LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Arrogant dhe shpifës”/ Arben Malaj "degjeneron" Veliajn

15 Maj 2019, 08:16, Aktualitet CNA
“Arrogant dhe shpifës”/ Arben Malaj "degjeneron"

Arben Malaj, i cili ka qenë për disa kohë këshilltar i kryebashkiakut aktual të Tiranës, e gjykon qeverisjen e Veliajt si arrogante.

I ftuar në studion e A2 CNN, Malaj bëri të ditur se ishte pikërisht, arroganca e Veliajt që solli përplasjen mes tyre dhe arsyen kryesore të largimit të tij.

?Unë pranova të jem këshilltar i tij, por ishte kërkesë e tij, edhe pse kisha të drejtën morale që të mos bashkëpunoja me atë njeri?, thotë Malaj, pa dhënë shumë detaje.

Por konkretisht çfarë ndodhi? ?Duhet të qeverisim me zemër dhe jo me gjoba. Ekonomia zhvillohet duke ndihmuar biznesin, edhe të kalojë nga ekonomia informale tek ajo formale.  Nuk qeveriset me këtë llojë arrogance?.

Gjithashtu Malaj la të kuptohet se po të krijoheshin mundësitë politike, ai do të donte ta sfidonte atë, ose më shumë modelin e tij socio-ekonomik për Tiranën.

I pyetur nëse një kandidaturë teorike e Malajt përballë Veliajt do të pengonte këtë të fundit në figurën e tij si pasues i Edi Ramës?, Malaj tha se ? nuk më pëlqen fjala pengim, thjesht konkurrim?.

Më tej, ish ministri i Ekonomisë dhe Financave, theksoi se Veliaj ? me këtë model qeverisje po pengon veten?.

Sfida e tij ndaj Veliajt, konceptuale akoma më shumë sesa e kapshme, duket e strukturuar.

?Unë atij i dal përballë, i them direkt gjerat që nuk shkojnë.  Unë nuk bëj debat prapa shpine, nuk bëj shpifje të parafabrikuara si Mjafti, që sillte gomarin përballë Ministrisë?, shton ai.

Dhe shkon gjithmonë e më në detaj. ?nuk kam parë politikan të majtë të thotë qe shisja fiq, dhe të bëj dasmë në kala, madje dy dasma.  Është habitur edhe Rexhep Qosja. Të kisha qenë unë ministri i çështjeve sociale të një vendi të varfër, dasmën do ta bëja vetëm me familjarët, dhe më pas do të merresha me varfërinë e vendit?, thumboi Malaj./ CNA.al

Lajmet e fundit nga