk kane fjetur !!!!! Katastrofe,ne 2019-ten te kete trajtim mizor si ne burgjet e Sirise. Ky eshte shteti monstruoz i bandes kriminale me emrin rilindje !!!! Avokati i popullit ,te shkoje e te verifikoje situaten. Me shume respekt?

Lajmet e fundit nga